Matura Shtetërore/ Nikolli: Gjetëm shkolla private të licencuara, por fiktive. Testet nuk shiten më

29 Korrik 2014, 11:21Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolli raportoi në Komisionin parlamentar të Arsimit dhe Medias në lidhje me maturën shtetërore.

Nikolla theksoi se gjatë maturës shtetërore janë bërë disa inspektime në disa shkolla që ka pasur shumë mbetës dhe ka rezultuar se janë shkolla të licensura private, por që kanë qenë fiktive.

Në vijim ministrja e Arsimit shtoi se “Qeveria dhe dikasteri që ajo drejton është e vendosur për t’i shkuar deri në fund rishikimit të licensës së këtyre shkollave dhe madje edhe tek mesues konkretë.”

“Qeveria vendosi një standard të ri për maturën shtetërore me 20% të pyetjeve si kufi për kaluesit”, tha Nikolli duke shtuar se “testi kombëtar për çdo lëndë u zgjodh në mënyrë kompjuterike, duke rritur kështu sigurinë.”

Nikolli nënvizoi se tashmë, matura shtetërore është larguar nga përvoja e kaluar ku sipas saj testet shiteshin rrugës, ndërsa shtoi se  janë penalizuar ata që tentuan të kopjojnë si dhe ka nisur kallëzimi penal për mësuesit.

Ministrja e Arsimit, tha se “gjatë këtij viti të maturës shtetërore, kalueshmëria ishte në vlerën 67%, ndërsa nota mesatare ishte 6.7.”

Megjithatë Nikolli bëri të ditur se janë hartuar programe ndihmëse për maturantë mbetës, në mënyrë që të dalin me sukses në sesionin e dytë.

Duke folur për reformat që do të marrë Ministria e Arsimit në vitin e ardshëm shkollor, Nikolli theksoi se duke filluar nga ky shtator 120 tekste shkollore do hiqen nga katalogu i teksteve pasi kishin probleme, duke shtuar se nëse nuk do të korrigjohen nga botuesit do të hiqen fare.

2 komente në “Matura Shtetërore/ Nikolli: Gjetëm shkolla private të licencuara, por fiktive. Testet nuk shiten më”

  1. Dajë says:

    Po i kujtoj Zonjes Ministre qe veten kete vite kur ajo drejton arsimin,qe ne nje rrethe te vogol veriori jan dhan mbi 15 diplloma maturanteve qe nuk kan shkuar asnje dite ne shkoll.pasi nuk ndodhen fare ne Shqiperi por kan paguar nga 2000 deri 3000 paund,nje drejtuesi kryesor te ketij rrethi.Kjo ka ndodhe Z.Nikolla me reformen tuj ne Arsim.

  2. malo says:

    Po ska si te ndodhe ndryshe sepse Drejtor shkollash jane po ata qe kane qene edhe ne kohen e PD. Ministrja te krihet e lyhet dhe te dale ne TV e ti rroje Rames, por ne fakte asgje ska ndryshuar. Socialistet vetem premtojene dhe genjejne. Ti shohim ne votimet e tjera. Prandaj o popull mos u besoni se keta jane me genjeshtar se injorantet e Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje