Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj i kërkon vartësve të tij të lënë zyrat dhe të angazhohen në bindjen e investitorëve potencialë të kthehen në investitorë realë.
“Ne jemi shërbëtorë të ndërmarrjes. Ky është fillim i përgjegjësi. Secili nga ne duhet të sjellë, të ndihmojë një investitor vendas apo të huaj. Vetëm nëse kemi arritur t’i lehtësojmë procedurat dhe orët e ecejakeve në administratë dhe ata investitorë potencialë janë kthyer në investitorë realë, atëherë ne kemi të drejtë të jemi krenarë që kemi bërë zhvillimin ekonomik. Prodhimi i letrave nuk është punë”, tha ministri Ahmetaj gjatë analizës së punës së institucionit që drejton.
Ai theksoi se deri në fund të shtatorit do të nxjerrim jashtë duarve tona për t’u shitur të gjitha aksionet e ngelura në sektorë jo strategjik. Ndërsa në fund të vitit 2015 ai premtoi përmirësim të renditjes së Shqipërisë në të gjitha vlerësimet e insitucioneve financiare ndërkombëtare.
Në vijim ai konsideroi si sfidë për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, integrimin e tregut shqiptar në atë rajonal e europian Ahmetaj foli për situatën e rëndë në të cilën ndodhej ekonomia shqiptare ndërsa parashtroi sfidat për rritjen ekonomike.
“Kishim para një shkëmb dhe mbrapa një grope. Ish-qeveria Berisha e la ekonominë në një stad të vështirë, dhe sot ka një diferencë të madhe mes asaj që gjetëm dhe asaj që kemi përpara. Detyra jonë është të lehtësojmë terrenin ekonomik në favor të sipërmarrjes”, tha Ahmetaj, duke shtuar se kjo do të përkthehet në mirëqënie për qytetarin e në vende pune.
Sipas tij, gjeneratorët e dikurshëm të ekonomisë shqiptare si ndërtimi apo remitancat nuk ekzistojnë më.
“Detyra jonë është të punojmë për të promovuar gjeneratorët inovativ të ekonomisë që janë prodhimi vendas, drejtimi me sytë nga importi në manifakturë dhe bujqësi, shërbimet, turizmi dhe industria mekanike”, vijoi ministri i Zhvillimit Ekonomik.
Ahmetaj informoi se jemi duke nënshkruar një marrëveshje me një nga kompanitë më të rëndësishme të industrisë mekanike italiane.
“Eshtë një lajm i mirë se tregon se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të kthehet në destiancion interesant i investimeve të huaja. Jemi treg i vogël dhe i izoluar. E vetmja mënyrë është të integrohemi me shpejtësi në tregun rajonal dhe në tregun europian duke rritur konkurueshmërinë e ndërmarrjeve tona, jo vetëm përmes financimit të inisiativave të tyre modeste, por nga një bashkëpunim dhe lehtësim i jetës së sipërmarrjeve dhe nga rregulla të cilat në shumicën e rasteve për shkak të përthyrjes dhe abuzimit kthehen në elementë korrupsioni”, tha ai.
Po ashtu, ministri Ahmetaj informoi se dy institucionet, QKR dhe QKL do të bashkohen në një, për të thjeshtëzuar dhe ulur numrin e ecjake të sipërmarrjes.
Shembullin më të mirë të angazhimit tonë e tregoi, sipas Ahmetajt, paketa fason përmes së cilës u hapën 3500 vende pune.
Sipas tij, në 5 muajt e parë të këtij viti eksportet e manifakturës janë rritur me 87 milionë dollarë, ndërsa sfidë është që deri në fund të vitit të shkojnë në 180 milionë dollarë më shumë se një vit më parë.
Kjo eshte nje iniciative shume e mire dhe qe duhet te perkushtohemi te gjithe per te sjelle sa me shume biznese te huaja sepse bizneset e huaja perkthehen ne me shume vende pune per ne.
Reformat qe ka ndermarre kjo ministri kane krijuar nje ambient shume te favorshem per zhvillimin e biznesit si ate shqipetar dhe ate te huaj.
Prandaj cdo biznes i huaj qe kerkon te vije ne shqiperi do te gjeje nje mbeshtetje shume te madhe nga shteti dhe kjo vetem ne saje te vullnetit te kesaj ministrie per te zhvillar ekonomine.
Biznesi fason eshte shembulli me i mire i mbeshtetjes qe i ka dhene kjo qeveri zhvillimit te biznesit.
Sot kemi nje ministri dhe nje qeveri te pergjegjeshme per sjelljen e ekonomise ne ritme rritese.
Urime masat tuaja per paketat fason, lehtesimi i procedurave ne qkr edhe ne qkl jane nder masat me te mira qe ju si ministri po i jepni ne ndihme bizneseve.
Sot fale punes tuaj sot kemi nje ekonomi te ringritur, me nje marrdhenie vesimi me biznesin, vende te reja pune edhe mobilizim te faktoreve te rinj te rritjeekonomik.
Dita dites po vine lajme te gezueshme per shqiptaret edhe per ekonomine tone. Marrveshja qe ju permendi do rrisi me shume ekonomine edhe do krijoj me shume punesim per shqiptaret.
Lehtesirat qe ka krijuar kjo qeveri duke hequr disa taksa dhe ulja e burokracive pop sjell frytet e saj. Fakt eshte kompania polake qe kerkon qe te marre kombinatin e prodhimit te sheqerit.
Puna e ministrise se zhvillimit ekonomik ka qene super.
Biznesi fason eshte shembulli me i mire i mbeshtetjes qe i ka dhene kjo qeveri zhvillimit te biznesit.
Sot kemi nje ministri dhe nje qeveri te pergjegjeshme per sjelljen e ekonomise ne ritme rritese.
Urime per kete iniciative zoti minister.
O Mero. Pse i lejon keto plehrat qe marin rrogen vetem per te komentuar? Jane bërë bajate ne cdo teme me te njejtat fjale rrobotike te thena ne kor. Me vjen keq per qyqaret e shkrete se e di qe komentojne nga halli, per nje cope buke po c’taksirat kemi ne te lexojme te njejtat karlluqe ne cdo lajm. Tani na kishte ngel edhe te degjonim lavderime per Arben Ahmutin.
Zoti Minister, duhet te ndikoje qe procedurat per biznesin te lehtesohen dhe thjeshtohen si dhe te ulet niveli i burokracise ne shtet. Ndoshta ministria juaj duhet te marre me shume kompetenca, mqs eshte porta e pare e investitoreve te ndryshem..
Urime ministrise se zhvillimit ekonomik tregetise edhe sipermarrjes per prioritetet e arrira ne 300 dite
Faleminderit qe po i ktheni buzqeshjen shqiptarve. Politikat tuaja per zhvillimin ekonomik jane per tu pershendeetur
si ka goej e flet more … http://bit.do/vjedhja-e-thesarit-fullan
Perfundimisht ky nuk di sec di, eshte bere per tu meshiruar.
Ne fillim shkruajti letra te gjitheve, tani ofron motivime ne zbrazeti te vartesve?? Pasiguria (spo them me dashamiresi padituria) e ketij ministruci po rivret ekonomine te atrofizuar prej malokerise dhe Bodeve
Arben Ministri- e verteta ekonomike egzistuese eshte gjeja me me vlere qe ke. Kete vlere (pavaresisht se cfare eshte) ekonomizohe -per kete paguhesh dhe jo per fushata motivimi te vartesve te tu. Kush seshte i motivuar te qerrohet nje ore e me pare. Taksapaguesit spaguajne per tja u ngrefur vartesve te tu. Na cudite per zotin
A kan cipe keta *ripjellesit*??????
Ke te drejte Ahmetaj, qe u thua vartesve te bejne ceshte e mundur per te afruar investitoret e huaj,por kjo gje don profesionista dhe jo miq e shok qe nuk kane haberin ne ato pune.A keni bere ju ndonje konkurs per te marre ne dikaster njerez te zot?Une them se jo ,pasi dhe Harito e trubetoje me te madhe konkurset per ne administrate dhe ato thjesht ishin nje slogan,dhe shumica e atyre qe aplikuan u mashtruan.E dyta dhe me kryesorja per te terhequr investitor eshte diplomacia ekonomike ,ku ambasadat duhet te reklamojne burimet natyrale dhe njerezore te Shqiperise si dhe lehtesirat ekonomike qe afron shteti shqiptar.Ne shtete te zhvilluara keto pune i kryen njerez “matrapaz”ne kuptimin e mire te fjales qe dine ceshte perfitimi ekonomik nepermjet komunikimit perfekt me bizneset e huaj dhe serioz.
Cfare turpi! Njerez qe paguhen per t’i bere elozhe nje ministri hajdut dhe qe paska kthyer ekononmine shqiptare ne rrijte?!
Ku eshte kjo rilindje ekonomike? Ku eshte punesimi i famshem?
Kane hapur ca zyra punesimi per militantet dhe e quajne sukses.
Ky ministri qe ka akoma dosjen ne prokurori per skandalet me Albtelekomin, tani thote do privatizojme pjesen e mbetur te aksioneve ku dhe Albtelekomi perfshihet ketu.
Si mundet te lejohet nje konflikt i hapur interesi?
Ky eshte shembetllyra e vjedhjes ordinere! Nje minister hajdut me fytyre orangutangu!
Rilindas te shpifur! Zot shpetoje kete vend nga keta shushunja!
hahahahahahaha liza ne boten e cudirave