Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga zv. ministri Klodian Rjepaj, prezantuan publikisht për herë të parë, komponentët dhe proçesin e ngritjes së instuticionit të porsa krijuar të Inspektimit Shtetëror Shëndetësor. Ky takim u organizua nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me strukturat lokale të shëndetit publik për inspektimin shëndetësor.
Në takimin e drejtuar nga Kryeinspektori i ISHSH-së Eltar Deda, u diskutuan çështje që lidhen me rolin e zyrës së Inspektorit Shtetëror Shëndetësor dhe raporti i tij me strukturat lokale të shëndetit publik. Kjo e fundit, duke iu referuar fazës tranzitore deri në ngritjen e plotë të Degëve Rajonale të ISHSH-së, si dhe u raportua dhe u diskutuan masat e deritanishme të trupave inspektuese në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë Nr. 229/1, datë 04.06.2014, “Për mbrojtjen e shëndetit gjatë sezonit të verës 2014”. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për misionin, bazën ligjore, strukturën dhe organizimin e punës edhe gjatë periudhës së katër-mujorit të tretë të vitit 2014.
“Organizimi i një takimi të tillë,” tha ministri Beqaj, duke shtuar “në kulmin e sezonit turistik, një tregues i qartë i vëmendjes së veçantë që ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria shqiptare, i kushtojnë mbarëvajtjes së këtij sezoni si dhe kujdesit cilësor të standarteve më të larta të shërbimit shëndetsor që meritojnë qytetarët vendas edhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet verore në vendin tonë”.
Për ne, vazhdoi më tej ai, “ruajtja e shëndetit të popullatës, përmirësimi i cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor dhe ngritja e strukturave inspektuese në territorin e Shqipërisë, përbën edhe bazën e suksesit të punës së strukturave të sistemit të kujdesit shëndetësor në të gjithë territorin”.
Sipas Beqaj, “përfshirja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në kryerjen e misionit të tij, do të jetë kyçi i suksesit në punën tonë”.
“Vetë misioni i Inspektoratit si garantues i ligjit në fushën e shëndetit publik i jep një rëndësi zbatimit të legjislacionit nëpërmjet një strukture tërësisht profesionale”, theksoi më tej në takim ministri i Shëndetësisë.
Do ishte shume mire te vihej ne zbatim nje projekt per shendetin publik se do na kursente e do na shpetonte shume lek po te ishte funksional parlamenti shqiptare.
Po sa mir qe i ra njerit ne mendje per shendetin publik, eshte shume rendesishme te behen depistime perpara se te ndodhemi para faktit te kryer te dickaje dhe shume e thjesht per ta shmanguar e per ta perballuar me lehte si situate.
Po te kontrollohet gjithqka.,ushqimi,ajri,sistemi nervor.,mund te themi se ka perparesi.