Totozani kundër Tahirit e Didit: Ndalimi në kufi për gjobat është antikushtetues (VIDEO)

28 Korrik 2014, 16:01Sociale TEMA

Që nga 1 janari i këtij viti me urdhër të Ministrisë së Brendshme dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë nuk lejohet të kalojë kufirin asnjë shqiptar që ka gjoba të papaguara të automjetit të tij.

Urdhri nuk ndalonte udhëtimin vetëm për automjetet me gjoba, por edhe për çdo shtetas të Republikës së Shqipërisë nëse dispononte nje automjet, i cili kishte gjoba të papaguara.

Por ky urdhër, sipas Avokatit të Popullit, Igli Totozani, është i jashtëligjshëm.

Vizion Plus ka siguruar shkresën, nëpërmjet të cilës avokati i kërkon direkt ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, të shfuqizojnë urdhrin në fjalë.

Në një letër drejtuar dy drejtuesve të lartë, Avokati i Popullit thotë se ka regjistruar me iniciativë rastin e bërë publik në media, dhe pasi ka kryer verifikimet e duhura, ka rezultuar se ky urdhër është antiligjor dhe bie ndesh me nenin 17 të Kushtetutës, ku parashikohet se kufizimet e të drejtave dhe lirive mund të vendosen vetëm me ligj, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.

Gjithashtu, sipas Avokatit te Popullit, ky urdhër nuk ka bazë ligjore sepse është nxjerrë në kundërshtim të plotë dhe të hapur me nenin 118 të Kushtetutës, i cili parashikon se aktet nënligjore nxirren në bazë dhe në zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në Kushtetutë.

Totozani u rikujton drejtuesve të lartë se ndalimi i daljes jashtë shtetit, është nje nga llojet e masave të sigurimit personal, masë shtrënguese e parashikuar në nenin 232/1 a të Kodit të Procedurës Penale.

Ndërsa në nenin 233/1 te këtij kodi, kjo masë shtrënguese është e drejte ekskluzive e gjykatës dhe i jepet të pandehurit.

“Ne gjykojmë se nuk është normale që në një shtet të së drejtës organet shtetërore, dhe në rastin konkret Policia e Shtetit, për të realizuar vjeljen e një detyrimi administrativ ligjor që qytetari ka ndaj shtetit, të shkelin një të drejtë kushtetuese të tij apo të përvetësojnë e ushtrojnë një tagër ligjor që me ligj i është dhënë një organi tjetër”, thuhet në rekomandim.

Sipas Avokatit te Popullit, lidhur sa me sipër, urdhri i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr.49, datë 10.01.20014, për shlyerjen e detyrimeve të papaguara në pikat e kalimit kufitar nga shtetasit shqiptarë, të cilët udhëtojnë jashtë vendit me automjete është akt administriv absolutisht i pavlefshëm.

Por, megjithëse vërejtjet e Avokatit te Popullit jane konsideruar të drejta nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, urdhri ende nuk është shfuqizuar.

52 komente në “Totozani kundër Tahirit e Didit: Ndalimi në kufi për gjobat është antikushtetues (VIDEO)”

  1. Bardhi says:

    Po qytetaret qe thyejne ligjet e shtetit dhe nuk cajne koken per te paguar gjobat jane kushtetuese?

    1. 1 prilli says:

      O shoku Bardhiiii! E zeme se ti ke marre gjobe dhe nuk e di fare (gje qe ndodh rendom ketyre aneve). E zeme gjithashtu se largqofte ti ke nje hall te madh e duhet te nisesh urgjent per Itali bie fjala. Sapo shkon ne Rinas polici te thote qe smund te udhetosh se ske paguar gjoben. Tani ben te me thuash nese mundesh cili ligj ne kete vend shkerdhate e percakton kete gje dhe i jep te drejte ministrit idiot te te ndaloje te udhetosh????

      1. lenci says:

        ne te dyja rastet qe sapo the ti o 1 prilli, paguaj gjoben be rinas prsh ku shkove ti dhe vazhdo jeten tende i lire e i shfrenuar.

        1. sit ..back.. and_ ..relaks says:

          o lenci, ta cojne si projektligj ne qeveri, qeveria ta miratoje e ta coje ne parlament e parlamenti ta votoje e ta beje ligj dhe keshtu ka vlere ligjore ky urdher idiot i cili edhe nqs miratohet si ligj prape bie ndesh me kushtetuten. tung

        2. i-- says:

          Ore zoteri lexo kodin rrugor pastaj fol. Neni 199 thote qe nqs gjoben qe une e kam marre duke moa qene prezent nuk ma sjellin ne shtepi(apo vendi ku eshte rregjistruar makina) per 30 dite, gjoba behet e pa vlefshme. Tani ti sdi te lexosh ne te tjeret dime. Sipas teje psh une duhet te paguaj 200 mij lek ne rinas per disa gjoba qe mind te jene te pavlefshme ose me prishet bileta dhe udhetimi

          1. Gjoba says:

            O robo nuk ka me gjoba ne mungese.Meqe ke lexuar 199 lexo edhe 203 e Kodit.I lini gjobat pa paguar e pastaj e ka fajin shteti.U mesuat me (s)Aliun qe i jepje 5 leke lokut dhe mbaroje pune.Ik ne europe apo amerike e te takosh shegushen ne valle po nuk i pagove gjobat.

      2. Shtet pink says:

        Asnje shtet se ka kete ligj plus ministri I drejtesis ska te drejt te bej ligje por parlamenti ai vetem I zbaton ato dhe jep pergjigje kur esht gabim
        Rilindje vromash te rrojne gjin gjonat se po ke hall atje vene parate tona
        Parlament pimpash vrases dhe hajduta bejne rolin e shtetit

        1. injorantet ne krye says:

          eshte nje gje e paligjsme, e vertet .Po me nje popull si populli shqiptar duhet bere ne kete menyre,se ndryshe gjobat nuk kane per ti paguar asnjehere dhe do vazhdojne te bejne ate qe kane bere deri me sot.

      3. ALpini says:

        Po te paraqesesh ne ndermarrje ke drejtori librezen e ujit e te dreitave a eshte kushtetuese?
        Po te te mos jipet çertifikate ne gjendjen civile se nuk ke paguar taksen bashkise a eshte kushtetuese?
        ..Shteti ligjor duhet te mos perdore menyra ordinere per te vjelur taksa e gjoba,ka rregull si mblidhen.
        Pak e nga pak po se mendoja kaq shpejt keta rilindasit do behen njerez te neveritshem

      4. asper says:

        antikushtetues ishte ligji i pa shkruar, sipas te cilit duhej te dorrezoje leket ne dore polizit, perndryshe te bllokonin makinen.

      5. er says:

        Ti shkerdhate ne kete vend shkerdhate paguaj gjoben dhe vazhdo udhetimin…..

    2. Theofan says:

      Avokati i Popullit nuk duhet te na regoje kushtetute e ligje apo akte nenligjore, por te jape nje ide se si duhet te rregullohet me mire kjo pune. Nuk mund te dale ne mbrojtje te atyre qe shkelin ligjet e ketij vendi e t’i versulet Ministrit te Rendit apo Drejtorit te Policise.

      1. sit ..back.. and_ ..relaks says:

        ik o theofan se nuk merr vesh nga keto pune, shteti ka databazene tij me shoferet dhe automjetet e tyre qe kane detyrime te papaguara. normalisht ne nje shtet qe e ka emrin shtet te gjithe keta persona dihet se ku qendrojne me banim. ligji duhet te parashikoje qe nqs nje person nuk paguan gjoben per nje afat te caktuar kohor atij i pezullohet patenta dhe mjetit i hiqet leja e qarkullimit dhe nqs ai prape nuk e paguan shkon ne burg ose gjykata vendos qe shteti tja marri leket direkt nga llogarite bankare ose ti sekuestroje asete ne vleren e gjobes se papaguar. po jo mos ta lejosh tjetrin te dali jashte kufirit. personi mund te kete nje hall shendetesor ku i varet jeta dhe ti mos ta lesh te kaloje se ka gjobe te papaguar. a jeni ne terezi apo hajde ti kthehemi luftes se klasave te vitit 1945

    3. ed says:

      Bravo shoku Bardhi, keshtu te do Partia! Ku i ka mesuar ligjet Tahiri me keto rregulla idiote???

  2. Arden says:

    Ja kur ne krye te puneve vihen jo vetem njerez(si ndodh rendom) por edhe te zote.

  3. iliria shqiptare says:

    Po parate e romeve qe vidhte gruaja e tij dhe etore sekui? Ky nuk eshte avokat i popullit, por eshte avokat i atyre qe shkelin ligjet dhe vjedhin shoqerine.

  4. Hysni Dajaku says:

    Per here te pare degjoj nje sugjerim te drejte nga nje institucion shqiptar! Teper I drejte arsyetimi I avokatit te popullit!!!Eshte vendimi i gjykates qe persakton sankionet ligjore e Jo “fermanet”e kohes se qepes qe nxjerr nje minister apo Drejtor policie!!gjykata mund te bllokoje pasaporten per qytetaret qe kan probleme me drejtesine..jo me urdheresa te tilla idiote!!neser nxjerr urdheres Ministri qe nuk lejohet te martohet kush ka gjobat pa paguar!!!Ne qofte se Ministri nuk denjon ta terheq kete urdheres !!Kryeministri duhet ta detyroje!!

  5. elinor says:

    Juridiku i Tahirit tek Universiteti i Plepave…termi qe pelqen Ramushi!

  6. andi says:

    totozani totogoli..totosport lesh me tresh..ti vetem avokat i popullit nuke je..si shpjegohet qe te gjithe soji juaj kur vihen ne krye te institucuiioneve te rendesishme ne shqiperi na flisni per kushtetute e per ligje mbi tavoline, e nen tavoline shkembeni letra te paligjshme per te fituar sa me shume para po te paligjshme?..dmth sipas jush le te mos ta paguaje qytetari gjoben..kjo qenka e ligjshme, kurse marrja e masave per ta bere te pashmangshme kete gjobe apo takse eshte e paligjshme?..po une qe paguaj jam budalla sipas jush?..dmth le te mos ta paguajme energjine, apo ujin, ska problem..kurse shteti sduhet te me veri masa mua qe une te tallem si te dua me ligjet e shtetit keshtu?…ytttttttttt..ti hyn ne institucionet pa forme dhe ne sojin e njerezve pa forme..

    1. ed says:

      O trap, ca lidhje ka gjoba e parkimit me qarkullimin jashte shtetit?

      1. andi says:

        trapi i mamit tend..kush foli per gjoba parkimi?..je i pire apo cfare?..flasim per pagesat e gjobave te qarkullimit rrugor,oper shkelje shpejtesie,thyerje rregullash qarkullimi etj etj..e si pasoje ceshtja perhapet ne pagesen e taksave ne pergjithesi..jo vetem kaq..por te gjithe pa perjashtim ,kush nuk paguan taksat e detyrueshme,gjobat e cdo gje qe ka te beje me kundravajtje ndaj ligjeve te shtetit te gjendet menyra per t’ju bllokuar aktivitetin,pagen etj etj derisa te gjithe te behen te ndergjegjshem..ti mnster qe me thua mua trap..nese jeton jashte shtetit te lejon njeri te mos ti paguash?..jo ste lejon..bile po shkele afatet extra ka masa te tjera qe te detyrojne te shkosh me vrap te paghuash..kurse ne shqiperi thoni hajd se ketu eshte ha muco pi muco..

  7. anonim says:

    ky qe del kunder rilindjes se Rames dhe Metes nuk eshte asgje vetem nje verior berishist, agjent i serbeve. U be ky te nxjerre ne pah injorancen e doktorantit ne drejtesi, Miri Tahirit. Te reformohet institucioni i Avokatit te Popullit.

    1. Veterrani i LUFTES! says:

      Shoke, bij besnike te Partise: Unitet!

  8. bujar says:

    Lesh avokati, meqe nuk ka lesh ne koke. Urdheri nuk pengon njerezit, por makinat. Ashtu sic nuk lejohet nje makine e pa siguracion nderkombetar te dale jashte shtetit, ashtu nuk lejohet edhe per gjobat e papaguara. Na lodhet me pushta e pushtetare, qe nga njera ane na grabisin cdo dite, nga ana tjeter frikesohen dhe nuk paguajne as gjobat e makinave. Lesh avokati! Mjere ky vend!

  9. jugu says:

    shtet vampire ku ligjet behen nga njerez qe I ndertojne ligjet sipas oreksit te tyre pa respektuar kushtetuten .PERSHENDETJE TOTOZANI MESOJU KETURE RILANDSVE SE NE EUROPE NUK SHKOHET DUKE SHKEKUR MBI GJYKATAT DHE LIGJET THEMELORE QE JANE TE SHKRUARA NE NJE KUSHTETUTE

  10. krio says:

    Shum mire ndryshe nga zelli i madh per punen kalojm ne diktature. Nuk esht kollaj te jesh drejtues ne demokraci. Ne diktatur esht kollaj fare edhe budallenjt drejtojn.

  11. Navy Seals says:

    Eshte e vertete qe eshte antikushtetuese. Ne Shqiperi Kushtetuta e Republikes, perdoret rendom per leter higjenike nga lloj lloj politikanesh, ministrash dhe drejtoresh. Ne ate vend nuk funksionon as ligji dhe as sistemi, prandaj ka shkuar dhe do te vazhdoj te shkoj per lesh.

    Kushtetuta e Shqiperise i percakton qarte te drejtat e shtetasve Shqiptare. Ajo nuk eshte privilegj, por eshte ligji themeltar i Republikes dhe eshte nje detyrim ligjor per cilendo parti qe eshte ne krye te ekzekutivit. Po hajt mo, Albanistan hesapi!

  12. haj duti says:

    Zotnia Totozani e ka shume drejt. Duhet me u zbatue Kushtetuta. Po ku morrin vesh n’Shqypni c’do me thon Kusht e Tut!
    Ja tu jop nji shemull t’vogel. Pasi ha e pi ni nji restorant, s’dua me pague billin. Ene restorantxhiu, pa e njoft hic Kushtetutn e Zotin Totozani, m’ndalon mue e s’me len me hik. Jo vetm qi m’nalon, po m’fut ene nje dajak sa m’nxjerr ene kacidhen e funit qi me demek i kisha borxh. A e ti zotni hanxhiu se c’care do me thon Liri e Njeriut! Ndalimin e bon vetem policija ene e vulos gjukata. Dajaku asht i nalum me ligj. Po ku dijn shqypot se car asht Kusht e Tuta dhe Tot o Zani pas saj.

  13. lipe shtogu says:

    z. totozani thote qe qytetaret te jene te lire te shkelin ligjin. pse nuk thua a duhet pague gjoba e ligjshme. z. totozani u jep leje qytetareve te mos pagujne detyrimet ligjore. hajde avokat hajde. dukesh se je bere avokat alla berishe. pse nuk thua qe qytetaret te jene te lire te kalojn e kufirin por makina e pa rregullt te dergohet ne parking e kur te kethehet te paguje gjoben e parkingun e te marre makinen. jam dakort me ju qe qytetari te mos ndalohet. z. totozani, ketu na shba t amerikes kur ke disa gjoba te papaguara ta marrin makinen e kur te shkosh ku e ke lene nuk e gjen, mbas interesimit e merr vesh qe e ke ne p[olici, duhet me shkue e me pague gjoben e kohen e p[arkingut pastaj merr makinen tende. z. totozani mos mrbo ata qe shkelin ligjin, mos u bej me berishen qe nuk kishte shtet po bande shteterore. z. totozani ne cilin nen te kustetutes thuhet qe per te rujte te drejtat e njeriut qytetareve te mos u kerkohet te jene ne perputje me ligjet, te mos paguajne gjobat etj.

  14. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    O AVOKAT MAVRIA ,,,, I KUJT POPULLI. JE AVOKAT ,,,, I KETIJ. QE NUK FUNKSIONON ASGJE ,,,,, I KETIJ
    POPULLI QE U VRA DHE U VODH. NGA BANDA E SALI BERISHES. ,,, NE VEND TE MERRESH ME DICKA SERIOZE ,,,,, PER MOS THENE I KUSHTON SHUME NJE POPULLI SI KY I JONI DHE ME KETO PROBLEME
    TE PAZGJIDHESHME. NJE BUROCRAT. ,,,,SI TY ,,,, QE MERRET ME ASGJE ,,,,,,CFARE AVOKATI. JENI JU
    KUR SHUME MIRE E DI QE VRASESIT DHE HAJDUTET E KETIJ KOMBI. NUK PO DENOHEN ,,,,,,SA I PERKET
    ATYRE GJOBAVE QE KANE PA PAGUAR DREJTUESIT. E MJETEVE. ESHTE MIRE TI PAGUAJNE NE AFAT DHE MOS TA LENE DITEN QE DUAN TE DALIN JASHTE SHTETIT ,,,, ESHTE SHUME E THJESHTE ,,,, NA QENKA THYER. (KUSHTETUTA . E jNISHANIT ) O AVOKATE MAVRIA NE SHTETE TE TJERE KU FUNKSIONON
    DREJTESIA TA SECUESTROJNE FARE. MJETIN. POR NUK PAGOVE DETYRIMET PA JU AFRUAR. FARE DOGANAVE ,,,,, DHE JO ME TI AFROHESH ,,,, PASKE PARA PER TURIZEM ,,,POR TE PAGUASH DETYRIMET
    NUK KA PROBLEM. ,,,,

  15. Majakovski says:

    Totozani mund te gjej referime ne ligj por vjelja e gjobave te pashlyera ne kufij ose bord eshte e mbeshtetur ne eksperiencen me temire. Jetoj ne nje vend shume te zhvilluar dhe shoh qe cdo dite me dhjetra udhetare kthehen mbrapsht per mos pagim detyrimesh ne shtet si taksa, gjoba etj. Nuk e di a eshte e plotesuar infrastruktura ne zyrat kufitare per pagesen pa probleme dhe sa me shpejte te ketyre detyrimeve ne vend kufi nepermjet cash, debit card ose kredit. Kjo eshte nje praktike shume e mire dhe heqja e saj e degjeneron shtetin. E di ti o totbuf qe nga vendi ku une banoj nukmmund te ftosh te afermit e tu nqs nuk i ke shlyer detyrimet ne shtet, bile edhe nqs i ke shlyer por nuk ke qene korrekt. Nderjyrjen e totohajvanit e shih te qellimshme. Ju lumte Tahirit e Didit nqs zbatojne kete ligj me korektesi.

    1. ali says:

      Majakovski, kjo nuk do te thote se vendi ku juve jetoni eshte per tu marr shembull, apsolutisht jo, ai ku jetoni mund te jete nje vend me diktature te pashpallur, por ne flasim per vendet me ligje demokratike, me standartet e bashkimit europian dhe nuk kemi parasysh vendet qe bota e kulturuar i ka lene me kohe mbrapa, ta kthesh qytetarin nga aeroporti se nuk ke paguar gjoben e makines, me falni por nje veprim te till nuk e bene as kuba komuniste.

  16. . says:

    ===============================================

    Pra ….

    Ti qenke dhe mbron “kusarret e bankave, hajdutet dhe kriminelet e Droges te Sali Bishes” ?

    ===============================================

  17. Delta Search says:

    shyqyr qe paske thene njehere nje gje te hajrit….http://bit.do/totozani-kunder-tahirit-e-didit

  18. Sokol Zadrima says:

    Avokati i Popullit paguhet te mbroje te drejtat e njeriut, por me duket se nuk njeh ose ben sikur nuk e njeh legjislacionin dhe pikerisht Kodin Rrugor, i cili nuk besoj se ka dale ne kundershtim me Kushtetuten.
    Kjo sjellje e tij si person qe i digjet barku per kundefvajtesit eshte sa joetike aq dhe jo profesionale dhe ai perdite po zhvlereson reputacionin e institucionit qe drejton.

  19. teli says:

    Av.totozani,beje ndonje tender dhe jepja gruasa apo gruaja ty.Kjo eshte puna jote leri ti keto idiotesi do te mbroshe ti qytetaret..Ik o Totozan deklareo miljonat qe ke marre nga tenderat dhe pastaj ….mbro interesat e qytetarit…
    Je av i akuzuar publikisht me fakte…totozane u zgjodhe av leshi per tenderat qe te dha nepermjete gruas komisioni evropian ..more leket tona …vodhe ….asnjehere nuk bere publike pasurine dhe burimin e te ardhurave….dhe ti kerkon te mbroshe qytetarinn…

  20. Navy Seals says:

    Me sa duket me kete popull, ministria e financave dhe ajo e brendshme, do ta zgjeroj spektrin e kufizimit te te drejtave kushtetuese. Ndoshta do te nxjerrin ndonje VKM ku ndalohet te marresh Pasaporte apo karte identiteti. Ndalohet te flesh me gruan pa paguar gjobat. Ndalohet te qarkullosh jashte rrethit apo qytetit. Ndalohet te marresh rrogen pa paguar gjoben. Ndalohet cdo sherbim ne gjendjen civile apo institucione te tjera. Ndalohet te punesohesh pe paguar gjoben. Po mire o njerez, a i dini te drejtat tuaja te cilat i garanton kushtetuta? C’fare e ndan nje shkerdhatokraci nga nje demokraci? Apo jeni mesuar me kurrizin ulur ne diktaturen e shkuar Hoxhiste.

    Turp Totozani qe ju tregon te drejtat ketyre njerezve, dhe hallall Tahirit dhe sojit e sorollop qe ju shtrengoni lakun. Me sa duket keshtu e duan!

  21. xhixhi says:

    Ore, ky urdher eshte vetem kur udheton me makina dhe vete jo personin. Une keshtu e kuptoj.

  22. Spiro Duka says:

    me sa shikoj ne shqiptareve kur jemi ne krahun e partis qe ka pushtetin na pelqejn ligjet(qofshin dhe antikushtetues),kur jemi ne opozit nuk na pelqejne ato(qofshin dhe konform kushtetutes).Popull i pa civilizuar ende.

  23. elinor says:

    @sit back, per ata qe s’paguajne gjoben duhet te kete pezullim te targave. Patenta nuk ka lidhje ketu. Ti mund ta kesh marre gjoben me makinen tende personale por tani nuk duhet te lejohesh as te marresh makine me qera per nje nevoje ose edhe te punosh (si shofer) me ate patente??
    Gjoba eshte e lidhur me automjetin; ne rastin kur perben shkelje te aktit te qarkullimit rrugor atehere drejtuesit i zbriten pike nga patenta derisa e humb ate plotesisht. Vetem atehere ngelet pa patente.
    Po ne burg pse duhet te futet?? Nuk perben nje krim aq te rende penal qe te jepet burgu si ndeshkim.
    Ka procedura te caktuara qe kane te bejne me terheqjen nga shteti te shumes se parave qe rezulton nga gjoba si dhe nga ndeshkime te tjera qe vijne me te (interesi, shpenzimet gjyqesore, etj.)
    Vete shteti nuk mund te ngrije ose fuse duart ne llogarite bankare. Shteti mundet ta hedhe individin ne gjyq dhe nevojitet nje vendim gjykate qe ta urdheroje individin te paguaje dhe, kur ky perseri nuk paguan, atehere mund te kemi ngrirje te aseteve monetare, sekuestrim prone, etj.
    Tahiri do bente mire t’u merrte pashaportat njerezve qe s’kane paguar gjobat dhe t’u vendoste nje bylyzyk me gps, hahahaaa!

  24. Edhe ketij Totozanit,qe ju ngrohen mollaqet shume shpejt nga karrikja ,duhet kontrolluar me imtesi ,pasi edhe per kete dhe bashkshorten kane qarkulluar fjale. E KU KA ZE,NUK ESHTE PA GJE.
    Jo vetem te kthehen mbrapsht,por t’u hiqet dhe patenta.Ne cilin shtet guxojne te mos paguajne gjoba e taksa. Jam kthyer dy here nga ambasada amerikane,pasi nuk kishte ardhur tabela e pageses se taksave per vitin qe aplikova. Me te ardhur tabela se taksat ishin paguar nga djali,mora vizen. Po ky ne vend qe te beje thirrje paguani gjobat dhe taksat,pasi duhet zbatuar ligji,na dalka ne kundershtim me urdhrin e ministrit e drejtorit te policies. Hajde avokat hajde.Popullin mbroje atje ku eshte per te mbrojtur. Mbro te drejtat e minatoreve qe po punojne si skllever ,pasi nuk zbatohet kodi I punes. Mbro femijet neper shkolla qe c’ bie jashte u bie mbi kurris. Mbro ata te ngujuar e sidomos gra e femije qe edhe me kanun nuk preken. Ke cfare te mbrosh e jo ata qe nuk zbatojne ligjin.Pa na thuaj zotrote avokat,po nuk u moren disa masa edhe pse nuk jane ne kushtetute ,si do veprohet? Pse s’ua mbush mendjen Ti njeriu qe di ligjet qe te paguajne taksat e gjobat ? Ndaj them se te jane ngrohur mollaqet shume shpejt nga karrikja e nuk di se c’flete. Po na nxirni c’do gje antikushtetuese? Mos valle u shkel kushtetuta qe policia u fut me force ne lazarat?

  25. elinor says:

    Avokati, mor ti zoti Kolonja, eshte ai qe te mbron perpara ligjit me aq sa e mundeson ligji. Avokati nuk jep sugjerime se si duhet te rregullohet ligji qe keta njerez t’i paguajne gjobat e tyre. Per ate pune jane ndare gjerat. Ka nje grup ekspertesh ligjore qe hartojne ligje nen kerkesen e qeverise dhe pastaj keto propozime shtrohen ne parlament ku votohen ose rrezohen. Nqs votohen, atehere behen ligj. Kupton?

  26. iliria shqiptare says:

    Te lumte o Sokol Kolonja per fjalet e drejta qe ke thene shqiptarce.Por ky totozani eshte nji pusht mafioz qe kontribuon ne shkaterrimin e ketij vendi asgje tjeter.

  27. Po,Po says:

    Atehere cfar i rekomandon qeverise,perkundrejt atyre qe nuk zbatojne apo shkelin me dashje rregullat e vendosura nga shteti ? Nuk mjafton vetem te kundershtohet gjithecka dhe na u beke “i mire” me shkelesit e ligjit zotrote.Qofte dhe nje shkelje,fare e thjeshte,ta zeme,renia e burise se makines,ne kohen,apo vendin e ndaluar,jo vetem shkel rregullin,por shqeteson banoret dhe ambientin per rreth.Zotrote mbron vetem shkelesin,po mua te semurin,apo foshnjen ne gjume kush do t`i mbroje ?! Nuk besoj se keshtu si flet ti,na perfaqson e mbron edhe ne te tjeret,nga nje rremuje e vertete qe na streson ne kulm nje trafik i pa kontrolluar e i rrezikshem per jeten e qytetareve.Duhet te mesohet cdo shtetas t`i bindet ligjit dhe rregullave njelloj per te gjithe.Dhe juve detyrimisht duhet te jini ne sikron me kete norme qytetarie.

    1. neda says:

      Njeriu duhet te jete i lire te beje cfare te doje, ai duhet te jete i lire te thyeje rregullat, duke qene i gatshem ti nenshtrohet penaliteteve.

    2. Navy Seals says:

      Ka plot menyra per te vjelur gjobat nga qeveria, por keto nuk mund qe te bazohen mbi paligjshmerine duke shkelur kushtetuten dhe te drejtat e njeriut. Per te vjelur gjobat e makinave, mund qe te pezullohet rinovimi i patentes, mund te mos rinovohet leja e qarkullimit, ose te mos ofrohet sherbim per kolaudimin apo siguracionin e makines. Qe te perpiqesh te vjelesh gjoba duke ju mohuar njerezve sherbime te cilat garantohet me ligj dhe kushtetute eshte kriminale. Shteti ketu po shkel ligjin me te kater kembet, dhe kjo eshte me rrezikshme se nje gjobe e papaguar.

  28. keshtu ma ndjen says:

    pupupu sa komentues dalin kuner ketij avokatit ne kete rast ,pupupupuu sa taleban ka ai vend ,kokcepa te pandreqshem me IQ afer 0

  29. Ti,keshtu ma ndjen” do te jesh ndonje nga ata qe nuk zbaton rregullat e ligjet. A mund t’me thuash cilet jane taleban,ata qe nuk zbatojne ligjet ,apo ata qe i zbatojne ligjet. E di ti cilet jane taleban? A mund te me thuash TI qe e paske koken jo me cepa,nga cili vend je? Ku na ke pare qe e kemi koken me cepa ? Po si duket ajo koka jote do jet fare e sheshte ,deri sa perdor ate fjalor.

  30. Sali QENI says:

    Une Sali QENI e kam thene me kohe por çfare tu bejme budallave shqiptare qe jetojne ne fise e tribu. Ne komentet e mija e kam ngritur kete problem ne kete forme qe e thote Avokati, eshte me mire te lexoni kometet e mija se fjalet e Avokatit. E ka shume budalleqe qe administrata shqiptare ben hapur kunder te drejtave te njeriut.

  31. mira2000 says:

    Po ke mbron ky Toto njerzit qe nuk zbatojn
    rre gullat?Ata duhen ndeshkuar
    Keshtu ka qen dheUSA para 200 vjetesh dhe me
    rregullat e vena per zbatim u be kjo qe eshte
    Duhet pak rregull o milet

  32. Dr. John says:

    Me sa duket nga komentet, ata qe nuk i kuptojne te drejtat e njeriut jane me tahirin e didon. Mblidhni mendjen o njerez te paditur. Vetem nje vendim gjykate mund te me ndaloje mua te dal nga nje territor i caktuar, qofte ky territor burg, arrest shtepie ose shtet. Dhe jo policia ose ose ministri ose kryeministri ose komshiu ose kushdoqofte nga ju. Gjithmon nqs jeni pro lirise se individit. Edhe ne diktature ku liria e individit ishte e kufizuar me kushtetute e me ligj prap se prapi vendimet i merrte gjykata ore idiot people qe e kuptoni lirine si prone te qeverise. Ku po shkoni me keto vendime qeveritare. Nje gur sot nje gur neser behet kalaja. Nje ska gajle sot nje ska gajle neser behet qameti dhe filloni qani pastaj kur ju bie ne deren tuaj. Nuk paska pas faj as enveri as sala. E kerkoni vet ju hurin te bytha. Vetem se e doni dalngadale.

  33. ca says:

    Po ashtu eshte, duhet vendosur rregull, por ka rregulla se si vendoset rregull. Nuk mund ta lidhim vendosjen e rregullit se nga cila ane i ngrehet Saimir Tahirit (with all due respect)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje