Procedohen penalisht kryetari i Komunës së Shëngjinit dhe dy funksionarë të saj, pasi kanë lejuar zaptimin e hapësirave publike në plazhin e Shëngjinit, nga plot 11 subjekte të palicencuara dhe të paregjistruara në QKR.
Policia e Lezhës dërgoi për ndjekje penale Salvador Kaçaj, 47 vjeç, kreu i Komunës së Shëngjinit, Oliks Gilaj, 34 vjeç, punonjës i Komunës Shengjin, Zef Malotaj, 56 vjeç përgjegjës i zyrës Tatim- Taksave.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Sektorin e Verifikimit të Terrenit, Drejtoria Rajonale Tatimore Lezhë, në hapësirat publike të bregdetit, përgjatë shëtitores.
Sipas informacioneve që përcjell policia e Lezhës, janë evidentuar 11 raste që kanë marrë hapësira publike pa licencën përkatëse.
Mësohet se shtetasi Oliks Gila dispononte një hapësirë publike ku kishte vendosur 40 çadra dhe 80 shezllona dhe nuk kishte licencë, i paregjistruar në QKR dhe pa NIPT.
Ndërkohë, materialet i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për veprat penale të “Fshehje e të ardhurave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 180 e 248 të Kodit Penal.
Pas lajmit ka reaguar kreu i Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj.
Kaçaj e ka cilësuar këtë si një sulm politik ndaj tij, ndërsa thekson se lejet janë dhënë në konform të ligjit dhe dokumentacionit përkatës.
Sipas Kaçaj ai nuk ka pasur asnjë dijeni për kallëzimin dhe se e është njoftuar nga mediat për këtë, ndërsa shton se policia po bën shantazh ndaj tij dhe se edhe ai do të dorëzojë kallëzim penal ndaj personave përgjegjës që sipas tij duan të dëmtojnë imazhin e Shëngjinit.
“Ky është një sulm politik për të dëmtuar imazhin e Shëngjinit. Lejet për shezlonge janë dhënë konform ligjit dhe kam të gjithë dokumentacionin. Tatimet kanë ushtruar kontrolle pa praninë e komunës dhe unë vetëm sot jam vënë në dijeni nga media për kallëzimin në Prokurori ndaj meje. Policia e Shtetit po bën shantazh, do t’i padisë ne Prokurori personat përgjegjës që duan të dëmtojnë Shëngjinin. Prokuroria do të nxjerrë të vërtetën,” është shprehur Kaçaj.
pse vetem ky paska lejuar? po te tjeret? apo meqe eshte i pd ky
po dhermiun qe ja dhane me koncesion njerit mbasi ja hoqen tjetrit dhe mbasi qytetaret qe moren me qera vendet e ketij me mendjen qe sdo i jepej te tjereve leja, u zyten sepse u mbush plot me te tjera pa leje qe bashkia nuk i kontrollon fare ose me mir mbyll syte. si i behet?
te kene me qene ta bejne kete ne gjithe Shqiperine duke perfshire edhe Tiranen, qe behet nje evazion i papare. Bizneset e vogla familjare jane ato qe e hane gjithmone, kurse keta te medhenjte nuk i hyn as gjembi ne kembe, bejne si u do qejfi.
Po plazhin e Durresit kur do e shofin.Po Vangjon kur do ta cojne n prokurori?? Se plazhi modh ka maru pune me kohe po edhe ke Currilat ska lene mo ven. Mos flasim per shetitoren se aty ska mo trotuar kur e mbyllin edhe nga maknat ne darke i ke tavolinat deri ne mes te rruges.Qe mos flasim per shetitoren buze detit vetem era petlla dhe kong italione me zo te nolt qe flasin per uccellino zogu i ngref dhe zogu i shkref,po kur te vdesi nanji te ato lojnat kane per tu kujtu per kolaudimin po prape ka per tja hudh Vangjo do thote kane qene pa leje.
Po shikoni rruget dhe troturet e Tiranes. Nuk ke ku te kalosh nga klubet qe kane zene trotuaret, rruget me karrige per makinat etj.Bejne ndertime si ne lagjen time ke fusha e zeze, ku shtrohet asfalti i rruges me pllaka dhe behet klub, vihen pengesa per makinat para dyerve te klubeve etj etj. Sa keq qe jetojme ne kete vend ku edhe shpresat sa vine e po veniten. Iku nje qeveri e qelbur erdhi nje tjeter e pjerdhur.
ky nuk eshte i pd por i ps ose i lsi
Te rrime shtrember , e te flasim drejte..!!!
Ne Plazhet tona , ne qofte se i themi dote plazhe , eshte turp te shkosh e te vesh çadren tende diku. Sepse duhet te perballesh me te forte e me pronare te lloj lloj rrace e forme.
Ky nuk eshte i vetmi rast , ne te cilin pushteti vendor , dmth vete Shteti Shqiptar, abuzon , vjedh, shperdoron, merr neper kembe, te drejten e qytetareve te lire.
E ku pastaj , ti kerkoj une llogari atij te fortit , ne plazh, i cili kujzon me te vertete se plazhin ,reren ,detin , ja ka lene me te vertete babai…!!!!
Pffffffdf…….!!!!!
Shume u perfol Rilindja, Edi Rama me idete e tij perparimtare, !!!!
Por fatkeqesisht , nga dita ne dite , dalin ne pah , mangesite e medha qe ka akoma puna organizative e instancave te rendesishme te shtetit.
Uroj qe Rilindja te mos fundoset neper llumra te tilla , te mos bjeri poshte pa u realizuar te pakten 30% e atyre qe u prmtuan me aq shume Tam-Tam perpara qershorit 2013.
Me rrespekt.!
Ne komunat rreth Tiranes eshte bere nami. Eshte nje gjendje katastrofike e pronave te cilat jane vjedhur dhe eshte bere sic kane dashur agallaret dhe delenxhinjte e ketyre zonave. Fermeret ende nuk kane marre pronat, pasi duhet te paguash apo te lesh pjesen per keta mytebere te pashoq. Kete duhet te shohe qeveria, e jo te beje parada duke dhene disa certifikata pronesie. Kjo pune u takon qeveritareve vendore e jo kryeministrit. Ne se nuk e bejne kete pune per te cilen marin rrogen, te largohen e tu lene vendin atyre qe e bejne kete pune. Vete te japin llogari, e te kthejne pagat e marra me pa te drejte!
Zaptimi i plazheve publike eshte nje problem shqetesues.
Ne krye te kesaj bande qendrojne Kryetaret e bashkive te zonave turistike.
Ne disa qytete nuk mjafton vetem zaptimi i plazheve publike,as tretuarve,por kane “privatizuar” dhe 1/2 e bulevardit.Pyesini per kryetarin,eshte socialist 24 karade !
në Durrës, plazhi është pushtuar nga piratët e privatët në masën 90%. Në Sarandë është zaptuar në masën 60%. Në Vlorë është zaptuar në masën 75%. Në masën 70% është zaptuar në Shëngjin. Në masën 50% është zaptuar në Velipojë. Në masën 40% ëshët zaptuar në Divjakë. Në masën 35% është zaptuar në Seman. Në masën 60% është zaptuar në Pogradec. Në masën 90% është zaptuar në Golem. Në Himarë është zaptuar në masën 60%. Në Borsh është zaptuar në masën 40%.
Ec or injorant ,ti je një hajdut ordiner !.. kush t’ka çu ty aty or bole.
Na provokojn duke e ditur qe janë gabim.
Po ti mor qelbanik hajdut pa skrupull qe kujton se vendi qe perfaqeson ti dhe gjith ata si ty qe si hienat gjuajn kermen dhe pushtoni plazhet !Ptu…rrac ordinere qe ke ne maj te gjuhes se qenka ndjekje politike ku gjith krokodilat si ty kan gjetur gjuhen e mbrojtjes !Cjan kta bandit dhe ku e gjekan kurajon te zaptojn plazhet e te mos len te ngresh as cadren tende??Askund nu ndodh kjo !Edhe ne vendet jasht Shqiperis ku jan te lincesuara vendosjet e shezllongeve e cadrave ,askush nuk te detyron te ngresh ti tenden e te ulesh ku te duash sepse nuk kan vendosur as gardhe e as bodigard qe te kercenojn po nuk i pagove ! Cfar njerez ,cfar hajdut ,cfar imoralesh pjell ky vend qe jua ……….dhe pak e kan ! Ti ndyresir passi ushtria te pastroj halellikun dhe mutin qe kish mbushur plazhin vrapove te vesh shezllonget e te shurosh si luanet ne xhungel kur duan te tregojn se aty esht zon e tyre e gjahut ! Nuk dike asgje, por cfar di ti or firaun e pse je aty ku je !Ishalla e ke kemb te mbar e mer me vete te gjith halet kudo qe bejn po kte gje !