Beqaj: Nuk ka TVSH për barnat dhe për shërbimet mjekësore (VIDEO)

24 Korrik 2014, 11:31Sociale TEMA

“Ligji i ri për TVSH, përveç risive që sjell në gjithë mjedisin ekonomik dhe social të Shqipërisë, rikonfirmon angazhimin programor të mazhorancës sonë për të përjashtuar barnat nga TVSH-ja, atë që u premtuam qytetarëve në fushatë e konfirmojmë me këtë ligji të ri”.

Kështu u shpreh ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, ndërsa theksoi se nuk ka taksë mbi sëmundjen në Shqipëri, nuk ka TVSH për barnat, nuk ka TVSH për shërbimet mjekësore.

“U angazhuam se do ta bëjmë realitet. Barnat janë ndjeshëm më lirë, shërbimet mjekësore janë ndjeshëm më lirë krahasuar me 12 muaj më parë. Garantuam furnizimin në vijimësi të spitaleve tona me barna dhe sollëm një listë barnash të rimbursueshme më të plotë dhe me mbulim më të gjerë”, deklaroi ministri Beqaj.

Beqaj theksoi se mazhoranca ka bërë realitetit një ndër angazhimet e fushatës elektorale për të përjashtuar barnat nga TVSH-ja.

Kuvendi është mbledhur në seancë plenare, pa praninë e opozitës, ku po diskuton disa projektligje të rëndësishme.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i kërkoi Parlamentit të miratojë p/ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në senacën plenare.

Ligji i ri, sipas ministrit Cani, synon që me përcaktimet e tij të ofrojë një mjedis të përshtatshëm dhe tërheqës, qëndrueshmëri ligjore dhe fiskale, siguri si për biznesin vendas edhe për investitorët e huaj, me rregulla të mirëpërcaktuara.

Kreu i Financave publike sqaroi se rregullat e reja sigurojnë njëtrajtshmëri në aplikimin e TVSH-së duke e unifikuar kështu sistemin e taksimit shqiptar me atë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, konkurrencë të drejtë dhe kushte të barabarta, duke eliminuar sa është e mundur faktorët që cënojnë këto kushte, stimulimin e qarkullimit të mallrave dhe të shërbimeve duke e bërë biznesin shqiptar konkurrues midis vendeve të zhvilluara.

3 komente në “Beqaj: Nuk ka TVSH për barnat dhe për shërbimet mjekësore (VIDEO)”

  1. Hektor says:

    Ndjeshem me lire…

    Sa me lire z. Minister?

    Merr nje ilac dhe na thuaj sa ishte dhe sa shkoi cmimi…

    1. zambi says:

      PO kerkon shume nga z. Beqja.
      Do te na prishesh 300 dite festime qe po bejme per 300 dite pune (te ngelura ne tentative).

  2. mentari says:

    zoti minister
    te onkologjiku mungojne nje pjese ilacesh qe diten e hene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje