Komisioni i Ekonomisë/ Kalon reforma “Veliaj” për pensionet (VIDEO)

23 Korrik 2014, 17:39Sociale TEMA

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave votoi sot unanimisht pro projektligjit për reformën e pensioneve, duke ia kaluar për miratim Parlamentit në sancën plenare të javës së ardhshme. Projektligji, i njohur edhe si reforma “Veliaj” e pensioneve, u hartua nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ndihmuar edhe nga Banka Botërore, dhe në thelb të tij ka rritjen e pensioneve nga 1 janari 2015.

Ministri Veliaj e ka cilësuar reformën e pensioneve si fytyrën njerëzore të qeverisë, duke qenë se ajo së pari, sjell siguri për të moshuarit e nesërm, duke funksionuar sipas formulës: Kush kontribuon shumë, përfiton shumë! Skema e re nxit deklarimin e plotë të pagave, ul punën në të zezë dhe sjell përfitim më të madh në pleqëri.

Nga ana tjetër, për herë të parë reforma “Veliaj” fut konceptin e pensionit social, të cilin nga janari 2015 do ta përfitojnë rreth 5000 të moshuar, mbi 70 vjeç, që sot nuk kanë asnjë të ardhur për arsye të ndryshme.

Një nga objektivat kryesore të reformës është edhe reduktimi i deficitit të lartë, garantimi i përfitimeve të larta e të pranueshëm për qytetarët, bërja e skemës më tërheqëse në mënyrë që qytetarët të jenë të interesuar për të kontribuar e për të deklaruar pagën e tyre reale, si edhe rritja e shkallës së mbulimit të skemës aktuale.

Kjo reformë ka një rëndësi vendimtare për përmirësimin e financave të shtetit, duke qenë se skema aktuale, që financohet me 430 mln USD çdo vit nga buxheti i shtetit, ishte drejt falimentimit dhe nuk garantonte pensione të denja për qytetarët shqiptarë.

9 komente në “Komisioni i Ekonomisë/ Kalon reforma “Veliaj” për pensionet (VIDEO)”

  1. holta says:

    suksse, pune e mire

    1. Muca says:

      Eshte nje reforme e drejte dhe qe i duhej medoemos vendit.. Puna qe e madhe dhe reultati do jete fantastik kam besim

      1. Urani says:

        E le te flasi saliu sa te pellcasi sepse kjo ishte nje nevoje imediate,. Njeriu duhet shyre te punoje, te paguaje sigurime dhe te marre nje pension dinjitoz

        1. Xeni says:

          ME VJEN MIRE QE E KENI NISUR NE MENYRE TE TILLE. KY ESHTE NJE SINJAL SESI MUND TE PUNOHET NE SHERBIM TE BERJES SE SHTETIT TE SE DREJTES

          1. HHGFUagfJAGFjaf says:

            hahahhaahhaha na shkrit fare…..imagjino ku jemi katandisur dhe kush po na ben reforemn e pensionit,pupupupupupupupupupu…
            dashte zoti te mos kem nevoje per pension….

  2. anonim says:

    reforma veliaj? hahahahaahahahaahah ca gallate!

  3. adeci says:

    Do rrojme e do shohim.

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Nepermjet zyrave te punesimit,duhet te paisni te gjithe punonjesit ne numerin e punes.
    Numer pune duhet te marrin edhe ata qe jane pa pune.
    Ne disa kategori pune,si arsimi ja kemi “kaluar” SHBA-s,per moshen e daljes ne pension !
    Nje mesues i edukimit fizik ne moshen 60-67 vjet,nuk eshte ne gjendje te demostroj elemte te gjimnastikes dhe atletikes,si usht. ne vegla, akrobaci,kercim se gjati apo se nalti !

  5. era says:

    Urani moj , si thua ti njeriu duhet shtyre qe te punoje?!
    Po kush eshte ai qe nuk do qe te punoje? !
    Qeveria damllamadhe, te beje reformen ne drejtesi, kjo hap rruge per zbatimin e ligjit dhe per investime, puna dhe pensioni vjen vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje