Më pak studentë të rinj në universitete, rriten dhe tarifat e studimit

1 Gusht 2014, 09:07Sociale TEMA

Këtë vit pritet të ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve publike rreth 20 mijë studentë. Ose e thënë ndryshe rreth 11 mijë studentë më pak se vitin e kaluar, kur në universitete u pranuan plot 31 mijë studentë.

Sipas propozimeve të bëra nga Ministri e Arsimit të cilat së shpejti do të marrin edhe firmën e qeverisë, në të gjitha universitetet e vendit është parashikuar të pranohen 19,726 studentë.

Ndërkohë, mësohet se edhe tarifat e studimeve kanë pësuar një rritje të moderuar për një sërë programesh.Mjekësia, artet dhe shkencat sociale,vijojnë të jenë degët më të shtrenjta.

2 komente në “Më pak studentë të rinj në universitete, rriten dhe tarifat e studimit”

  1. Hajduti says:

    Stil anglez….kush ka brum..dhe vullnet..por dhe rrezikon te shpenzoje..le te trokase ne universitet…

  2. A says:

    Arsimimi duhet te jete masiv duke filluar nga ai fillor, unik dhe i mesem i pergjithshem dhe ne shume profile. Kurse arsimi i larte ose universiteti duhet te bazohet ne mesataren e notave ose te pikeve gjate periudhes se arsimit te mesem.
    Shqiperia nuk ka pse te marri per baze sistemet e arsimimeve me pagesa te larta si ne Britanine e Madhe, ne SHBA, se ne kete menyre ne menyre te vecante shkojne ne universitet nxenes nga familje me te ardhura te larta financiare, ne nje kohe qe mund te jete nxenes te dobet, qe nuk e meritojne te shkojne ne shkolla te larta dhe per me teper mund te jene deficente.
    Kemi rastet ne Shqiperi, kur familje me te ardhura te larta financiare, kuptohet keto te ardhura i vine nga menyra korruptive si i fitojne dhe te pamerituara (te vjedhish shtetin, popullin dhe thesarin e bankes) i dergon femijen e tyre ne shkollat dhe universitetet me te shtrejta te botes deri ne “Planetin MARS” me vite dhe si perfundim jo qe nuk marrin diplome, por rezulton qe nuk kane mbaruar as vitin e pare. Pastaj vine dhe marrin diplomen ne Universitetin Kristal, ne UET, etj.
    Prandaj arsimimi duhet te kete kujdesin e prinderve, por eshte edhe selektimi natyror, nje i pa afte, nje debil nga natyra prej parave te nenes ose babes nuk behet as i afte dhe as i mencur. Sepse keto lloj tipash zene vende te pamerituara dhe largojne te aftet qe nuk kane pare per te vazhduar shkollat. Shembulli eshte Banka e Shtetit Shqiptar e mbushur, qe nga Governatori i Bankes ARDIAN FULLANI, me debila nga familjet mafioze te politikes shqiptare qe nuk dine gje tjeter vetem me vjedh dhe grabit dhe po nga keto politikan keto nuk i quajne HAJDUT, por jane MEKATAR, fjale e re ne fjalorin e gjuhes shqipe. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje