Situata kritike në Shqipëri kërkon vëzhgim të kujdeshëm dhe analizë të thellë nga ana e Bashkimit Europian, pasi vlerësimet e përcipta të kësaj situate të mbarsur me rreziqe për stabilitetin, nuk i shërbejnë objektivave të përbashkëta të integrimit europian të Shqipërisë.
Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ggjatë takimit të zhvilluar me ministren e Jashtëm italiane Federica Mogherini, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë në kuadër të marrjes nga Roma zyrtare të Presidencës së Bashkimit Europian.
Duke ndarë kënaqësinë e marrjes nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat, Basha shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që ka treguar Italia mike në këto 23 vite për vendin tonë në cdo fushë e në cdo drejtim.
“Partia Demokratike e konsideron marrjen e statusit si një mundësi të madhe për Shqipërinë dhe është e vendosur të japë kontributin e saj në këtë drejtim. Por situata politike në vend ka degjeneruar në parametrat e një krize të gjithanshme për shkak të zhbërjes nga dyshja Rama-Meta të standarteve demokratike dhe sundimit të ligjit”, theksoi kreu i opozitës.
Në këtë kuadër, Basha u ndal në rastet konkrete të kapjes së institucioneve dhe ndërprerjes së paligjshme të mandateve ligjore e kushtetuese si për kreun e ILDKP, AMA, INSTAT dhe së fundmi dhe Shkollën e Magjistraturës.
“Duke injoruar mesazhin e qartë dhe apelin e Bashkimit Europian se për reformën në drejtësi duhet gjithpërfshirje, konsultim dhe trasnparencë, qeveria tentoi të kalonte në parlament ligjet që kanë për qëlllim kapjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe sistemit gjyqësor në tërësi, dhe votoi ligjin me të cilin pezullon për një vit dhe kap Shkollën e Magjistraturës”, tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike i bëri të ditur Ministres së Jashtme italiane se sfiduesja më e madhe e ligjit në vend është vetë Qeveria e cila nuk respekton dhe nuk zbaton vendimin e gjykatave, duke nisur nga ato të Gjykatës Kushtetuese, si në rastin e Ligjit për Nëpunësin Civil, për kompetencat e INUK për komisionet hetimore parlamentare, dhe qindra vendime të tjera të gjykatave të vendit.
Gjatë takimit, Basha e njohu Mogherinin për një sërë rastesh flagrante të inkriminimit të niveleve të larta të administratës dhe u ndal në vecanti tek rasti i kreut të Këshillit të Qarkut Vlorë, Sadrit Danaj i arrestuar në Itali dhe i raportuar nga gazetat më të mëdha atje si i përfshirë në rrëmbimin e një fëmije për gjobvënie, si dhe tek rasti i të dënuarit në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi, Arben Ndoka, i bërë deputet nga Edi Rama.
“Instalimi prej Kryeministrit në Parlament i instrumentit të dhunës përmes përdorimit të këtyre personave për të kërcënuar dhe goditur opozitën, ka krijuar një situatë tensioni politik dhe kjo e ka detyruar Partinë Demokratike të ndërpresë marrdhëniet me Kuvendin, për të shmangur skenaret e gjakderdhjes”, tha ai.
Po kështu, theksoi Basha, dyshja Rama-Meta jo vetëm nuk ka ndërmarrë asnjë reformë, por po thellon konfliktin politik në vend, duke rrezikuar stabilitetin politik dhe shoqëror dhe duke minuar ecjen e Shqipërisë drejt integrimit Europian.
O ZOTI BASHA EUROPA E DI SHUME MIRE KUSH JENI JU ,,,,,, JU VRATE DHE VODHET SHQIPETARET
DHE JENI ATY TE SABOTONI VENDOSJEN E. SHTETIT LIGJOR ,, NUK JENI ATY TE PUNONI PER POPULLIN
POR TE. MBULONI. VRASJET DHE VJEDHJET KOLOSALE ,,,, MJERE POPULLI SHQIPETAR KE KA NE KRYE ,,
Ato gabime qe beri Rama me bllokimin e tre ligjeve ,i bete dhe ju me greva me peticione e tjere.Habitem se kush e beri lulin politikan ,por vetem sygjerimi qe i ben ministres italiane se si duhet te analizoje nga ana diplomatike gjendjen ne shqiperi tregon se cfar niveli ka.Kritika mund te kete, se jo cdo gje shkon vaj ,por duro ,se akoma nuk eshte mbushur viti,kur ju me pahir ndejtet ne qeverisje 8vjet,duke e dorezuar pushtetin ne humnere per cdo gje,si ne ekonomi ashtu dhe ne drejtesi,pra ju jeni shembull negativ dhe nuk keni tagrin e duhur per te vleresuar qeverine e sotme.Te shikojme se si do te qeverisin keto dhe ne zgjedhjet e ardheshme do jete vet sovrani qe do te vendose.
Te analizi ne thellesi do te thote te shkosb ti ne burg per rrugen e kombit, per 21 janarin dhe per faljen e detit.
Ja fyelli po meson boten se deri dje e ”cuditi ”me mend e tij .
Ambasadori i Italise eshte pergjegjes qe ka pergatitur takimin e
ministres se jashtme , zonjes Mogherini me hajdutin e rruges se Kombit
dhe vrasesin e 21 janarit, Basha.
Te analizoje thelle bemat e Lulit e te Sali merhumit,le qe ata i kane analizuar me kohe krimet e tyre.
THelle e kane analizuar o bashuk muti dhe ju kane bere dalje.Por daljen me te madhe jua ka bere populli shqiptar.
epo su be kurre lider ky i shkrete.. I tha kesaj italianes se sa ka vjedhe ne Durres_kukes?
I tha se si i vrau 4 njerez ne mes te TR?
I tha se si i vodhi zgjedhjet ne Tr me 8 maj?
TURP
Kur ishte PD-ja ne pushtet, Komuniteti Evropian nuk arrinte te vlersonte sa duhej punen e perkryer te PD-se, sot Basha i meson Komunitetit Evropian se si duhet ta vlersoje Shqiperine!
Nuk e kuptoj se kujt populli i sherben ky njeri!
Kur Komuniteti Evropian shoreh mendime pozitive dhe inkurajon qeverine shqiptare te vazhdoje reformat, Basha eshte i pakenaqur dhe kerkon nga komuniteti te kete mendime nendra Shqiperise!!
Ky harron se populli nuk eshte aq injorant, qe populli nuk ka vetem kanalet televizive qe jane propogande zyrtare e partive politike shqiptare, pasi jemi ne kohen e internetit dhe infomohemi ne mijera burime te ndryshme!
Harron ky penxhivill se flitet per politike te jashteme dhe te nxish faqen e Shqiperise te homologet italiane i ul shanset vendit tend te perfitoje nga Komuniteti Evropian!
A e din ministrja e jashtme Italjane se kush eshte Lulzim Basha dhe ku duhet te ishte sot po te kishte drejtesi. Ndoshta nuk e din, se eshte e re ne kete detyre. Ish ministri Skajola u denua per korrupsion, per mos deglarimin e nje apartamenti me vlere nje miljon Euro te falur nga nje inprenditor. Po Lulzim Basha i akuzuar per dyqin e njezet miljon Euro per rrugen e Kombit dhe per 4 te vraret e 21 Janarit ne Bulevardin e Deshmoreve, çfar duhet te beje populli kur drejtesia nuk funksionon? Jo vetem kjo, por me paturpesine me te madhe flet dhe ne emer te popullit!
Popull ker kete jane vetem kriminelet, se me ato ka bashkpunuar deri me tani, dhe ata nuk pranojne qe ti perfaqsoi Lulzim Basha. Kan te drejte, se Lulzim Basha eshte nje shkalle me ulet se kriminelet.