Revolucion të sistemit financiar e ka konsideruar ministri i Financave Shkëlqim Cani 300 ditëshin e parë të qeverisë, gjatë fjalës së mbajtur në analizën e punës së institucionit që drejton. Ndërsa prezantoi arritjet e këtij institucioni, Cani ka vënë theksin në vijimin e luftës ndaj korrupsionit dhe evazionit. Në këtë kuadër, ministri i Financave ka vënë theksin në koordinimin dhe bashkërendimin e punës së të gjithë institucioneve.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka vlerësuar punën e bërë nga Ministria e Financave dhe institucionet në varësi të saj në këto 300 ditë qeverisje. Peleshi u ndal tek rritja e të ardhurave nga tatimet dhe doganat gjatë kësaj periudhe, duke u shprehur se po kështu është rritur besimi i biznesit ndaj qeverisë.
“Ministria e Financave në 300 ditë qeverisje bëri një punë të madhe. Të ardhurat nga tatimet e doganat janë rritur në mënyrë të dukshme. Është rritur besimi i Bankës Botërore. Po kështu Ministria e Financave ka luajtur rol në përmirësimin e klimës së biznesit në vend dhe kjo ka bërë që edhe biznesi ta shikojë me besim Qeverinë. Por ka ende sfida, dhe një nga to është shmangia e gropës financiare dhe rindërtimi i biznesit. Sfida më e madhe mbetet informaliteti, por është bërë punë e madhe deri më tani. Duhet t’i japim më shumë frymë dhe energji projekteve tona për përmirësimin e situatës në vend”, u shpreh Peleshi.
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali ndërsa paraqiti arritjet e institucionit që drejton tha se ky institucion ka tejkaluar situatën e rëndë ku ndodheshin financat shqiptare. Sipas Spiropalit, në këto 300 ditë janë arkëtuar 270 mln dollarë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ose 13 % më shumë.
“Këto të ardhura kanë shkuar në buxhet të shtetit dhe janë shpenzuar në arsim shëndetësi, bujqësi, në dobi të shërbimeve ndaj qytetarëve”, tha Spiropali.
Spiropali ndërkaq është ndalur edhe tek arritjet e deritanishme në Drejtorinë e Doganave.
“Projekt i madh është krijimi sportelit doganor. Kemi konsoliduar sistemin e pagesave. Po kështu, fushata e akcizës rezultoi e suksesshme. Në këto 300 ditë hartuam Kodin e ri të Etikës tek doganat”, u shpreh Spiropali.
Zv.ministri i Financave Ervin Mete tha se në këto 300 ditë qeverisje është lehtësuar tatimi mbi pagat për qytetarët shqiptarë, si dhe tatimi për biznesin e vogël. Sipas zv/ministrit Mete, ky institucion ka bërë një hap të madh sa i takon rimbursimit të TVSH-së.
“Kemi lehtësuar tatimin mbi pagën për 75 % të shqiptare. Kemi lehtësuar tatimin mbi biznesin e vogël. Kemi vendosur një realitet të ri në administrimin tatimor. Të ardhurat tani mblidhen nëpërmjet partneritet dhe bashkëpunimit dhe jo nëpërmjet gjobave. Kemi bërë një hap të madh sa i takon rimbursimit të TVSH. Situata e krijuar rëndonte mbi biznesin dhe ishte shkak për abuzime. Tashmë sistemi është funksional dhe në këto 300 ditë kemi paguar më shumë rimbursime TVSh së në gjithë këto vite. Është vendosur bashkëpunim institucional dhe eficent jo vetëm midis aktorëve të varësisë dhe ministrisë së financave, por edhe me institucione të tjera dhe partnerë ndërkombëtarë. Këto arritje na bëjnë më shumë përgjegjës edhe për 300 ditët në vijim, do të krahasohemi me rezultatet tona dhe jo me atë të qeverisë së kaluar”, theksoi ai.
shpresoj qe te rritet akoma me shume arketimi..duhet te perfojme dhe tatimet ne kete menyre!
Arritje te medha ne cdo fushe, po leket ku po shkojne?
Keshtu ju lumte bijte e mi prolletare. Tejkalojini pllanet, nga fitorja ne fitorje
Ti do jesh Ver Llapa mor te keqen xhaxhi se vetem ai eshte budalle mos gezohet me kete lajm.
Po bokan namin Crowne Agents se ato e kishin me perqindje suksesi ! Nejse hallall.
Çimi e paska braktisur KM.
Me sa duket Edi nuk qenkerka shoku i Çimit.
Revolucion???????!!!!!!!!
Kane bere revolucion edhe me rritjen e llahtarshme te borxheve.
Z.Minister,ju po mbeshtetni kontrabanden dhe monopolet nderkohe qe po mbytni bizneset e ndershme qe po i falimentoni….U mbushen dy muaj qe nu shes as edhe nje shishe vaj dhe as nje kg detergjent sepse ne shkoder behet nami…Dogana,Krimi ekonomik dhe tatimet marrin pjesen e tyre dhe te gjithe te kenaqur nderkohe qe “shteti im,qe mbron biznesin”na dergon gjobat pse nuk u pagua dogana e mallit sipas references…Ju jeni ligjvenes,specialist dhe shtetar…ju e dini cfare thote neni 34 i Kodit Doganor….Juve do te mblidhni edhe me shume para sepse po vidhni njerezit..Crown Agents jane vetem per te mbledhur para per vete por jo per te luftuar kontrabanden…Ne cdo dyqan te shkodres nuk gjen as edhe nje shishe vaji te zhdoganuar por te gjitha te kontrabanduara me vetura nga mali i zi i cili e ka TVSH 7%,nuk ka cmime reference dhe nuk ka takse amballazhi…Une ju kam derguar e-mail,me emer dhe mbiemer,nr.telefoni dhe emer firme…ju nuk mund te ballafaqoheni me te verteten e paster por fshiheni pas pushtetit tuaj diktatorial…Juve jeni po aq sa Berisha dje….Juve e inkurajoni tregtine e paligjeshme,kontrabanden…juve nuk doni te beni shtet…Kontrolloni rregullisht dyqanet e shkodres,denojini shkelesit,zbatoni ligjin dhe athere shikoni sa para do te vijne ne buxhetin e shtetit
me ka ngel fiksim gjithe luften dhe premtimet per koncesionet te financat! sipas revolucionarit Cani ato ishin e keqja e ketij vendi dhe megjithate revoluciokari Cani ja doli brenda 300 diteve me rruge te tjera. pse nuk flet revoluciokari Cani per borxhet qe ka buxheti i shtetit per energjine elektrike! eshte hera e pare qe keto borxhe kane shkuar mbi 500 milion euro dhe gjendja eshte katastrofike! apo e rendesishme eshte qe spiropali te na shpjegoje qe mire qe ka mbledhur para po edhe ku jane shpenzuar keto para???? po ky popull eshte shume gomar per ta pranuar se gjithe propaganda e 300 diteve do jete dhe do vazhdoje propaganda e 4 viteve.
Keta fjalen “revolucion” e kane ne maje te gjuhes; revoulucion permendin qe nga Kryeministri e cdo minister, revolucion, revolucion, ne cdo fushe, ministri, etj.
Kjo eshte fjala qe perdoret vetem ne Shqiperi nga bijte e baballareve, revolucionareve te kuq te ketij vendi.
Sa turp qe nuk shkeputen dot nga fryma ruse!
Gjersa thote lenka cuko–spiropali poe besoj…………..