Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, e nisi fjalën e tij në analizën për 300 ditët e qeverisjes, duke theksuar se gjithçka nis nga vizioni.
“Vizioni ynë është që të kemi një cilësi shërbimesh sa më të lartë për qytetarët. Në të kaluarën kemi dëgjuar shumë shpesh paraqitje suksesesh me shifra kilometrash dhe investimesh. Padiskutim ato janë të rëndësishme, por ne nuk do të bëjmë analiza të tilla, ne do të flasim për cilësinë e lartë që kemi arritur,” tha Haxhinasto.
Duke u ndalur te reformat, Haxhinasto theksoi në fillim reformën për ligjin e prokurimit publik.
“E konsideroj jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm, për të garantuar cilësinë e standardit që duhet për realizimin e veprave fizikisht të tyre ashtu edhe në realizimin e shërbimeve. Nuk mund të pranojmë që të vijnë oferta me minus 40% të vlerës të tenderit, pra kjo do të thotë që ose inxhinierët që i kanë përgatitur ato kanë qenë të papërgjegjshëm, ose ofertat kanë ardhur të papërgjegjshme, dhe rrezultati është që shumë nga veprat nuk realizohen kurrë, por pasohen me një kalvar të gjatë çështjesh procedurale e gjyqësore dhe kështu ai që e pëson është pikërisht qytetari që nuk ka rrugën, ujësjellësin apo shërbimin që pritet, ndonëse paratë nga buxheti i shtetit, paratë e taksa paguesve kanë qënë të gatshme për ta garantuar këtë,” tha Haxhinasto.
Por reformë të thellë do pësojnë sidomos shërbimet.
“Reformë të thellë do të ketë sistemi i ujësjellës kanalizimeve, një reformë e cila do të vazhdojë paralelisht por me ritëm edhe më të lartë besoj se sa reforma administrative territorial. Është një domosdoshmëri për të rritur efiçensën e tyre. Dëgjuat shifra që janë jashtë çdo logjike ekonomike, sociale apo politike, ku prodhohen 4 litra ujë dhe vetëm 1 litër prej tyre paguhet dhe kthehet si vlerë, ndërkohë që uji është një aset i madh kombëtar që kemi, dhe duhet ta shfrytëzojmë me efikasitet, me nikoqirllëk në mënyrë të tillë që të kemi kapacitete në rritje për të shtuar shërbime sa më të mira për qytetarët,” u shpreh Haxhinasto.
Ministri tha se e rëndësishme do jetë liberalizimi i tregut dhe shërbimeve.
“Rezultatet janë evidente si në transportin airor, si në transportin detar, por edhe në shërbimet e tjera do të vazhdojmë të kemi po këtë përqasje dhe vizion që konkurenca, prezenca e sa më shumë operatorëve cilësor dhe jo prezenca e monopoleve të mund t’i garantojnë qytetarëve shërbim cilësor e me kosto të ulët”.
“Vetë shërbimet do të reformohen, reforma e transportit ndërqytetas është një ndër reformat më të thella dhe më të rëndësishme që do të realizojmë. Sigurisht që një transport modern pasagjerësh me autobus konfort, që shpenzojnë pak, me ajer të kondicionuar, me kushtet më optimale, me orare fikse që ndalojnë nëpër stacionet përkatëse, që kanë terminalet e tyre nuk është shpikje por është një realitet plotësisht i mundshëm dhe rruga që kemi nisur do të na çojë te ky realitet dhe në fund të fundit nuk e bëjmë për askënd tjetër, por vetëm për qytetarin, sepse qytetari kurdo dhe në çdo vend që niset nga Shqipëria për të shkuar diku tjetër duhet ta ketë këtë shërbim dhe këtë shërbim do ta garantojmë”.
Ministri tha se shumë e rëndësishme është marrëdhënia me teknologjinë, ndërsa tha se projekte të rëndësishme janë targat elektronike, patentat me çip, lejet e qarkullimit me çip, etj.
Haxhinasto foli edhe për sigurinë rrugore dhe raportin e ri me pronën publike.
“Domosdoshmëri që ne të vendosim një raport të ri me pronën publike, sigurisht që ne investojmë në të, e menaxhojmë atë por duhet të vendosim të imponojmë dhe të ndërgjegjësojmë qytetarin për një raport të ri me këtë pronë. Rruga, uji, tubi i ujit, tubi që mban tabelën, gardreli ose shina mbrojtëse sigurisht kanë një vlerë por kanë vlerë të shumfishuar në qoftëse nuk janë në vendin e tyre, aty ku duhet dhe nuk trajtohen si duhet dhe vlera është aq e madhe sa është edhe jeta e njeriut. Mungesa e tyre, mungesa e një shine mbrojtëse në rrugë mund të cojë në një aksident fatal, po kështu edhe mungesa e një tabele, prandaj përfitoj nga ky rast që të bëj edhe një thirrje publike që të kuptojë çdo person që se ka kuptuar akoma se marrja e atyre shinavedhe shitja për skrap nuk ka justifikim. Heqia e tabelave të sinjalistikës nuk ka justifikim sado të jetë përfitimi i tij po të mendojë se ka humbur një jetë pikërisht nga mosqënia e tyre në infrastrukturën, në vendin e duhur.
Por ne do të marrim edhe masat tona, ju e dini që është përgatitur nja paketë për sigurinë rrugore e cila përmban edhe ndërhyrje në kodin penal, forcimin e penaliteteve për ndërhyrje të tilla të paautorizuara, të paligjshme dhe keqpqërdorim të pronës publike. Janë 10-fishuar masat por nuk është kjo më e rëndësishmia, e rëndësishme është që prona publike të trajtohet si pronë që u shërben të gjithëve dhe të gjithë kemi nevojë ta ruajmë atë sepse në fund të fundit edhe ai që e dëmton atë mund të dëmtohet më pas nga mungesa e saj”.
Ministri foli sërish për nevojën e një aeroporti në jug, ndërsa u bëri thirrje koncesionarëve që të zbatojnë kontratat e tyre duke ofruar shërbimet më të larta.
“Një sfidë e madhe mbetet plotësimi i kuadrit rregullator sipas standarteve europiane dhe zbatimi i standarteve që vijnë nga ky legjislacion, qoftë në proçesin e investimeve fizike, ashtu dhe në proçesin e shërbimeve që merren prej tyre. Kështu që kjo do të vazhdojë të mbetet një sfidë, ka qenë padiskutim prioritare në këto ditë qeverisjeje por do të vazhdojë të mbetet një nga sfidat tona kryesore në të ardhmen. Një sfidë tjeter e madhe është edhe profesionalizmi i të gjithë juve këtu dhe atyre që nuk kanë mundur të vijnë sot. Do të jetë një kërkesë permanente rritja e profesionalizmit, e kapaciteteve për të akomoduar e thithur investime nga Bashkimi Europian dhe fonde të tjera, për të administruar siç duhet tregun, për të vendosur standartet e reja për tregun, për t’i monitoruar zbatimet e tyre dhe veçanërisht për të monitoruar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Prandaj kjo do të mbetet një sfidë madhore edhe për të ardhmen”, e mbylli fjalën ai.
Si ka munesi,ministrit nuk ja ndihen fare per HEKURUDHEN !
MINISTER DHIARESH
E paska kuptuar shoku Haxhinasto (ta therasim keshtu per ti bere qejfin nje fare Xhafaj qe nuk thote as ku ka lindur ne cv-ne e tij) qe ofertat, per vete realitetin tone te bazhibozukeve nga Himara e Nerenxit e Çepani i dikujt tjeter, garimet publike duhen bere vetem me çmime/per njesi.
Italianet qe ka punesuar eshte mire ti vere te bejne kuzhinjere tek menca e ministrise, se sa te promovojne meteda mafjoze ne ofertat publike.
“Mesatarja e mesatarizuar” ne shtese apo mungese, “çmimi me i ulet” jane dy nga metodat (perveç asaj te çmimit/per njesi) qe kane shkaterruar Italine ne gjithe punimet publike te banduara. Jane edhe njeri nga faktoret kryesor jo vetem te korrupsionit, por edhe te futjes me force te kriminalitetit mafioz ne jeten ekonomike italiane.
Saktesisht siç ndodh tek ne, me mendjeshkurtesine e shokut Haxhinasto, apo te Ahmetajt,te Gjiknurit, pa folur per mjeshtrin e parave publike Koka.
Italianet sygjerues, te kane marre trute shoku Haxhinasto, ashtu si edhe Paçolli me azerbajxhanin, Faslliçi me ridhenjen e interkoneksionit te jugut me emer te ndryshuar, polaket qe do ndertojne hejurudhat shqiptare, hungarezet per naften ke harruar zambianet, zulte e portoricanet, dhe zhvillimi modern haxhinato-ediramor eshte i siguruar.
Ja pse reagon shoku Tom Doshi me shoke, jo vetem per Tahiret e proçeseve akoma te happura ne Firence, por edhe per shembelltyra si ju qe po rrenoni pa filluar kete vend te mallkuar.
Pas 300 diteve vazhdohet akoma me “do te behet..”. U lodhet shume vjet per ta bere programin qeverises?
Mirembani rruget egzistuese dhe rruget qe lidhin qytetet me rruget e vjetra dhe modernizoni sinjalistiken rrugore.Kujtohuni pak per hekurudhen qe po shkaterohen nje veper lolosale rrinise shqipetare,nje humbje e madhe per pasurine kombetare.I vetmi vend ne bote pa hekurudhe,i vetmi kryeqytet pa tren e pa stacion treni.Cdo gje u shkaterua…!!! Fatkeqesi e madhe…!!??