Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri dhe ai i Financave Shkëlqim Cani mbrojtën sot në Komisionin e Ekonomisë projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ, A.S.”, i cili është futur me procedurë të përshpejtuar për diskutim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Ministrat Gjiknuri dhe Cani e cilësuan marrëveshjen në favor të shtetit shqiptar, pasi mundësitë për të fituar në Gjykatën e Arbitrazhit ishin të vogla. Ata vunë theksin në reformën e thellë që duhet të nisë në sektorin e energjisë, ndërsa sqaruan se shlyerja e kompanisë do të bëhet nëse sektori i shpërndarjes ka një përmirësim.
Berisha pagoi lobuesit e Patton Boggs
Në mbledhjen e Komisionit, ministri Gjiknuri akuzoi ish-qeverinë Berisha si fajtore ndërsa e akuzoi dhe për abuzime duke paguar lobistët, ndërsa zyra avokatore që mbronte shtetin në konfliktin me CEZ nuk paguhej.
“Jo për arsye politike, por për të qenë objektiv dhe gjithë dokumentet e vërtetojnë. Qeveria shqiptare luajti me hile duke lënë litarin jashtë. Sepse hapi negociata me CEZ, të cilat nuk i di njeri se ku i zhvilloi, veçse në një hotel privat dhe pa asnjë prezencë ndërkombëtare, dhe nuk mori asnjë masë duke thënë: po fitova zgjedhjet do e zgjidh vetë, po humba zgjedhjet do ia lë socialistëve. Dhe kjo ndodhi. Është një veprim për kundër interesave të vendit. Vetë fakti se zyra avokatore e përzgjedhur nga Qeveria e thekson me shkrim madje që nuk janë paguar për punën paraprake, tregon atë që ka ndodhur. Unë dua t’ju them se në të njëjtën periudhë kohore është paguar firma “Patton Bogs”. Madje kam këtu kontrata financiare me vlera deri në 300 mijë euro, kontratë për të larë lobistët e ish qeversië, ndërkohë që nuk paguhej zyra e avokatisë që mbronte shtetin. Kjo është një çështje që meriton të hetohet dhe ne ne po përgatisim dosjen dhe përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi”, tha Gjiknuri.
Sipas Gjiknurit, qeveria e shkuar luajti me hile duke lënë litarin jashtë sa i takon marrëveshjes me CEZ.
“Ndaj u mor masa për nisjen e negociatave për zgjidhjen e kësaj çështje, pasi marrëveshja me CEZ ishte e dobishme. Nëse sektori i shpërndarjes do ketë një përmirësim me 3-4 për qind situatës do ndryshojë. Kompania Shpërndarje ka në synimet e saj që të reduktojë në mënyrë drastike vjedhjet. Vlera e investimeve do mbulohet nga shoqëria dhe jo nga shteti shqiptar. Po marrim një kredi nga ana e Bankës Botërore, për investime në energjetikë. ish qeveria shqiptare luajti me hile duke lënë litarin jashtë. Nuk mori asnjë masë me kompaninë CEZ, ndaj dhe kjo ndodhi. Ky ishte një veprim kundër interesave të vendit, gjë që e thekson dhe ish-zyra avokatore që mbulonte këtë çështje. Ne po përgatisim një dosje sa i takon hetimeve për faktin se pse kjo zyrë avokatore nuk është paguar dhe kemi pyetur për shanset që Shqipëria të fitonte çështjen ndaj CEZ. Ne kemi humbur kohë të çmuar për të çuar këtë çështje në arbitrazh, dhe ne ishim pala e paditur dhe kishim humbur çështjen. Kjo është një marrëveshje e arritur mirë dhe qeveria shqiptare i ka hapur rrugë investimeve, me një vlerë prej 150 milion dollarësh”, tha Gjiknuri.
Ai theksoi nga ana tjetër se nuk ka pasur asnjë produkt konkret nga kontrata e CEZ me ish qeverinë.
“Ne nuk dorëzuam padi fare, dhe ndaj iu dha mundësi palës ceke të na godiste e para. Pala shqiptare kërkesat i kishte për moszbatim të kërkesave nga pala ceke. Qeveria e shkuar ka pasur përgjegjësi ligjore, dhe më vonë përgjegjësi penale. Nuk shoh asnjë produkt konkret nga kontrata e CEZ me ish qeverinë, përveç pikës ku përcaktohet zgjedhja e Administratorit. Jemi në kontakte me BERZH për të dhënë asistencën e saj në investime me një shumë prej 200 milion dollarë”, tha Gjiknuri.
Cani: Urgjent reforma në energjitikë
Ministri i Financave foli për një reformë të thellë dhe të dhimbshme të sektorit të energjisë.
“Shuma nuk shlyet nga buxheti, por të ardhurat shtesë të CEZ apo kompania me emrin e ri do të duhet të shlyejë atë në 4 vitet e ardhshme. Nuk është buxheti që i vendos këto para, por ne jemi garantë. Është një llaf goje kur thuhet se do vijnë nga të ardhurat shtesë, por këto të ardhura imponojnë një reformim tërësor të CEZ. Kërkohet që në një kohë shumë të shkurtër, me urgjencë, shumë shpejt, patjetër do të duhet të bëhet reforma në energjetikë pasi duhet të pranojmë se gjëndja në sektorin e energjisë është kritike. Nuk do të thoja vetëm nga pikëpamja financiare, kërkohet patjetër një reformë e thellë dhe e dhimbshme”, tha Cani.
Braçe: Berisha përgjegjës
Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe bëri përgjegjës ish-Kryeministrin Sali Berisha, ndërsa kërkoi hetim të kontratave me kompaninë lobuese “Patton Boggs” .
“Nga 2009 deri në vitin që shkoi e gjitha është një histori e tmerrshme grabitjeje në buxhetin e shtetit. Ka vetëm një emër që është përgjegjës dhe ky është Sali Berisha. Nuk ka asnjë emër tjetër. Ai ka menaxhuar këtë marrëdhënie që nga firmosja e kontratës. S’ka pasur as ministri linje as KESH as CEZ, ka pasur vetëm Sali Berisha. Është menaxhuar familjarisht, me familjen e tij politike e ekzekutive. Enti Rregullator ka qenë menaxhuesi i kësaj grabitje skandaloze. Në ato ditë që e ka menaxhuar ka ndodhur që ka detyruar ERE-n të bëjë veprime skandaloze në kurriz të shqiptarëve. Është privatizim skandaloz ai i 4 HEC-ve. Kompania Patton Boggs ka qenë lobuesi në favor të vjedhjes së votave dhe privatizimeve. E gjen tek ARMO Albpetrol, CEZ. E gjen dhe tek fjalimet që duhet të përcilleshin në Ëashington të Jozefina Topallit. Ka ardhur momenti për përgjegjësi ligjore, nëse ka marrë shërbime sipas kontratës ok, nëse jo cdo qindarkë që ka shkuar për Patton Boggs të kthehet këtu, me përgjegjësi ligjore ose penale”, theksoi Brace..
Ndërsa deputeti Ervin Koçi theksoi “vlerësoi marrëveshjen e ndërmarrë nga kjo qeveri. Një privatizim i dështuar është dhe ARMO. Problemi me CEZ ka dëmtuar rëndë sektorin energjetik dhe buxhetin e shtetit. Ndaj kërkoi angazhimin konkret të qeverisë dhe kërkoj që të shkojnë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që shkelën ligjin”.
Kush është Patton Boggs
Patton Boggs është kompania amerikane e lobimit deri dje për llogari të qeverisë Berisha. Me qeverinë Berisha marrëveshja u mbyll në fund të muajit gusht, kur qeveria e re ishte në pritje të mandatimit të saj. Në një shkrim të publikuar nga “Sunlight Foundation” në maj 2014, “Patton Boggs” dhe “Podesta” vetëm për periudhën 2011-2013 kanë marrë nga qeveria shqiptare (atëherë e drejtuar nga Sali Berisha) rreth 2,4 milionë dollarë për shërbime lobimi.
ja ka pagur se bijes argites se ajo ka qene biznesmenja e babait bandit
llazarati i rames kokines nuker nji.qelbsires janatullos,enver e irinej.ju fali rama qekve komuniste 100 miljon dollare vetem se nuk kane zhele per te hyre ne gjykate.
Ministri e te tjeret e kuptojne qe kane gabuar me marreveshjen 90-mln euro te firmosur me çeket, kshu qe tani bejne ate qe e kane me te lehte te bejne,dmth merru me saline se ja hedhim by**es…vaj me det cna ka gjet.
ky argument nuk ben 2 leke. Gjiknuri e shume te tjere kane qe ne krye te heres qe e tregojne me gisht fajtorin, dhe vetem ata qe nuk duan te kuptojne, thone keto qe thua ti. marreveshja duhej mbyllur, perndryshe do zvarriteshin investimet, dhe kompania do rrinte as mish as peshk edhe per nja 2 vjet, sa te sqarohej arbitrazhi me ceket, e ne ate moment, jam i bindur qe do paguanin edhe me shume para.
keshtu qe mos fol kodra mbas bregut per ceshtje qe nuk i di ose ben sikur nuk i di…
Zoti Gjiknuri, bej kujdes me lejet minerare, pasi disa kompani kane deri 5 ose 6 vjet qe presin te pajisen me license, por Ministria juaj ende nuk eshte pergjigjur. Kjo eshte shume e rende, dhe ndikon tmerresisht ne performancen e Institucionit qe drejtoni. Nuk po permend dhe te punesuar si sekretare (e), te cilet nuk dine asnje fjale anglisht!!! Pse, ky eshte testimi i famshem qe na keni treguar me dhjetra here neper televizione?
Shko mer turkokoqevar meso shqip po flet ti ne blog.Dhuratat e berishes per patton boks jane disa si per fushata ,si per privatizimin e cezit dhe pirvatizimi mafioz i albpetrolit,ku shteti ka pa marre 85mi.ion$ nga kontrata.Mali me krime eshte i larte,por prokuroria kurren e kurres nuk do te veproj se Llallen ne krye e vuri berisha.pa ndryshuar kryeprokurorin kurre nuk do te kete hdtime per qeveritaret e berishes dhe ate bashke.
Gjiknuri, ta kini harram voten qe u dhame. Se c’ishte bere e c’po vazhdon te behet ne kete ciflik, po e shohim nga dita ne dite. Ne vend ti dilni zot vendit, na qaheni si qurramane. Jini te paafte. Vafshi ne djall, ju dhe ne qe besuam ju.