Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, e ka nisur nga qyteti i Gjirokastrës turin “Punë e mbarë”, një nismë vizitash në të gjitha ato biznese që përfituan nga “Fondi i Nxitjes së Punësimit” duke punësuar më shumë se 3 mijë njerëz. Vizitën e parë, z. Veliaj e bëri në një biznes fason të zonës, i cili u shpall fitues për të përfituar nga fondi 2.7 milion dollarë, por që vetëm pak kohë më parë rrezikonte falimentimin.
Në fjalën e tij, ministri Veliaj u shpreh se 3 mijë shqiptarë janë sot të punësuar në biznese të ndryshme, falë suksesit dhe transparencës me të cilin u kryen aplikimet për Fondin e Nxitjes së Punësimit, ndërsa ka bërë të ditur se prej fillimit të vjeshtës, 5 milion dollarë do të shkojnë në ndihmë të biznesit fason dhe fondit të punësimit, si pjesë e paketës fason.
“Po e fillojmë nga Gjirokastra turin ‘Punë e mbarë’ për t’i treguar të gjithë shqiptarëve se kush janë përfituesit dhe 3 mijë të punësuarit nga Fondi i Nxitjes së Punësimit. Sepse taksapaguesi duhet ta dijë se kush po ndihmohet me taksat e tij”, deklaroi Veliaj, duke vënë në dukje se Shqipëria sot është vendi më kompetitiv në rajon.
Ai shtoi se, në vjeshtë, për Fondin e Nxitjes së Punësimit do të vihen në dispozicion edhe 5 milion dollarë, veçanërisht për biznesin fason, si pjesë e paketës së madhe për fasonët.
“Dje në Kuvend kaloi edhe Kodi i ri Doganor dhe më vjen mirë që një pjesë e lehtësirave për biznesin fason u përfshinë në atë kod. Prandaj, ftoj të gjitha bizneset të informohen tek zyrat e punës se çfarë mund të ofrojë Fondi i Nxitjes së Punësimit”, tha z. Veliaj.
Turi “Punë e mbarë” do të vijojë gjatë verës edhe me vizita në biznese të tjera në të gjithë vendin. Ndërkaq, vetëm në Gjirokastër janë 152 persona të cilët janë punësuar nëpërmjet Fondit të Nxitjes së Punësimit.
Turi “Propagande shume e pune pak per te mos thene hic”.
Ja ku doli dhe ky shoku minister, qe mbulon dhe ceshtjet e LGBT-se. Kete pune e ben mire, mundohet i shkreti, por ceshtja eshte qe nuk eshte as cun Tirone nga ato te vertetet, as cun blloku, as cune Tepelene, e as Skrapari; ky eshte mistrec Berati.
Bravo Erion ndihmoje sa te mundesh LGBT-ne se mbase atje hapet ndonje vend pune se pune tjeter s’po gjen per shqiptaret. Te na rruac!
Me karagjoz minister nuk behet. Ky pandeh se populli qenka kaq shume budalla sa qe ky te fryje bythen.Nje i punesuar me programet e ketij karagjozi merr 50% te pages
minimale dhe me kryesorja te gjithe te punesuarit jane nga kontigjenti i punenjosve aktuale te cdo kompanie me vecorin qe nuk i kishin te regjistruar.Hajde me tu mbyllte hajde i themi ne nga Poradeci
Lej Feni Veliaj e ke kthyer Ministrine ne OJQ qe ka emrin “Karagjozlleqe pa Kufi”.
Hej velo, na cave trapin, cfare po ben? Ku po shkon? Cbere me qorrin e pasur? Ja mbyLle gojen? A rate ne kompromis.turp dhe zi per kete vend nje vit dhe ju na tregoni perraLla e ngaterroheni me punet e njeri tjetrit, veshtire ky vend te behet me njerez me vizion llapaqenesh mediatik. Ja keni mesuar mire zanatin bershogebelsit per propogande, mallkim per ju qe harroni te kaluaren tuaj, mundimet e prindit per tju rritur e ne fund sdi cbeni. Cfare mundesie I jepni sot nje djali te ri pa baba? E keni provuar vete. Sqaro shqiptaret e boll me lloqe
Erion Veliaj ( alias Xheladin Qyrku) kujton se njerezit kane memorje te shkurter per te kujtuar po te njejtin fond punesimi pas 1998 qe dihet se si perfundoi.Veprimi me i mencur do ish te heshtete.
Po foto per Facebook beri?