Rreth 67 % e shqiptarëve përkrahin ndarjen e re territoriale. Kjo bëhet e ditur përmes një sondazhi që u publikua në prani të ministrit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, një ditë përpara se Kuvendi të miratojë ndarjen e re territoriale. Në sondazh janë përfshirë rreth 16 mijë qytetarëve dhe ai është zhvilluar në periudhën Qershor-Korrik.
Ndërsa i cilësoi si të inskenuara protestat e organizuara në disa qarqe të vendit, përmes të cilave kundërshtohet reforma territoriale, Çuçi tha se janë organizuar 55 takime publike dhe është organizuar gjithashtu një sondazh për të marrë mendimin e drejtpërdrejt nga komunitetit.
“Rreth 20% e të anketuarve kishin njohuri specifike për reformën (400 mijë shqiptarë). 67% e shqiptarëve e përkrahin ndarjen territoriale, vetëm 21% janë kundër, ndërsa pjesa tjetër neutralë. Rezultatet janë të kënaqshme. Po them ca rezultate interesante, komuniteti i Paskuqani dhe Kamza duan që të jenë bashkë me Tiranën, ndërsa kryetarët e njësive nuk dëshirojnë këto. Një tjetër fakt interesant është se 60% e komunitetit të zonës Himarë, Vranisht Lukovë, janë pro këtij bashkimi. Reforma territoriale është komplekse. Ne jemi munduar që për të mirën e përgjithshme të gjejmë ose të bëjmë hartën që do ti shërbej 50 vitet e ardhshme Shqipërisë. Protestat kanë një lloj prapaskene sepse qytetarët që dalin dhe protestojnë aty janë prezantuar me këtë hartë para 3 muajsh. Protestat janë shumë sporadike dhe të shkëputura dhe lidhen me bërthama shumë të vogla, komuna të duan të rrinë më vete. Këto protesta mirë bëhën që bëhen, por në tre muaj që është bërë prezantimi të vinin e të kërkonin të drejtën e tyre. Protesta të kësaj natyre nuk i vlejnë procesit”, theksoi ministri për Çështjet Vendore.
Në lidhje me mungesën e opozitës përgjatë diskutimeve dhe debatit mbi reformën territoriale, Çuçi tha se “reforma do ishte shumë e plotë po të ishte opozita. Ne e kemi dëshiruar opozitën në çdo sekondë. Kemi dhënë të gjithë instrumentat ligjorë opozitës që të ishte dhe pjesë e vendimarrjes. Pjesëmarrja e saj do ta plotësonte, por për ne ka qënë e rëndësihsme që të ishin të përfshira nga komunitetet. Ne i kemi izauruar të gjitha mundësitë për të arritur një konsensus politik me opozitën. Harta e re është ndërtuar nga kritere teknike dhe jo politike”.
KLIKO ME POSHTE PER SONDAZHIN E PLOTE
me ne fund…jo me lajmeve te korrakve greke ..mesohuni te ecni perpara..korraket mbrapa
Sa mir qe u be dhe ky sondazh, ja ta marrin vesh te gjithe qe kjo eshte per popullin dhe populli e di mire, dhe mjafte me fjalet e saliut e me protestat e shtirura te kryetareve te komunave ne tentativa per te ruajtur ate pak rroge qe kane.
ku e pe sondazhin , na thuaj ta lexojme dhe nejane me qindra fshatra qe nuk duan kete reforeme teritoriale mos jane budallenje ty dhe cuci ini te zgjuare???
Ja kto qe e mohojne jane zarat dhe zaret e kryetareve te komunave se kjo reforme eshte ne te mire te te gjithe shqipetareve.
ore ky ngaterron kekun me byrekun, nuk ka thene njeri qe eshte kunder reformes, por njerezit kane kerkuar te mos krijohen mega njesi qendra te medha urbane me zona totalisht rurale por atje ku te jete mundesia te krijohen bashkime komunash dhe keta te kene planin e tyre te zhvillimit.ndersa per kryetaret e komunave qe e trajtojne komunen si ciflig personal qe skan lene me prona e tendera pa vjedhur pa u bere bashkimi te behet inventarizimi i tere pronave dhe cdokush te marr faturen e vet.nese ka prokurori gjithmon.po edhe keta te medjas nuk e bejn e mire punen e tyre ik ore interesohuni neper gjykata dhe prokurori rrethesh dhe do te shihni sesa kryetare komunash jane ne procese gjyqesore.gjithsesi ndarja me e mire per shqiperine do te ishte me 80 njesi plus tiranen.ndersa ky cuci me duket si palaco si demka tek shoku zylo sepse as gruan se gjeti dot vete po ia gjeti i madhi venit :::))))))
ky sondazh eshte per reformen ne pergjithesi. ciuccio duhet te pyesi banoret e zonave ne vecanti dhe jo te na tregoje sondazhe pa lidhje
Ideal ! harroje kete enderr qe ke ,kjo eshte qeveri LEGENASH ,cdo dite qe vjen populli do ta krijoje bindjen per keto.
Sa hipokrite qe jeni o njerez,me vrap komentoni pallavrat qe thote njeri apo tjetri qeveritar. Thoni te verteten more qe populli nuk eshte as pro dhe as kunder. Populli don buke,pune,strehim dhe siguri,sa per te tjerat le te merren qeveritaret se populli nk e rrun hic.
Na cau karin kjo qeveri me makinerine e vet te manipulimit te publikut. Nxjerrin reklama per ate qe eshte bere dhe tani sondazh per te na mbushur mendjen sikur te ishim budallenj ne.
po pra tamam http://bit.do/vilat-e-Ardian-Fullanit
Ky eshte nje bllof i Cucit dhe te gjithe cuceve te tjere,qe mashtrojne edhe popullin edhe Kryeministrin.Konkretisht,per bashkimin e Himares me Vranishtin,populli i Himares eshte pothuajse ne nje ze kunder,me perjashtim te disa zyrtareve te Bashkise dhe te nje perqindjeje teper te vogel,qe kane interesa klienteliste dhe jane vegla te Cucit.Populli i Himares eshte shprehur kunder ketij bashkimi qysh kur u shpall ky variant,me anen e perfaqesuesve te vet dhe nepermjet zerave te intelektualeve himariote neper bote dhe e ka bere te qarte qe nuk e do kete bashkim ,i cili eshte krejt artificial dhe kerkon te hape probleme,ne kohen qe nuk ka probleme dhe situata eshte e qete.Probleme po krijon ky bashkim,ne se do te behet,mbasi populli i Himares nuk ka per ta pranuar kurre kete bashkim,ndaj edhe po te miratohet ky variant,do te detyrohet vete Qeveria qe ta anulloje pa u mbushur viti.
Hi syve.Vazhdon eksperienca e Censusit dhe e hipokrizive.Cfare do te thoshte ky Cuci,si mund ta organozoje pyetsorin vete instanca qe kerkon te verifikoje veten.C’jane keto pallavra.
O Çuçi po pse nuk e bete me referendum popullor kete ndarjen teritoriale dhe pastaj e merni vesh mire se si del sondazhi.Edhe nje pyetje kam pse nuk dolet ne fushate duke thene se do te bejme reformen teritoriale dhe ta shikoje sa vota merrje.Turp per ju qe nuk pyesni bazen,reforme duhet por jo drastike dhe diskriminuese…Megjithate e merrni vesh ne zgjedhje.