Sekuestrohen 300 kg marijuanë/ Policia italiane arreston dy shqiptarë (VIDEO)

31 Korrik 2014, 12:18Sociale TEMA
Sekuestrohen 300 kg marijuanë/ Policia italiane arreston dy shqiptarë

300 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia italiane e ndërsa janë arrestuar 7 persona, dy prej të cilëve janë  shqiptarë.

Sipas autoriteteve italiane lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe kishte mbëritur në Catania përmes Pulias, në Sicili.  Dritan Dervishaj 31 vjeç dhe Sabaudin Celaj 46 vjeç janë dy shqiptarët e arrestuar.  

Sipas policisë droga kapte shifrën e rreth 2 milionë eurove.

Gjithçka nisi rastësisht, në kontrollet rutinë të Guardia Di Finanza në zonën e parkimit të qendrës tregtare “Porte di Catania”.

Ndërkohë rreth një automjeti tip “rulo” dy shqiptarët, sipas policisë, po prisnin klientet e tyre. 5 të arrestuarit e tjerë erdhën me 2 automjete për të marrë lëndën narkotike, ndërsa në këtë kohë kanë ndërhyrë efektivët e policisë. 

4 komente në “Sekuestrohen 300 kg marijuanë/ Policia italiane arreston dy shqiptarë (VIDEO)”

  1. durresi says:

    lajmi ne fillim u dha per tre tre ton. gazetare leshiiiiiiiiiiiii

  2. sativa says:

    Gjynah,gjith ato para.Jo vetem qe na i marin italianet por na fusin edhe ne burg.Edhe Italia nuk eshte formuar nga te ardhurat e Bunes por te kanabisit.Legalizoheni,bejme ndonje cigare brenda per brenda por edhe turiste qe do kete me shume se ne Capri e Ischia, e t’i futen ekonomise se merdhire shqiptare,me miliona.Pse me kashten tone te nxjerrin tym oxhaqet e Italise?Edhe italianet,jo vetem canabisin,por kane futur edhe ushtrine ne vendin tone me ne krye shokun Duce.

  3. PrapambetjetOsmane says:

    Cok gyzel-et e ballkanit, stersternipat e mahmut sulltanit, xhihadistet moderne te isis me makina turistike ! Sabaudinet dhe dervishet arianet autokton ! Te pakten e muhaxheri e pranoi hapur nga e kane ardhur te paret e tij.

  4. shpatari says:

    buk e kryp e zemer te bardh te bardh oj demokraci se mbaruet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje