Dëshpërohet Del Ponte: Mëkat që nuk ka dëshmi

29 Korrik 2014, 15:03Rajoni TEMA

 “E dini, nuk jam e befasuar, sepse është shumë më vështirë të bëhen hetime të duhura pas kaq shumë vitesh prej kur kanë ngjarë ato gjëra”, ka thënë ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla Del Ponte, në një deklaratë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Reagimi i saj erdhi pas publikimit të raportit të prokurorit Williamson për krimet e luftës nga UÇK.

Ajo edhe njëherë është “ankuar” që sa ishte vetë në Tribunal, nuk ka mundur të bëjë më shumë, sepse “askush nuk i kishte ndihmuar”, transmeton Gazeta Blic.

Ish- kryeprokurorja e Hagës ka shprehur “shpresën” që ndoshta në të ardhmen do të gjinden dëshmi të mjaftueshme të dëshmohet për “tregtinë me organe”, duke thënë se nga konferenca për shtyp e Williamson bëhej e qartë që ai vet ishte i bindur që ka patur tregti organesh, raporton Telegraf.

3 komente në “Dëshpërohet Del Ponte: Mëkat që nuk ka dëshmi”

  1. Saimiri says:

    “Dëshpërohet” Del Ponte, “gëzohen” “gazetarët” e Temës…(?!)

  2. Bardhi says:

    Eshte e kuptushme qe keta njerez kerkojne te pasurohen me pozitat e hetuesve dhe prokuroreve te paguar nga Kombet e Bashkuara. Keto sherbime te gjata jane shume te kushtueshme. Nga ana tjeter duket qe keta prokurore zviceriane jane te vetmit qe i meshojne kesaj rrene qe luftetaret kosovare kane bere tregti organesh. Nderkohe nje gje e tille mund te jete bere shume mire nga ana e serbeve dhe qeveria e Kosoves duhet te hape apo kerkoje te njeta hetime ndaj serbeve qe njihen qe mund te bejne krime te tilla monstruoze.

  3. mëkat says:

    I ka duart me gjak femijesh Shqipetarsh kjo dhe Dik Martini i Zvicres pasi nuk pushonin se ankuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje