Arrestohet autori i plagosjes së efektivit të policisë në Shkodër.
Kristjan Lumaj u kap në mesditë afër Komunës Kastrat në Malin e Zi.
Policia e Shkodrës dha më herët detaje lidhur me ngjarjen e një nate më parë ku mbeti i plagosur punonjësi i Policisë Kastriot Preçi.
Autori i dyshuar i ngjarjes është Kristian Lumaj, i dënuar me 8 vjet burg dhe i larguar nga burgu i Fushë Krujës ku vuante dënimin në muajin qershor.
Ai ishte larguar me leje dhe nuk ishte kthyer sërish në vendin e vuajtjes së dënimit.
Policia kishte siguruar informacione se në zonen në kufi me Malin e Zi, Kristian Lumaj organizonte grabitje gjatë natës dhe më pas largohej sërish në shtetin fqinj.
Prej disa ditësh Policia kishte organizuar një shërbim për të mbajtur nën vëzhgim zonën nga ku mendohej se Lumaj hynte në Shqipëri.
Gjatë natës së mbrëmshme Patrulla e Policisë, ku ishte edhe efektivi Preçi, ka pikasur lëvizje të dyshimta në afërsi të kufirit dhe u ka bërë thirrje personave të ndalonin.
Por nga ana tjetër është përgjigjur me goditje kallashnikovi si pasojë, e të cilave ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë.
Policia u vu në ndjekje të personave, që mendohet se ishin dy vetë. Tashmë mbetet në kërkim autori tjetër i sulmit.
eh nje hero tjt http://bit.do/policia-jep-detaje-per-plagosjen-e-efektivit
ik ti ore debil me linket e tua
eshte njeri i mire.e ka emrin kristian.
policia ne sherbim te qytetarit
policia cenohet.nga disa kriminel qe duhen tplaken nburg
saimiri po punon fort
malokeria = qeneria
Minimumi 25 vjet burg ketyre morrave.SHerim te shpejte policit.
Jane Rrena ai ndollet ne Spanje Jane rrena te gjitha ai ska plogos askend