Territorialja/Peleshi: Do zhvillohet fshati, nuk kufizohen investimet (VIDEO)

30 Korrik 2014, 12:04Sociale TEMA

Reforma territoriale do të zhvillojë fshatin duke mos i kufizuar investimet në këtë zona në projekte të izoluara infrastrukturore. Kështu u shpreh zv/Kryeministri Niko Peleshi gjatë takimit të zhvilluar me banorë të të komunës Pezë, ndërsa mori pjesë në inaugurimin e përfundimit të punimeve në rrugën Pezë e Madhe-Pezë e Vogël.
 
I shoqëruar nga ministri për Çështjet Vendore Bledi Cuci dhe deputeti Artan Gaçi, zv.Kryeministri Peleshi foli për përfitime financiare të drejtpërdrejta që do të ketë vendi nga kjo reformë, shifër që arrin deri në 60 milionë dollarë në vit.

Zëvendëskryeministri e cilësoi reformën si të vonuar dhe një korrigjim historik, ndërsa sa i përket investimeve në fshat tha se në të ardhmen, me hartën e re, do të kenë nje qasje integrale.
 
Investimi dhe përfundimet e punimeve në rrugën Pezë e Madhe–Pezë e Vogël u mundësua fal çeljes së fondeve nga ana e Fondit Shqiptar për Zhvillim, që ka mundësuar dhe shtrimin e linjës së re të ujësjellësit.

Ky aks rrugor i lidh 6000 banorë të Komunës Pezë me rrugën nacionale, duke rritur mundësitë për një zhvillim të mëtejshëm ekonomik dhe turistik të zonës. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje