Komisioni parlamentar i Ligjeve miraton draftin për ndryshimet në funksionimin e KLD, duke reflektuar edhe sugjerimet e Konferencës së Gjyqtarëve dhe OSBE.
Me votat e mazhorancës pro dhe votën kundër të deputetit Nard Ndoka, Komisioni i Ligjeve duket se i ka hapur dritën jeshile zgjidhjes së ngërccit të krijuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Relatori i p/ligjit deputeti socialist Armando Subashi tha se në ndryshimet e bëra në draft përfshihen të gjitha shqetësimet e konferencës së gjyqtarëve dhe OSBE.
Sipas ndryshimeve të miratuara, pezullimi i anëtarit të KLD nga detyra do të bëhet kur ai të jetë në cilësinë e të pandehurit dhe jo siç ishte në draftin e mëparshëm kur ndaj tij të ketë një kallëzim penal.
Pjesë e ndryshimeve të miratuara në projektligj është edhe mbledhja e KLD brenda 24 orëve me kërkesë të Prokurorisë në rastet e arrestimit të një gjyqtari si dhe zgjedhja e zëvendëskryetarit të KLD nga Presidenti por që ai të mos vijë nga rradhët e anëtarësisë së Këshillit.
“Anëtari i KLD zgjidhet nga Konferenca po ai nuk mund të transferohet dhe ngrihet në detyrë gjatë ushtrimit të mandatit të tij dhe si dhe një vit pas përfundimit të mandatit. Me këtë pikë reflektojmë edhe sugjerimin e OSBE”, theksoi Subashi.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj u shpreh se Komisioni i Ligjeve miraton pr.ligjin për KLD duke marr parasysh sygjerimet e gjyqtarëve dhe OSBE.
“Kjo nuk është reformë në drejtesi por është ndërhyrje emergjente për të zgjidhur kolapsin ne KLD, një institucion bunker që gjithçka ishte pa transparence. Ka pasur vërejtje, është normale, po aq normal është dhe reflektimi që ne u kemi bërë atyre vërejtjeve. Kjo është forca e mazhorancës. Opozita duhet te ishte ne komision te jepte sysgjerimet”, tha Xhafa.
I vetmi deputet i opozitës që i bëri oponencë draftit ishte kryetari i demokristianëve Nard Ndoka, i cili ka kërkuar tërheqjen e këtij pr/ligji për t’i hapur rrugë një reformë në drejtësi.
“Do ishte serioze që ky pr/ligj të terhiqej për t’i hapur rrugë një reforme reale në drejtësi. Kalimi i ligjit është ngutje, lëvizje e pamatur e shumicës, që për fat të mirë u frenua në një farë mase nga OSBE. Unë e konsideroj këtë ligj si tentativë të shumicës për të ushtruar presion mbi KLD-në dhe drjetësinë. Po sulmoni KLD, duke sulmuar me emra konkret pa bazë”, tha Ndoka.
Por, Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj nënvizoi se me këtë ligj nuk shkelet asnjë kompetencë e KLD-së.
OSBE është shprehur kundër propozimit të shumicës parlamentare për ndryshimet në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në një letër, drejtuar Komisionit parlamentar të Ligjeve, OSBE shprehet kundër propozimit të disa deputetëve të PS-LSI, sipas të cilëve, në rast procedimi penal ndaj gjyqtarit, KLD-ja duhet ta pezullojë atë nga detyra. Këtë propozim, OSBE-ja e cilëson një masë shumë të ashpër dhe kërcënim të funksionimit të këtij këshilli, por dhe gjyqësorit në përgjithësi. Në letrën dërguar Komisionit parlamentar të Ligjeve, OSBE vlerëson reformën në drejtësi si shumë të rëndësishme, që kërkon një qasje serioze dhe të gjithanshme, duke përfshirë në konsultime të gjithë aktorët e interesuar.
O Nard shkerllata. o pleh ..sa lek ia bleve partine Nikoll Lesit me parate e vjedhura ne Ministrine e Shendetesise. O analfabet, ta ka shkruar Saliu fjalimin, qe te duket se u tha nje fjale nga opozita. Po ju te opordhozites as 15 % nuk do te keni zgjedhjet e ardhshme. Shikoni lokalet vitin tjeter te bindeni.