Komisioni i Sigurisë miraton ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa Garda e Republikës nuk do të shkrihet, por do të ndryshojë emërtimin. Në mbledhjen e Komisionit është miratuar neni 22 i pr/ligjit për Gardën e Republikës i cili parashikon moshkrirjen e Institucionit, por ndryshimin e emrit të saj në Drejtorine Ruajtjes së Personaliteteve.
Ndërkohë komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë si dhe ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit me ndryshimet e bëra nga Komisioni i Ligjeve.
Gjatë diskutimeve në mbledhjen e sotme mbi çështjen e sigurisë kombëtare deputeti Pjerin Ndreu theksoi se është e nevojshme ngritja e një agjencie. Sipas tij, aktualisht nuk ka asnjë agjenci që të analizoje informacionet për sigurinë.
“Mungon funksionimi i një agjencie për sigurinë, një bërthamë, të harmonizojë informacionet për sigurinë. Në draft duhet të parashikohet ngritja e kësaj agjencie”, u shpreh Ndreu.
Gezohemi për ata qe ushqejn femijet me kte puner.