Kallëzohet Ndrea Prendi/ I jepte pagën punonjëses së Gardës, që ishte jashtë Shqipërisë (VIDEO)

25 Korrik 2014, 15:13Sociale TEMA

Ministria e Brendshme kallëzoi në Prokurori dy ish-drejtuesit e Gardës së Republikës, Ndrea Prendin dhe Artan Hoxhën për shpërdorim detyre.

Ata akuzohet se kanë firmosur për pagat e ish-shefes së Burimeve Njerëzore, megjithëse ajo jo vetëm nuk ka shkuar në punë, por ka qenë jashtë Shqipërisë.

Shkelja u zbulua nga Auditi i Ministrisë së Brendshme.

Burime zyrtare thanë se Shqipe Spahiu, që mbante detyrën e shefes së Burimeve Njerëzore ka përfituar padrejtësisht pagë dhe trajtime të tjera që rrjedhin nga paga në periudha të ndryshme në vitet 2010, 2011, 2012 dhe 2013. Vëtëm në vitin 2013, ajo rezulton se ka marrë 7 muaj pagë pa qenë në detyrë.

Nga verifikimet e kryera nga Auditi i MPB-së pranë Gardës së Republikës, rezultoi se Shqipe Spahiu për këto periudha nuk ka qenë në Shqipëri megjithëse sipas list-prezencës dhe list-pagesës së Bankës, rezulton të ketë përfituar pagat.

Për këtë arsye u kallëzuan penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të elementëve të veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Përfitim nëpërmjet mashtrimit”:

 –         Ndrea Prendi,  ish-Komandant i Përgjithshëm në Gardën e Republikës

–         Artan Hoxha,   ish-Komandant i Përgjithshëm në Gardën e Republikës

–         Vojsi Bendaj,   Specialistin për Gadishmëri në Njësi dhe Përgjegjës për Pikat Autonome

–         Shqipe Spahiu, ish-shefe e Sektorit të Burimeve Njerëzore në Gardën e Republikës

7 komente në “Kallëzohet Ndrea Prendi/ I jepte pagën punonjëses së Gardës, që ishte jashtë Shqipërisë (VIDEO)”

  1. 21 JANARI NUK HARROHET KURRE! says:

    Opaaaa,
    doli serish ne skene Prenda!

    Kujtoi se ja hodhi ky “syziu” ?

    http://goo.gl/UpWd0g

  2. populli says:

    Bravo auditi.
    Shqipja, per te tjeret ka qene xhade.
    Kur grate me femije te mitur vinin 5 minuta me vonese,
    gramin nuk u falte, u hiqte diten e punes.
    Per vehte ka vjedhur me miliona. Turp te kete.
    Salistja me e terbuar e Ministrise se Brendeshme dhe e Gardes se RSH.
    Kur zbulonte ndonje te majte ne Garde, vdiste sa ta hiqte prej pune.
    Ne burg e kane vendin keta njerrez te liq.

    1. Prec ulaj says:

      Ne cilin shtet eshte kjo Shqipja Tropojane tani?

  3. . says:

    ==========================================================

    -Verioret historikisht gjithmone kane punuar kunder zhvillimit te Shqiperise.

    -Fatekeqesi e madhe qe Demokracia u mashtrua perseri nga veriori tjeter komunisti Ramiz Alija qe i dha PD-ne komunistit Sali Bisha dhe PS-ne komunistit Fatos Nano.

    ==========================================================

  4. Prec Ulaj says:

    Mundesisht kesaj Shqipes Tropojane, i dergoni nje leter Emigracionit ku jeton, qe ta kuptoje mire, qe aty ku jeton nuk komandojne Tropojanet.
    Kam pershtypjen qe edhe aty ku jeton tani, vazhdon te marre ndihma nga shteti. Rrace maskarenjsh, qe duhen ndjekur, se jane fare e keqe.

  5. burim i sigurte says:

    Shikoni se keto lloj abuzimesh jane bere ne te gjitha ndermarjet shteterore.

  6. Lucianoooo says:

    Kjo shefja super seksii ka ken mar …. Skenii pare asgje akomaaa ;)))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje