Nga Berat Buzhala
Pak kujt do t’ia priste mendja që restoranti i Isa Selimajt, në fshatin Valbonë, në Shqipëri, ndoshta është restoranti më multinacional në trojet shqiptare. Tashmë Valbona është shndërruar në stacionin kryesor të alpinistëve, nga të gjitha vendet e botës, që i rreken shtigjeve të Bjeshkëve të Nëmuna, që dikush dëshiron t’i zbusë e t’i quaj, Alpet Shqiptare.
Pothuajse pa kurrfarë përkrahje shtetërore, Valbona, gradualisht po shndërrohet në destinacionin kryesor, në Shqipëri, për turistët e huaj. Nëse në ketë fshat nuk shkon përmes shtigjeve malore, atëherë rruga e vetme është ajo përmes qytetit të Bajram Currit.
Pa dyshim se qyteti që mban emrin e tribunit nga Kosova, është qyteti më joturistik i mundshëm. Sikur rrëze tij të mos rridhte edhe uji i gjelbër i lumit Valbona, atëherë pa dyshim se Bajram Curri kishte për të qenë kandidat tepër serioz për ta rrëmbyer epitetin e njërit prej vendbanimeve më të shëmtuara shqiptare. Gjithmonë, sikur të ekzistonte një top-listë e tillë.
Distanca prej këtij qyteti, e deri në Valbonë, duhet të jenë diku prej 20-30 kilometra. Në Shqipëri edhe më tutje askush me siguri nuk mund të ta thotë, e as shenjat e trafikut, se sa e gjatë është një rrugë. Nga një sëmundje e tillë, ndoshta e pashërueshme, vuan edhe Rruga e Kombit, e lëre më këto të tjerat. Brenda në qytet – sa tolerant duhesh të jesh ta quash Bajram Currin qytet – kthehesh djathtas. Pak më tutje, dy tri kilometra ndoshta, përfundon rruga e asfaltuar. Pastaj, janë rreth 20 kilometra rrugë me zhavorr. Prapë, po të mos ishte lumi i bukur i Valbonës, këto kilometra do të dukeshin të pafundme. Këto ditë vërehej një shtim i punimeve në rrugë. Është e pamundur të dihet më siguri nëse edhe më tutje po bëhet një improvizim se gjoja po bëhen gati punimet për asfaltim, të atyre 20 kilometrave, apo se kjo gjë po ndodhte. Cilado që të jetë e vërteta, duhet pranuar se ca gropa, krahasuar me vitin e kaluar, tashmë ishin mbyllur.
Përveç të tjerash, është tepër e çuditshme edhe logjika e asfaltimeve në Shqipëri. Kur t’i mendon që me asfaltin je përshëndetur, befas të shfaqet përsëri një copë, e mandej një copë tjetër. Dhe kështu ndodhë edhe në ketë pjesë të Shqipërisë. Pesë a gjashtë kilometra përpara se të mbërrish në destinacion, Valbonë, sërish shfaqet dora e shtetit, asfalti dhe vazhdon kështu për disa kilometra të tjera, deri buzë bjeshkëve. Logjika do të thoshte se këto kilometrat e fundit shumë më mirë do të kishte qenë të ishin shtruar prej daljes së Bajram Currit, e deri ku do të kishin mbërrirë. E jo kështu, copa – copa.
Sido që të jetë, kështu nuk ka menduar shteti shqiptar dhe ne i bindemi atij. Ndoshta jam i fundit që e kam kuptuar, por vlen të theksohet se toponimi Valbonë ka kuptim latin, Lugina e Mirë, val(ley)bona. Dhe padyshim që kjo është një Luginë e Mirë. Ndoshta më e mira shqiptare. Dhe kjo do të ishte një luginë edhe shumë më e mirë, sikur nëpër të, të mos ishin ca objekte gjysmë të rrënuara, e ndonjë bunker, dhuratë për fshatin nga Partia e Punës. Ato as nuk janë hequr tërësisht, e as nuk janë renovuar. Kanë mbetur në gjendjen më të shëmtuar të mundshme. Rrënoja, me ndonjë mbishkrim që lidhet me emrin e Kryekriminelit më të madh shqiptar, diktatorit Enver Hoxha. Anash kontributit njerëzor, pjesa tjetër, që lidhet me kontributin e natyrës, është përrallore. Nuk ka shoqe kund. Mespërmes fshatit rrjedh lumi i Valbonës, që buron pak kilometra më sipër, në bjeshkë.
Ndërsa në të gjitha anët fshati është i rrethuar me bjeshkë të larta. Gjatë natës, ato duken si mure që vazhdojnë deri në qiell. Prapa anës së djathtë të bjeshkëve gjendet Mali i Zi, fshati Vuthaj, tok me Gucinë dhe Plavën; në ballë, përtej bjeshkëve, gjendet fshati Theth; kurse në anën e majtë, përtej bjeshkëve, është liqeni i Komanit. Sigurisht se gjeografia nuk është kaq e thjeshtë sa e paraqita unë. Por unë kaq di, për momentin. Shumë shpresoj që ma kalimin e viteve do të mësoj edhe gjëra të tjera. Ky vikend, i javës që e lamë prapa, ishte i katërti që e kalova në mesin e bjeshkëve. Ndërsa ishte i pari gjatë këtij viti. Tri herë të tjera isha vitin e kaluar. Për mua, dhe për ata me të cilët unë shoqërohem, stacion i pazëvendësueshëm mbeten 5 bungalovat dhe restoranti i Isa Selimajt, i quajtur Tradita.
Nëse Isa i ka të mbushur ata 5 bungalova, atëherë i hapë edhe dhomat e shtëpisë së tij për mysafirët. Çmimi për një natë, i një bungalovi, është 25 euro. Në të përfshihet edhe kaftjalli. E gjithashtu në ketë çmim përfshihet edhe sjellja shembullore e Isës dhe vëllezërve të tij. Dhe çdo gjë tjetër që një turist ëndërron të takojë tek pronari i një pushimoreje.
Në anën tjetër çmimi i një darke, për dy persona, me rreth një kilogram mish qengji, pothuajse bio, bukë misri, sallatë të freskët, ndonjë copë fli, kos, shalqin, ndonjë kafe a çaj mali, nuk shkon më shumë se 15 euro. Po flasim tashmë për një restorant krejtësisht familjar. Ndërsa, afër teje po ushqehen, disa çekë, francezë, ndonjë polakë, pak rusë, serbë, gjermanë etj. etj. Pra, ai është një restorant multinacional. E posaçërisht çekë dhe sllovakë. Nuk e kam të qartë se përse alpinizmi është kaq popullor në këto dy shtete. Dhe pse pikërisht Shqipëria është kaq e popullarizuar, në ato vende. Po besoj që kjo për shkak të çmimit të volitshëm, karshi shtigjeve mahnitëse. Mos të harroj të përmend, kjo më siguri se nuk do t’u pëlqejë patriotëve të rrjeteve sociale, se gjatë këtyre herëve sa unë ecë nëpër alpet shqiptare në më shumë raste jam takuar me alpinistë serbë, se sa shqiptarë.
Por t’i kthehem edhe njëherë Valbonës. Ky fshat, për shkak se është më i qasshëm me vetura, nga Bajram Curri, e sëkëndëjmi edhe nga Kosova, prej nga vijnë edhe një numër shqiptarët e Shqipërisë, është shndërruar në një stacion qendror, ku zbarkojnë alpinistët, për të vazhduar mandej udhëtimet e tyre nëpër adresa të ndryshme. Nga Valbona, një person me gjendje fizike mesatare, me një të ecur të parrëmbyeshme, duhet të llogaris që në Theth do të mbërrijë për 7-8 orë. Por, në këtë shteg nuk është mirë të nisën ata që në përditshmëri fare nuk merren me aktivitet fizik. Po nga Valbona, për në Vuthaj, udhëtimi zgjatë rreth 9-10 orë. Deri më tash, unë kam qenë në këto dy destinacione, por siç thonë të tjerët, rreth kaq orë zgjatë edhe udhëtimi për tek Liqenet e Jezercit, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë udhëtimi im i radhës.
Valbonë – Vuthaj
Nëse nuk keni qenë më parë në udhëtime në këto anë, e nëse nuk jeni në shoqëri të shoqatave profesioniste për udhëtime nëpër bjeshkë, atëherë ja një këshillë: Mos i merrni aspak seriozisht se çka thonë banorët vendorë, nëse i pyet se sa zgjatë një udhëtim, ta zëmë, prej Valbone në Vuthaj. Përgjigja në këtë rast do të ishte prej 4 orëve, deri në 10 orë. Dhe kur atij që më thoshte se udhëtimi zgjatë katër orë, i thash se një para tij me kishte thënë se zgjatë 10 orë, ja se si u përgjigj: “Për 10 orë mbërri në Cetinje”.
Secili llogaritë në aftësitë e tija. Edhe pse që të mbërrish për katër orë në Vuthaj nga Valbona, ose duhet të jesh Spiderman, ose Superman. Ndryshe nuk mundesh. Paçka që dikush të thotë ndiqe ketë shteg, e disa të tjerë shtegun tjetër. Unë me Ilirin (Mirenën) i ndoqëm dy shtigje të ndryshme, në vajtje-ardhje. I pari zgjati 8 orë, në shkuarje, duke përfshirë 1 orë konfuzion në maje të bjeshkëve. Dhe falënderimit për ketë konfuzion shkon për ata bjeshkatarë që i kanë thithur fondet, e nuk i kanë bërë si duhet shenjat e shtegut. Si duket kanë kursyer në ngjyrën e kuqe.
Nëse nëpër terren të butë, dhé, shtegu mund të ndiqet edhe duke marrë përbazë tokën e ngjeshur, kjo është e pamundur të vërehet në mbi 2000 metra lartësi mbidetare, kur terreni është krejtësisht me gurë. Kjo na ndodhi, gjatë udhëtimit të para dy ditësh. Pasi i kishim kaluar mbi 4 orë ecje dhe kishim ngjitur një lartësi të konsiderueshme, afër ca staneve, edhe më tutje në pjesën shqiptare, ngelem pa gjurmë. Dhe meqë nga Valbona për në Vuthaj nuk ka as shumë alpinistë që do të mund t’i pyesnim, u sorollatëm rreth një orë pa qenë të sigurt se kah të vazhdojmë. Kur punët komplikohen, atëherë as telefoni nuk po funksiononte. E normalisht që nuk kishte as 3G që të shikonim se ku gjendeshim. Plus, na kishte mbaruar edhe uji, kurse burime nuk kishte askund. Disa pellgje me ujë që i takuam rrugës ishin shndërruar në atraksione për bretokcat e vogla. Dhe fati buzëqeshi kur nuk e pritëm. Në ca bajga(bagla) mushkash. Duke i ndjekur ato u kthyem atje ku kishim devijuar, e kështu i kapëm edhe njëherë shenjat e kuqe që tregonin rrugën për në Vuthaj…/Express
Vijon nesër: Vizita në Vuthaj, në fshatin që aq shumë i ka dhënë Kosovës dhe Shqipërisë, e që aq pak ka marrë prej tyre…
Hajde gazetar hajde…
Thote ne Latinisht eshte: Val (valley) – bona…
Se c’lidhje ka latinishtja me anglishten vetem Buzhaku e di…
Ne Vllehet qe flasim Latinishten e Vjeter, ose gjuhen me te afert me Latinishten e Vjeter po ashtu e kuptojme VALBONA dhe do te thote Vale e Mire. edhe Valley ne Angli e Irlande Romaket e Qytetruan dhe u treguan si u thone Malit=Mountin=Montania ne Latinisht ose Lume=River=Rio ne Latinisht RRenja e Gjuhve europiane rrjedh nga Greqishtja e Vjeter (Jo eSotmja) Latinishtja dhe Shqipja, artikullshkruesi ka te Drejte
o vllaho, po kjo latinishtja dhe greqishtja e vjeter ka shume me shqipen e sotme
Flokut sot ne gjuhet latine, I thone Pelle, dicka e tille
ne latinishte I thoshin Flokum
Fundit..bottom..fondo.-prej latinishtes se vjeter: Fundus
Connelli, rabit- Lepuri- prej latinishtes se vjeter: Lepurorus(nuk gjen as ne geqisht as ne vllehisht)
pool, lac, lake, – pishine, -origjina nga latinishtja e vjeter-Lacus..ose lagur, nga kjo vjen dhe fjala lagun, ose I lagur ne versionin verior te shqipes..ose latinishtes se vjeter
ne Spanje I thone sot e kesaj dite Lago
te vazhdoj me te tjera, kur te duash ti,vetem se sot po te jap nje nder kuptimet me te peraferta te Valbones.
Val e ben..lumi qe ben vale..Valbona..
leri tyryfytjet nga latinishjta dhe vllahishja qe sot e mori vesh I fundit I mohikaneve
edhe fjales Valley ia gjeme anen: Lugine,,e luget ose e valezuar
I ngelet nga shnderrimet e kohes: Valley,,po jo ne latinisht si thote tyta e autorit qe paska lexuar wikipedian.
Per kuriozitet ne Vlore quhet nej shkolle Aulona, dhe ka nje pllakat qe thote qe vjen nga Greqishtja e vjeter Kanali.
Kete rrenjen kanali, qe eshte universal ne te gjithe gjuhet latine, une nuk e gjej te fjala Aulona, qe origjinale eshte Avlona.
E thene nga verioret A-sht Vlona.
Ndaj dhe qytetareve iu thuhet vlonjate, dhe jo vlorake, aq me pak kanalate..sipas variantit te kanalit.
Po se ka te bej me nje qytet qe Vlon, apo qe valezon me valet e detit, kjo nuk e merr dot pergjigjen e sakte nga Wikipedia,,qe eshte burimi me I varfer dhe shterpe nga ana e interpretimit te emrave dhe etimologjise.
Emra si Deti,,I japing nje lloj kuptimi te cuditshem nga disa rrenje qe nuk ekzistojne dhe qe nuk kane lidhje me detin..
dhe shume si keto
Nurellaro, po qe se nuk shkon ne shkolle ne kohen e duhur, veshtire te kuptosh se cfare ndikimi ka pasur ne gjuhet moderne latinishtja e madje edhe greqishtja e vjeter, po me mire futja nje dopio e harroje fare …
Shkrim interesant… por Enver Hoxhes t`i rruash topet
Hahahahahaahaaa, e drejtë
Tamam i rrujte topet Enverit ketij burri te madh te kombit, shikoje kush eshte kriminel ai qe edhe per qytetin e tij nuk bere asgje Sali serbi berishovic
Hahahahaha. Sak!
O B.B.B(kjo b-ja e fundit mund te jete bol… ose by…)na nxorre Tropojen destinacionin e pare per turizem! Destinacioni kryesor per turistat kosovare eshte Siria dhe pastaj halite e Durrsit.
Eeh po ju grekofilet do keni ndonje difekt ne kaptin se ska si shpjegohet qe tere kohen mendjen ta keni ke bytha dhe bolet
yyyt pisoglenti
ACDC
jo more, kete vere kosovaret,destinacion kryesore i kane motrat e juve GABELICA.
turizmin seksual,bile do ti lo bakshishe,motres tonde,ty te duhen per barna.
Ja sa te mbaroje ramazani dhe t’ju shoheshte gjithe ju,turma-turma te laheni ne halene e Durresi(,me shami,citjane,poture,breke te verdha,perpara e kafe nga mbrapa)deri te kerthiza.Natyrisht vetem femrat dhe pleqte se burrat shkojne ne Siri dhe Irak per ‘turizem fetar’. Sa per motrat tona merr nje pale dylbi dhe shifi nga Morina se une nuk po flas per motrat dhe grate tuaja qe i ‘shqepi’ serbi para e mbrapa sa here i desh qefi. Plhere parahistorike.
Ky rajon duhet ti kthehet kosoves pasi historikisht ka qen pjes e kosove
teli, unejom shum dakort me ty. kuks e tropoj jan kon gjith me kosovo i metohija, e malsia e modhe me mal te zi. por mas luftes se pare fuqite qe si deshen te miren serbise (austria e italia) ja dhane keto toka shipnis, keti shteti qe nuk kish ekzistue kurr, duke i largue perfundimisht prej dheut nane, serbise. keto dy shtete te mrapshta u munduan per 30 vjet me e ba shipnin ni shtet funksional duke marre per shkollim ne venet e tyre gjithfar lloj seljaku, per me ngrejt nji klas intelektuale. por shipnia metet gjith veni ma idiot. burrat mysliman jan terroriste , grate muslimone jon kurva. burrat katolik jon kriminela, e grate katolike jon skllave qi nuk shohin nji dit te mir ne jet. shteti do ni far kulture, e ju nuk e kini, e kurr se kini pas.
Po Kosova e kujt eshte???
Kjo krahin ka qen pjes e vilajetit te kosoves gjate perandoris osmane per ket arsye duhet ti kthehet kosoves o me hater o me lufte. Por edhe per shkake te keqtrajtimit perbuzjes e poshterimit qe i eshte ber gjate nje shekulli okupim sidomos gjate periudhes se regjimit komuniste ku kjo krahin e kosoves dhe njerzit e saje jan trajtuar si te kategoris se trete. Eshte len me qellim ne varferi e mjerim pa investime per te talle bythen me pas disa cuba te zi. Me kete krahin e cila ka rracen me te pastert dhe me te bukur shqiptare ne shqiperi.
O Tel une them ta mori serbia
Valbonë latin ahahahha
Bon valë o shqipe!
O shoku zgjohu ,turqit kane nje shekull qe kane ikur ti akoma me vilajete
oo teli, ti qenke tel çiftelije, ik se na çave ….
Shkumbin, shkumë bën, ose shkumë bin (sjell)
Sakte- Po te vini re shqipja eshte nje gjuhe qe ka shume emra onomatiopoeik: domethene qe emrat vihen ne kuptimin e funksioneve:
Psh
Shi: Shssshshhhhhhhh zhurma
Bubullima: bum bum
ujku: uuuuuuuuuuuu
Prandaj eshte Shqiperia ne kete gjendje ,sepse ka futur hundet turku dhe ne pyjet shqiptare ,dhe ka lene ne tokat shqiptare dobiçet turq .
Ne vitin1960 erdhi per nje vizite ne Shqiperi kryetarja efederates te alpinizmit te Cekosllovakise.Une isha student ne institutin e edukimit fizik dhe ne dimrin e atij viti do te shkonim ne Bize te shengjergjit.Mbasi u njoftua per kete Ajo shprehu deshiren te mirte pjese ne kete eskursion.E shoqeruar nga zoti Zyber Konci qe ishte dhe petagog dhe e zoteronte gjuhen ceke ajo ngeli e mahnitur nga bukurite e natyresqe i ofroj rruga mbas malit te Dajtit,pritja e jashtakonshme. qe i bene fshataret e shegjergjit megjithese ishin shume te varfer dhe te haruar e sidomos kur mbriti ne Bize ajo shprehu per mrekullin qe pa mendimin se ketu mund te zhvillohen me sukses garat nderkombetare te skive.Ja pra pse ceket vine ne shqiperi per turizem, sepse ata e kane njohur bukurine entyres te Shqiperise.
Si shtese per ate qe thashe me larte munt te theme se fotografite qe keni vene per bukurite e nje Shqiperie tjeter jane shume te varfera dhe nuk tregojne as nje lloj bukurije.Shqiperija e vertete eshte ndryshe fale dhe pushtetit te Enver Hoxhes qe e ruajti te paster natyren Shqiptare
Me vjen keq por ky shkrim eshte anti shqiptar.
VALBONA = VAL + BONA =BOJ + VALE = MARR VALE = VLON OSE VALON OSE ZJEJ
DHE FJALA VAL ESHTE SHUME E VJETER DHE NE SHUME GJUHE TE VJETRA DHE KA PO KETE KUPTIM DHE KESHTU JANE EMERTU SHUME POPUJ DHE QYTETE E KRAHINA SIC ESHTE QYTETI SHQIPTAR” VLONA” = “VALONA ” , VALESI=WELLSI (KRAHINE DHE POPULLSI NE ANGLI) , “VALONET” NJE PJESE E POPULLSISE NE BELGJIKE
VALBONA = VAL + BONA =BOJ + VALE = MARR VALE = VLON OSE VALON OSE ZJEJ
DHE FJALA ” VAL ” ESHTE SHUME E VJETER DHE NE SHUME GJUHE TE VJETRA SI PELLAZGJISHTJA KELTE DHE KA PO KETE KUPTIM DHE KESHTU JANE EMERTU SHUME POPUJ DHE QYTETE E KRAHINA SIC ESHTE QYTETI SHQIPTAR” VLONA” = “VALONA ” , VALESI=WELLSI (KRAHINE DHE POPULLSI NE ANGLI) , “VALONET” NJE PJESE E POPULLSISE NE BELGJIKE
Kam një pyetje dhe një “konstatim” (marr shkas dhe nga një koment): 1- Pse Bjeshkët e Namuna (Malet e Nëmura- emër puro shqiptar), u quajtën “Alpet” Shqiptare…???
2- Të jemi një çikë realistë: Kur themi se gjuhët evropiane e kanë origjinën dhe nga gjuha shqipe (e cila filloi të shkruhej vetëm 120 vjet më parë), është sikur të themi që rrënjët e pemës e kanë origjinën nga gjethet e saj…(?!)