Mazhoranca e majtë do të ndryshojë sërish ligjin për “Statusin e “Nëpunësin Civil”. Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, bëri të ditur lajmin, në mbledhjen e Komisionit Kuvendar të Ligjeve.
Komisioni diskutoi raportin vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil për vitin 2013.
Kryetari i komisionit Kuvendor të Ligjeve, Fatmir Xhafaj (Partia Socialiste), tha se ky është ligji i hartuar më keq dhe ka nevojë për ndryshime të tjera.
Pak muaj më parë qeveritarët bënë disa ndryshime në këtë ligj, që u kundërshtuan fort nga opozita me vlervsimin “cënim të konsensusit”, referuar ligjit të njejtë të 30 majit 2013.
Për këtë debat, ministrja Harito tha sot se ligji ishte i politizuar ndaj dhe nuk u bë e mundur që të diskutohej në detaje për të mbërritur në një draft të përfunduar.
Zonja Harito tha se ligji ka mangësi teknike dhe se ndryshimet që do të paraqiten në shtator do të jenë konformë standartëve evropiane.
“Ka mangësi të mëdha teknike, por ne duam të forcojmë kriteret e performancës. Në shtator ne do të sjellin rekomandimet tona, që do të jenë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”-tha ministrja Harito.
Në një reagim të tij në këtë diskutim, deputeti i Lëvizjes Socialist për Integrim aleate qeveritare, Petrit Vasili tha se ministria e Administratës Publike po merr përsipër kompetenca që nuk i mban dot.
Sipas zotit Vasili, ministria është mbikqyrëse dhe nuk mund të marrë përsipër gjithçka.
Ndërsa ministrja Harito, i është përgjigjur deputetit Vasilit duke theksuar se qëllimi i ligjit është qëndrueshmëria e administratës.
“Sot ka 9 mijë persona me status të nëpunësit ndërkohë që numri i punonjësve të Administratës është 100 mijë.
Departamenti i Administratës Publike nuk merr më shumë kompetenca nga sa i takojnë, por përzgjedh.
Janë 95 çështje në proces për kthimin në punë të të shkarkuarve nga administrata e majtë, ndërsa ka 120 vendime të formës së prerë për rikthimin në detyrë dhe shpërblim të të shkarkuarve nga administrata të trashëguara nga qeveria e kaluar”, tha ministrja Harito.
Ligji për Nëpunësin Civil, u miratua vitin e shkuar në prag të fushatës zgjedhore, si një prej tre ligjeve të rëndësishsme të vendosura nga Brukseli kusht Shqipërisë për t’i dhënë statusin “kandidat”.
Ligji bashkë me Rregulloren e Përmirësuar të Kuvendit dhe ligjin për Gjykatën e Lartë u miratuan me mirëkuptimin e të gjitha partive politike.
Me të ardhur në pushtet, mazhoranca e majtë e ndryshoi ligjin e miratuar dhe këto ndryshime sollën reagimine ashpër të opozitës dhe një situatë të acaruar politike mes palëve.
Ligji hynte në fuqi në 1 tetor dhe brenda 3 muajve duhej plotvsuar me akte nënligjorë, por qeveria arsyetoi se ishte problematik, andaj e shtyu me 6 muaj (pas 1 tetorit hyrjen në fuqi).
Pas reagimeve edhe nga ndërkombëtarët, ligji nuk u zbatua për një periudhë të caktuar kohe dhe u rrvzua nga Gjykata Kushtetuese pas padisë së Partisv Demokratike opozitare.
Paskësaj nuk pati ndryshime drastike në administratën publike, që i mundësonte ligji i ndryshuar nga mazhoranca.
Ndryshimet në shtator të këtij ligji, duket se do të mundësojnë një valë të re shkarkimesh në administratën publike dhe një debat të ashpër mes mazhorancës dhe opozitës.