PD organizon tryezën për pensionet/ Basha: Nuk e njohim reformën Veliaj, do kemi alternativën tonë (VIDEO)

24 Korrik 2014, 11:28Sociale TEMA

Partia Demokratike zhvilloi një tryezë me ekspertë të fushës dhe grupe të interesit, për të diskutuar në lidhje me reformën e pensioneve. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzoi qeverinë për vendime të nxituara, pa dëgjuar sindikatat, grupet e interesit dhe opozitën, ndërsa theksoi se nuk do ta pranojë këtë reformë dhe do të punojë për ndërtimin e një alternative tjetër.

“Takimi ka vlera të mëdha dëgjimore. Pikërisht këtë qeveria nuk po e bën, nuk po dëgjon sindikatat, grupet e interesit, refuzon të hapë veshët dhe sytë për atë çka për të thënë opozita. Nxiton të marrë vendime të cilat janë në kundërshtim të hapur dhe të plotë me interesat e të gjitha grupeve, veçanërisht grupeve në nevojë. Zullumi qeveritar ka një problem të madh me transparencën. Qeveria e zullumit do t’i bëjë gjërat shpejt pa konsultim pa transparence, por PD dhe opozita shqiptare nuk do ta pranojnë këtë situate”, deklaroi Basha.

Sipas tij, skema e re e propozuar është e papranueshme, pasi privon nga marrja e pensionit gjysmën e shqiptarëve.

“Pensioni social është mashtrimi tjetër gjigand i cili është konstruktuar në mënyrë të tillë që gjysma e shqiptarëve të mos e përfitojnë. Gjysma e shqiptarëve do të privohen tërësisht nga marrja e pensionit. Duke e bërë të pamundur kontribuimin në këtë skemë, gjysma e shqiptarëve nxirren me sukses jashtë skemës së pensioneve. Pashpirtësia e kësaj skeme është evidente”, tha Basha.

“Rama-Meta po vendosin aparteidin duke nxjerrë jashtë sistemit të përfitimit të pensioneve gjysmën e shqiptareve, që do të thotë të shuash shpresën e përfitimit të pensioneve për shumë kategori dhe ata nuk po ndalen me politikat antisociale. Pashpirtësia e kësaj skeme është evidente”, tha Basha.

Në vijim të akuzave, kreu demokrat tha se Kreu i Qeverisë tashmë nuk pop yet më për mashtrimet që po i bën shqiptarëve dita ditës.

“Para disa ditësh publikoi në Facebook një lajm shumë të mirë, që Strasburgu i kishte shtyrë me 1 vit kohën Qeverisë shqiptare në lidhje me dëmshpërblimin financiar për ish-pronarët. Porn a rezulton që ky lajm i dhënë nga Kryeministri ishte një mashtrim, pasi Strasburgu nuk i ka dhënë kësaj qeverie asnjë ditë kohë, por i kërkon zbatimin e vendimeve”, theksoi Basha.

Ndërkohë, specialistë të pensioneve e deputetë të opozitës deklaruan se qeveria ka ndërmarrë një reformë të njëanshme, duke përjashtuar kategori të ndryshme nga skema e pensioneve, pa dëgjuar zërin e opozitës dhe grupeve të interesit të prekur nga skema e re e pensioneve.

Specialistët u shprehën kundër rritjes së moshës së pensionit por dhe problemet që ka ky pr/ligj.

“Si do të bëjë një mësuese 60 vjeç fiskulturë fëmijëve në zonën malore. Si mundet një shofer të ngasë autobusin 67 vjec, kur shqisat dëgjimore e pamore bëjnë punën e tyre apo një pilot në këtë moshë të drejtojë avionin. Është hequr shpërblimi i lindjes në një kohë që lindjet po pakësohen. Në këtë pr.ligj nuk merret asnjë masë për siguracionin e punëtorëve kur në shumë biznese punëtori sigurohet me pagë minimale dhe detyrimisht merr pension minimal”, tha Fadil Kepi specialist i sigurimeve shoqërore.

2 komente në “PD organizon tryezën për pensionet/ Basha: Nuk e njohim reformën Veliaj, do kemi alternativën tonë (VIDEO)”

  1. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    PO TE INVESTOHESHIN MILIARDA EURO PO TI BASHKOSH TE SALIUT DHE BASHES PA FUTUR 300 MILION
    EUROT E RRUGES ,,,,,,E SIGURTE DO KISHIM NJE SISTEM. ME TE MIRE PENSIONESH ,,,,,,, JU I VODHET TE GJITHA ,,,,LATE BANGEN BOSH SI NE 90 ,,,,,, KUSH DO MEND NGA JU ZOTI BASHA ,,,,,, VETEM PARA DREJTESISE ATJE E KENI VENDIN JUVE ,,,,,

  2. eeeee says:

    kta kur ishin nuk ben reforme , po kur behet reforme kta jan gati te bejn kundereforme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje