Mijëra besimtarë myslimanë festojnë Fiter Bajramin/Politika uron: Sot të gjithë të barabartë (VIDEO)

28 Korrik 2014, 13:04Sociale TEMA

Mijëra besimtarë myslimanë festuan qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm Fiter Bajramin. Në Tiranë riti i faljes, ashtu si edhe në çdo vit tjetër është zhvilluar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa drejtuesit e Komunitetit Mysliman i kërkuan kryeministrit Rama të respektojë “këtë det njerëzish” ashtu si dhe komunitetet e tjera e t’iu japë xhaminë e premtuar. Falja e namazit u bë në orën 6.23 dhe u shoqërua me këndimin e Kuranit dhe ligjëratat e krerëve myslimanë.

Në faljen e tij, Kryemyftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka ngulur këmbë në një këshillë, në një porosi, që ua ka dhënë mijëra besimtarëve të mbledhur në shesh dhe atyre që e kanë ndjekur fjalën e tij përmes televizionit: “Të kemi kujdes familjen, familjen dhe familjen” ka theksuar ai tre herë me radhë.

Sheshi “Gensher” i Elbasanit ka mbledhur mbi 3 mijë besimtarë, të cilët pas një muaji agjërimi janë lutur që zoti ta pranojë sakrificën dhe lutjet e tyre, për më shumë begati dhe gëzim në familjet e tyre. Gjatë fjalës së mbajtur gjatë ceremonisë së Faljes së Fiter Bajramit, Karai u bëri thirrje besmitareve për ti kushtuar me shumë kujdes e vemendje edukimit me Kulturën Islame sepse ajo sipas tij e vë njerëzimin në sherbim e në zbatim të ligjit.

Xhamia “Ebu Beker” në Shkodër, ka mbledhur besimtarë të shumtë në faljen e namazit. Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari ndërsa bëri thirrje për më shumë begati dhe harmoni në familjet shqiptare, apeloi që t;i jepët fund mashtrimeve dhe padrejtësive në emër të demokracisë dhe t’i hapet rrugë vlerave të vërteta njërëzore..

Korça ashtu si çdo vit përcolli mesazhin e saj për këtë festë të madhe të myslimanëve. Qindra besimtarë janë mbledhur para xhamisë së re, duke u lutur për më shumë mirësi rreth tyre.

Në Durrës, besimtarët kanë festuar Fiter Bajramin ku qindra besimtarë myslimanë kanë falur namazin duke uruar për për më shumë begati në familje e secilit prej tyre…

Fiter Bajrami mbushi Xhamite qe herët në mengjës edhe në rrethin e Pukës. Nga Xhamia e qytetit Myftiu i këtij rrethi Gëzim Kopani ka apeluar që kjo ditë të shërbejë si ditë e faljes , pajtimit dhe dashurisë në emrin e krijuesit të gjithsisë. Myftinia e Pukës organizoi dhe shpërndarje ndihmash për familjet e varfra.

Ndërkohë ashtu si çdo vit selia e Komunitetit Mysliman Shqiptar ka pritur në urime përfaqësuesit më të lartë të shtetit, forcave politike dhe Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama pas vizitës së tij në Komitetin Mysliman në një prononcim të shkurtër për mediat ka uruar besimtarët me rastin e festës së Fiter Bajramit.

“Urime, sot janë të gjithë të barabartë”, tha Rama.

Nishani

Gjatë vizitës së tij në Komunitetin Mysliman, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.

“Urimet më të mira gjithë besimtarëve myslimanëve. Nderojmë klerikët myslimanë që kontribuuan për vendin”, u shpreh Nishani.

Presidenti ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për më pak urrejtje dhe më shumë dashuri.

“Nuk ka gjë më të aftë se kjo festë për ta larguar urrejtjen dhe afruar dashurinë, pakësuar veset dhe shtuar virtytet, harruar mëritë dhe sjellë pajtimet”, ka theksuar Nishani.

Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit. Duke u ndalur tek ndërtimi i xhamisë së madhe, Basha theksoi se ky është një zotim i kahershëm.

“Një urim të veçantë për përfaqësues të Klerit, që e kanë nisur ditën në orët e para të mëngjesit, e ta vazhdojë me agjëruesit myslimanë e ti falënderoj për përgjegjësitë që kanë treguar dhe për shoqërinë tonë. Sakrifica e tyre të shpërblehet për ata vetë, për komunitetin, për shqiptarët pa dallim kudo që janë. Uroj që asnjë mos ti ik përgjegjësisë në këto detyrime që kemi, siç është dhe Xhamia e Madhe, si një premtim i kahershëm ndaj komunitetit dhe mbarë Shqipërisë.”, tha Basha.

Më tej, ai përcolli një mesazh të fortë për të gjithë, ku sipas tij rruga e drejtë do ishte dhe zgjidhja.

“Uroj dhe shpresoj se ky muaj reflektimi, faljes lutjesh të na shërbeje sa më mirë për të realizuar këtë projekt dhe për të na dhënë forcë pa dallim, të zgjidhim rrugën e drejtë, duke i shërbyer në politikë të drejtë.”, shtoi Basha.

Idrizi

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Fiter Bajramit. Duke u ndalur tek çështja e xhamisë, Idrizi theksoi se edhe këtë vit besimtarët myslimanë janë falur në rrugë.

“Sot dola bashkë me besimtarët për të kryer faljen, në shenjë solidariteti. Dhe sot falja u bë në rrugë, ndaj i kërkojë Qeverisë shqiptare që të marrë parasysh kërkesën e myslimanëve. i urojë të gjithë shqiptarëve gëzuar”, tha Idrizi.

Urime besimtarëve myslimanë i janë drejtuar edhe nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Në mesazhin e tij pas vizitës në KMSH, Meta theksoi se të gjithë duhet të tregohen të gatshëm për të reflektuar.

“I uroj të gjithë shqiptarëve dhe besimtarëve myslimanë gëzuar Fiter Bajramin. Është një ditë kur duhet të tregohemi më të gatshëm për të reflektuar për një të ardhme më të mirë për gjithë vendin. Kjo është një festë që nuk duhet të ndikohet nga zhvillimet e javës. Nga mot gëzuar Fiter Bajramin”, u shpreh Meta.

Arvizu

Urime për festën e Fiter Bajramit besimtarëve myslimanë i janë bërë edhe nga Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.

Pjesë e urimeve në këtë ditë të shënuar për besimtarët myslimanë ishte dhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i cili i përcolli urime shqiptarëve.

“Urime për shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Sot i urojmë gëzuar atyre që na lejuan të mësojmë si si përballohen vështirësitë. Fiter Bajrami na mëson raportin brenda nesh”, theksoi Majko.

Frroku

Kryetari i Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku, njëherësh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fiter Bajramit.

“Në këtë ditë çdo besimtar mysliman ndihet më pranë Zotit se asnjëherë tjetër pasi kurorëzon sakrificën dhe përkushtimin që ka dëshmuar gjatë agjërimit në ditët e Muajit të Ramazanit. Iu bashkohemi lutjeve që Zoti t’ua pranojë sakrificën e tyre dhe le të shërbejë ky agjërim si një burim energjie dhe shprese për secilin prej besimtarëve myslimanë, të cilët me forcën e shpirtit dhe të mendjes, të kontribuojnë për ta bërë këtë shoqëri më të harmonishme, që të sundojë vëllazëria dhe mirësia mes shqiptarëve dhe të punojmë të gjithë bashkërisht për një Shqipëri më të paqme dhe të begatë”, tha Frroku.

 

17 komente në “Mijëra besimtarë myslimanë festojnë Fiter Bajramin/Politika uron: Sot të gjithë të barabartë (VIDEO)”

  1. loni says:

    po ku u bete kaq fetare o te uruar shqiptare,ju fene jua degjeneroje enver hoxha dhe askush nga ju brekdhjeret nuk u ngritet ta mbroni fene tuaj si myslimane ashtu edhe ju krishteret,u bete ju tani te tregoni se doni fete,por zoti ju ka kuptuar qe jeni njerez te peshtire prandaj dhe ju ka lene te jetoni si njerez te epokes se gurit,mirqenia nuk vjen nga qielli o besimtare fallco nga te dya krahet,o derra mashtrusa.

    1. ALpini says:

      Te barabarte.
      asnjehere te barabarte me kete kryeminister.
      nga vendimet e para te kesaj qeverie ishte anulimi i lejes per ndertimin e XHAMISE.
      Muslimanet shqiptare e kane hallin se nga sa kuti me hurma arabie do marrin per me cu ne shtepi dhe nuk duan tja dine per poshtrimin qe ju beri kryeministri qe i bllokoj ndertimin e XHAMISE.
      EDI RAMA MIRE JA U BEN ,SE U SHEH MENDJEN O PISA.

      1. i-- says:

        O alpine ndertimi xhamise u anullua se do ndertohej nga basha si rruga e kombit

    2. DoniAlbo says:

      Urime gjithe besimtarve muslimane festen e Fiter bajramit me shendet dhe gjitha te mirat ne jete.

    3. Vizioner says:

      @loni

      Shume i drejte!

      Me vjen turp si shqiptar kur shoh, edhe pse nga larg ne TV , keto keto B…th pa lare qe dalin ne rruge dhe ngrejne B….ythen perpjete!!!

      Te gjithe Fete, sidomos predikuesit e tyre jane njerezit me PARAZITE ne Bote.
      Qoshin Myslimanet qe, ne emer te Allahut vrasin njerez te pafajshem, nepermjet vetevrasjes(me bomba ne trup)!!!
      Qofshin keto dhe te Fese se Krishtere qe perdhunojne femije neper Kisha e Manastire. Me qindra raste kane dale ne driten e diellit per keto monstra pedofile!
      Institucionet Fetare jane me te pasurat edhe pse, nuk prodhojne asgje.

      Me qindra Gjermane ne vit dalin-largohen nga Kisha.

      Vatikani eshte Shteti me i pasur ne Bote!!!

      Feja eshte Opium.

      Ka VETEM nje Zot per te gjithe dhe, per secilin jane Krahet e vet, qe i japin Uje e Buke dhe jo keto ndyresira qe predikojne neper Kisha e Xhamira!

      Turp per Shqiptaret. Ne thelb shqiptaret skane as bese as fe, vrasin njeri-tjetrin per nje fjale goje, vret Baba te Birin dhe anasjelltas per Nje Meter toke, vret vellaji vellajin etj. etj. kurse sot shkojne e ngrejne B…..ythen ne mes te bulevardit!!!

      A pyesin keto njerez, a kane Respekt keto njerez per te tjeret?! A kuptojne keto se ka njerez te tjere qe skane pse shikojne keto ne mes te Bulevardit me b….ythe perpjete!!! Le ti ngrejne neper shtepijat e tyre, por jo ne publik!

      Injorante! Shkoni punoni dhe zhvilloni vehten, rrisnin mireqenien tuaj private dhe, si rrjedhoje rritet e zhvillohet vendi.

      Nje koke e madhe, e zgjuar shqiptare dikur ka thene: Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria!

    4. Kosovar says:

      Urime fiter Bajramin te gjithe shqiptarve.

      Pse ore te degjeneruar edhe ne kete dite te madhe per muslimanet shqiptare nuk e ndalni ate fjalore te piste. Une i kam pare edhe komentt gjate pashkeve nuk ka pas ase edhe nje komente negative nga muslimanet shqiptare pervece urimeve kjo tregon kush infryne urrejtjes dhe percarjes fetare talebanet e krishter apo muslimanet shqiptare

  2. safeti says:

    Allahu do ta denoj Ramen qe ka bllku Xhamin dhe loz me ndjenjat e popullit ton myslyman. Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

    1. Populli Shqiptar says:

      Ik ere debil arabie….

    2. Klimax says:

      Festo more safet kete feste te besimit tend dhe leri mallkimet e Allahut mbi kokat e njerezve sepse eshte nje dite urimesh dhe jo mallkimesh! Mbi te gjitha shprehu per ndjenjat e tua dhe mos merr persiper te flasesh ne emer te “popullit tend mysliman”! Se fundi, urimin apo mallkimin ne fund te komentit shkruhe ne shqip dhe jo ne arabisht qe te kuptohet nga shqiptaret mysliman dhe jo-mysliman!

  3. Davini says:

    Si lutet festa neper rruge??

  4. artan coba says:

    kur sju rra bomba atomike t ju shuante t gjith o plera kur u bet kaq fetar e mysliman ju qe mohoni adn gjakun ilire dhe u bot jevgj e arab e sirian ju o plera qe vetem shqiptar s jeni kurre shkoni thyeni qafen n siri,arab muti u shofshi t gjith si rac prandaj jeni kshu ju vendi me i pasur n bote qe i ka fal zoti cdo gje por jo njerizit plera qe mohojne ilirine dhe gjakun ilire.vetem shqiptar s jan kta.

  5. Agustin says:

    Uroj nga zemra gjith myslymont shqiptar qe ti ndricoje Zoti dhe te heqin dore nga kjo fe e felliqur qe ja u importoi pushtuesi.

  6. mirela says:

    zhdukuniiii fare e keqe turq e gabel urgjent shkoni n turqi se na flliqot racen ton o gabel zhdukuniiiiiiiiiiiiiiiiiii o katnar.

  7. i-- says:

    me te ardh turp ti thuash botes qe je nga Shqiperia kur shef keto arab qe dalin si shqiptar

  8. dinjiteti says:

    FUTUNI BRENDA SE LAT NAM..

  9. mijera says:

    Kjo fe i hapi rrugen italis fashiste te veri thiken mbi femijet tan siq bente turqia otomane

  10. vlonjati says:

    …dhe me skandali eshte kur pashe Shpetim Idrizin in prima fila qe si zvaranik ulej e ngrihaj duke poshteruar te paret e tyre qe luftuan kunder puashtimit osman si Marko Boçari, Bubulina ne shume trima arvanitas e çame qe çliruan greqine qe vetem islami te mos perhapej ne ballkan.Shpetim idrizi me keto qe ben po shkateron levizjen çame pera europes.Ai nuk e di se qellimi qe jeni sot ne shqiperi ishte se ju si popullsi çame mohuat vlerat europiane ku gjith europa ndaloi islamin te vendosej ne europe, lexo historine o Idriz se nga simpatia qe kishim per partine tuaj u shgenjyam dhe jemi te bindur se çeshtja juaj dhe e jona bashke nuk mund te zgjidhet me bythet larte por duke respektuar te paret per betejat e tyre , per arbereshet qe ruajten te paster kulturen shqiptare, per vajzet e laberise qe idheshin nga shkembi per ti shpetuar islamizmit osman.Sma merte mendja qe politikanet te binin kaq poshte ne kohen e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje