Efektivët e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë intensifikuar punën për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Një tjetër operacion, i koduar “Hija e Lisit”, u zhvillua gjatë ditës së djeshme në fshatin Rabie të rrethit të Tepelenës.
Gjatë ketij operacioni u asgjësuan rreth 100 fidanë kanabis, të kultivuara në kubik, gati për t’u hedhur në tokë, në një pracelë të hapur rishtas për këtë qëllim.
Polica gjatë operacionit arrestoi në flagrancë autorin Fatmir Çaushi, i datëlindjes 1970, lindur në fshatin Rabie te rrethit Tepelenë.
Gjatë kontrollit në kasollen ku rrinte dhe grumbullonte bimë medicinale, u gjet një armë zjarri pushkë model 56 dhe 10 fishekë, të cilat i mbante pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
I arrestuari Çaushi akuzohet për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
nje tjeter muslimon i ”ndershem” kultivues hasisi……….o Zikeeeeeee
mire te pakten se nje gje po e bejne: keta fshataret e shkrete qe skane buke i kane kapur, po vrasjet po kapin nje lesh ….. http://bit.do/policia-e-tepelenes-arreston-ne-flagrance-autorin-e-mbjelljes-se-kanabasit-video