PD denoncon dhunën fizike ndaj një familjeje në Kombinat: Prokuroria të nxjerrë përgjegjësit para ligjit (VIDEO)

25 Korrik 2014, 12:16Sociale TEMA

Partia Demokratike akuzon Policinë e Shtetit se ka dhunuar fizikisht pjesëtarët e një familjeve në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Koordinatori për Mbrojtje Ligjore dhe Denoncimet në PD, Ervin Salianji, denoncoi aktet e dhunës së Policisë së Shtetit ndaj një familje në Kombinat, një grua, bashkëshorti dhe djemtë e saj, të cilët sipas partisë më të madhe opozitare, janë goditur dje arbitrarisht nga Policia, dhe është dhunuar edhe prona e tyre.

Koordinatori për Mbrojtje Ligjore dhe Denoncimet në PD, Ervin Salianji vizitoi familjen Xhafa dhe i bëri thirrje prokurorisë të veprojë menjëherë dhe të nxjerrë përgjegjësit para ligjit.

“Jam Servete Xhafa. Kemi pasur një konflik pronësie, por pa u sqaruar policia më mori burrin dhe djemtë. Kur po shoqërorin burrin dhe çunat mua më kanë dhunuar fizikisht edhe psikologjikisht. Nuk ndihem mirë dhe dje e kam kaluar në spital”, tha e dhunuara.

Nga ana e tij, Salianji u shpreh se ky rast dhune që ndodh në zonën elektorale të ministrit të Brendshëm tregon qartë se Policia e Shtetit nuk është në funksion të detyrës së saj por në funksion të interesave dhe urdhërave të partisë.

Rasti flet vetë. Policia ka kryer një ndërhyrje kundër traditës dhe moralit shqiptar. Kjo ndërhyrje duke dhunuar shenjtërinë dhe paprekshmërinë e banesës dhe pronës, duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht një grua, një zonjë, një nënë, duke e lënë shtrirë dhe duke mos lajmëruar ambulancën kundër çdo rregulli dhe norme humane. Dhe kjo për të vetmen arsye sepse kjo zonë, kjo lagje ku ndodhemi, është zona elektorale e Ministrit të Brendshëm. Kjo ndodh për të vetmen arsye sepse Policia e Shtetit është kthyer në një polici private dhe partiake në shërbim të qeverisë dhe ministrit të Brendshëm. Kjo ndodh për të vetmen arsye sepse Policia e Shtetit ndryn, godet, shoqëron, dhunon qytetarë të lirë të këtij vendi dhe le të lirë dhe nuk përballet me bandat kriminale dhe hajdutët, dhe krimin që ka pushtuar rrugët anembanë Shqipërisë. i bëjmë thirrje prokurorisë të hetojë dhe të vendosë para përgjegjësisë penale përgjegjësit e këtij akti barbar”, tha Salianji.

<iframe width=”640″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/4fnHd6yLRPM” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

6 komente në “PD denoncon dhunën fizike ndaj një familjeje në Kombinat: Prokuroria të nxjerrë përgjegjësit para ligjit (VIDEO)”

  1. er says:

    JU doni te beni lajm me zor..plehra…

  2. Bardha says:

    PO DHUNEN E DEPUTETEVE TUAJ NDAJ POLICIS DO TA DENONCONI???

  3. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    PD ja (PO BEN OPOZITE ) BRAVO (KESHTU VAZHDONI ) DERI SA TE SHUHENI FARE ,,,,,,,,

  4. Kjo lloj organizate fashiste, nuk mund te behet ndryshe.
    Se mos ja kane mbeshtjelle me grusht surratit ndonji polici keta kombinatsit, sepse vetem atehere nderhyjne deputat e pd se ,qe te mbrojne kriminelet!

  5. al says:

    Po deshmoret 21 Janarit i harruat qe,jo vetem i vrate por i quajtet rebel.Kepusni qafen dhe zhdukuni nga ekranet se nuk keni goje te flisni.

  6. beni says:

    NQS ka konflikt per prone te vazhdohet ceshtja ne gjykate,policia nuk ka detyre te hyje me force ne shtepine e botes, policia te qendroje larg nuk ka pune policia te prese pemet e shtepise,turp te kene nqs,e kane bere ata.Nuk mund te dhunohen njrezit e shtepise nga policia,eshte antiligjore,nuk ka ligj per kete pune,atyre duhet ti sigurohet shtepi para se te largohen,a ka shtet ketu apo bandite,shtet legenash e pisash.[njesoj si PD ashtu dhe PS].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje