Nga muaji dhjetor i këtij viti, universitetet shqiptare, qofshin publike apo private do të kalojnë në proces akreditimi. Kjo u bë e ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë analizës për 300 ditët e para të Qeverisë në fushën e Arsimit dhe Sportit.
Rama theksoi se kjo është faza më e rëndësishëm në reformimin e arsimit por edhe më e rëndësishmja pasi sipas tij do orientojë prindërit dhe nxënësit të dinë ku të investojnë.
“Në dhjetor vjen pjesa më e vështirë, pasi një nga agjencitë më prestigjoze do nisë procesin e akreditimin institucioneve të arsimit të lartë pa dallim shtetëror apo privat me standarde të BE-së, për ti dhënë fund një historie kur të reja dhe të rinj të papunë të disponojnë një diplomë pa asnjë vlerë, për të cilat janë shkrirë paratë e prindërve. Renditja e universiteteve sipas cilësisë do ndihmojë prindërit të dinë se ku po investojnë dhe tregu të dijë ku ti drejtojë sytë. Universitete shtetëror dhe privat që do trajtohen njëlloj”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama ka theksuar rëndësinë e shkëputjes së arsimit nga politika. Në këtë kuadër, Kreu i Qeverisë ka vënë theksin që emërimet në institucionet arsimore nuk duhet të ndikohen nga politika, ndërsa shtoi se edhe vlerësimi i mësuesve duhet të bëhet sipas një standardi.
Duke u ndalur tek reforma e Arsimit të Lartë, kryeministri Rama theksoi se në këtë mënyrë hidhen bazat e revolucionit në arsim, duke u dhënë fund situatës në të cilën u gjend ky sistem në 20 vitet e kaluara.
“Po drejtojmë brezin e ri drejt bashkimit, dhe po bëjnë një unifikim të kurrikulës me Kosovën. Kemi ndërhyrë në tekstet arsimore, pasi hoqëm 120 libra arsimorë që kishin gabime. Janë hedhur bazat e revolucionit në arsim. Vlerësimi i mësuesve duhet të jetë në një standard. Kemi përgatitur një nga reformat më të rëndësishme për 20 vitet e e ardhshme për të lënë pas katrahurën e krijuar në 20 vitet e kaluara në këtë sistem. Synojmë të reflektohet një qasje e re mbi autonominë financiare dhe administrative të universiteteve. Do të mbyllen ato universitete që nuk do të arrijnë të konkurrojnë më. Do të jenë të gjitha universitete publike me financim shtetëror apo privat, dhe jo më ndarje universitete publike e private”, u shpreh kryeministri Rama.
Sipas Ramës, shumë shpejt do të hiqet nga qarkullimi dhe Alterteksit, i cili ka sjell vetëm kaos dhe rrëmujë në sistem parauniversiar në vend.
“Kemi hyrë në gjithë sistemin kanceroz të librave mësimor. Një sistem kanceroz që ka kaluar me pasoja të tmerrshme në nivelin e arsimit të fëmijëve në gjithë sistemin parauniversiar. Janë hequr rreth 120 libra, me një vendim nga poshtë lartë, në konsultim me gjithë mësuesit. Ndërkohë, revolucioni me tekstet do vazhdojë, pasi dhe Alterteksit do i vi fundi, i cili krijoi kaos në gjithë hapësirën e më të rinjve dhe fëmijëve. Nga na atjetër, ka qenë dhe mbetet objektiv i yni që shkolla mos të jetë vendi ku të provohet cilësia e mësimdhënës, por një hapësirë e komunitare”, tha gjatë fjalës së tij Rama.
Demokratizimi i sistemit arsimor në vend, është cilësuar si një nga prioritetet e 300 ditëve të para të Qeverisë Rama në fushën e arsimit.
“Në këto 300 ditë janë hedhur bazat e një revolucioni në arsimin shqiptar që sapo ka nisur. Që ka si protagonist një skuadër të përkushtuar dhe që drejtohet me pasion dhe largpamësi nga ministrja Lindita Nikolla. Përtej gjithë rezultateve të renditura imtësisht në gjithë kapitujt e këtij raporti publik, do konsiderojë rezultatin kryesore të 300 ditëve shprehjen; për ta demokratizuar shkollën në Shqipëri dhe për të hapur një kapitull ku merita është kriteri kryesor i vlerësimit, në bazë të konkurrencës së vlerave dhe ka ende shumë për të qenë një konkurrencë e shëndetshme. Por ajo që mbetet është se këto 300 ditë mjaftuan që ti jepet mesazhi i qartë se nuk i ndajmë njerëzit në tanët dhe të atyre, por ata janë një kapital njerëzor të cilin do ta trajtojmë me një interes të madh, thjesht nga kontributi i gjithsecilit për shkollën. Këtu besoj nis një rrugëtim, që pastaj nuk kishte si mos të sillte përmes këtij sistemi demoktratizus, përfshirjen e mësuesve në vlerësimin e drejtuesve, një hap i marrë nga Ministrja.”, shtoi Rama.
Ndërkohë, kryeministri Rama u ndal dhe tek marrëveshja mes Shqipëri-Kosovë sa i takon njësimit të kurrikulave, hap sipas të cilit shumë i vlefshëm dhe për brezat e ardhshëm.
“Në kemi hartuar një kornizë të re kurrikulare, të afruar me atë të BE-së. Dhe në këto 300 ditë kemi bërë atë që në këto 20 vite nuk u tentua të realizohen. Kemi arritur një marrëveshje konkrete për të unifikuar kurrikulën me atë kosovare, e cila do ti shërbejë gjeneratës tjetër në rajon. Jo duke rrahur gjoksin e dukë vënë qeleshe në kokë, por në bashkësinë e Evropës së bashkuar”, shtoi Rama.
Por gjatë fjalës së tij, Kreu i Qeverisë nuk ka lënë mënjanë batutat në drejtim të gjetjeve nga Inspektoriati i Ministrisë së Arsimit.
“Në një raport fantastik të bërë nga Inspektoriati i Ministrisë së Arsimit, lexova një doktoratura në infermieri, që besoj do të gajaste jo gjithë botën njerëzore, por edhe botën e kafshëve: doktoratë në Infermieri “Roli i diplomacisë së vendeve të vogla në sigurinë rajonale” ose doktoratë tjetër në Infermieri “Vlerësimi i performancës në politikën e Shkodrës. Megjithatë, kjo e dyta,, duket shumë më korrekte në krahasim me të parën. Jam shumë kurioz se ku i bën gjilpërat ky doktori i shkencave që ka doktoruar për sigurinë rajonale dhe nuk e di a e ka fjalën për Ballkanin apo për ndonjë rajon të trupit. Gjithsesi, sot jemi para një fakti që është se Shqipëria jonë e vogël ka 20 institucione të arsimit të lartë për 1 milion banorë ose 8 herë më shumë se Britania e Madhe. Sa për të sjellë një shembull, se me herë mundim Gjermaninë, mundim Francën, mundim Amerikën, i mundim të gjithë se kemi arritur në shkallën që kemi doktorë infermierie që merren me sigurinë rajonale”, theksoi Rama.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë prezantimit të 300 ditëve qeverisje të këtij institucioni ka theksuar se po ndërtohet një proces anti-korrupsion në arsim. Ministrja Nikolla ka paralajmëruar se do të kalojnë nën lupën e vazhgimt të gjithë dhe nuk do të ketë më as kurse private, as diploma që blihen, as vende pune qe shiten e blihen, dhe as institucione private që nuk janë në respektim të ligjit.
“Arsimi na përket të gjithëve ndaj duhet të jemi të përfshirë për vendimmarrjen në arsim. Dëgjoja këta njerëz se sa orë kanë shpezuar për ta bërë realitet. Për ne kryefjala në këto 300 ditë ka qënë dhe mbete shërbimi për ata që janë dhe që do të vijnë në sistemin tonë arsimor. Kam qënë me peridërit dhe fëmijët nga veriu në jug për të parë nga afër se sa dhe si i shërbehet fëmijëve. Për të parë se si është cilësia në shkollat tona. Në nuk realizojmë reformë në emër të reformave por refoma që duhet të zbatohen.
Në në këto 300 ditë jo vetëm kemi thënë të vërtetat por kemi për të punuar fort për atë që ka shkuar keq. Jam e vendosur të largoj njëherë e mirë polirtikën nga shkolla dhe arsimi. E kam pyetur veten se çfarë do të ndryshojnë në sistemin parashkollor? Ndaj dhe u angazhuam dhe kemi një projekt, një projekt për përgatitjen e edukatoreve. U angazhuam dhe treguam shenjat e vendosmërisë për të larguar politikën nga shkolla. Unifikuam kornizën kurikulare me atë të Kosovës. Përmirësuam cilësinë e teksteve, 120 tekste shkollore problematikë u hoqën. Mësuesit dhe prindërit zgjodhën tekstet jo të dërguarit e ministrisë. Shkolla jonë ne bazë të kurikulës së re do të nxisë dhe më tej dijen për nxënësit. Ne kemi filluar sipërmarrjen madhore për dixhitalizimin e sistemit arsimor”, tha Nikolla.
Në vijim ajo shtoi se rezultati që bazohet vetëm në punën e palodhur.
“Në maturën shtetërore ne dëshmuam përgjegjshmëri dhe rezultatet u bazuan në punën e tyre. Shumë prindër na falënderuan për atë që realizuam me maturën shtetërore. Por ne fakt bëmë vetëm detyrën. Ashtu do t’ia bëjmë edhe me maturantët që nuk ia dolën. Rezultatet e maturës shtetërore do t’i kthejmë në një instrument të rëndësishëm. E bindur që kemi bërë vetëm detyren dhe në arsimin e lartë. Ne jemi të vendosur për ri ktheyer autoritetin dhe cilësinë universiteteve tona publike dhe private. Komision i pavarur ka bërë një punë të shkëlqyer, ka bërë një raport mbi arsimin dhe me pas do të kalojmë në Kuvend ligjin e ri të arsimit të lartë”, shtoi ajo.
“Ne do të ndërtojmë një proces lufte anti korrupsioni në arsim. As kurse private, as diploma false, as vende pune qe shiten e blihen, as institucione private qe nuk jane në respektim të ligjit. Do të ketë dhe ndëshikime ata që do të ndëpresin rrugën tonë. Ka dhe skeptikë por dhe ato janë të shendetshme për demokracinë tonë. Në ditët në vijim do të themi të vërtetat në arsimin e lartë, dhe jemi të vendosur për t’i sjellë dinjitetin arsimit të lartë”, tha Nikolla.
parole, parole, parole …
Duhen hequr gjysma e ketyre privateve qe kemi ne ketu se jane hapur lloj lloj shkolle kot me kot dhe te gjitha te pavlera e pa asnje funksion.
duhet te kalohen patjeter te gjithe universitetet ne nje kontroll te ri per te vleresuar cilesine apo dhe te riakreditohen e te vendoset ca eshte per tu vendosur se eshte turp me kto nivele qe kemi.
Universiteti i vitrines eshte nje nder me te perparuarit dhe ndoshta dhe me te miret ne ballkan, co nje makine te prishur dhe perfito nje burs, behesh dhe mjek po ashtu, nqs je i zoti mund te marresh me shume se nje burse e ta shesesh duke bere disa lek dhe per vete.
O ZOTI KOQE KRYEMINISTER TE KAN THENE GJE QE ESHTE VJEDHUR BSH?APO JE SHUM I GJATE ERIONI VOGEL STE ARIN DOT ?
ca paska studiu ky, kjo infermjerja ne politken e Shkodres, perfformancen e horave qe drejtojne politikene e ketij qyteti???? skandal
Duhet bere nje krehje e mire e universiteteve te vendit se eshte me te vertet e turpshme qe lihet ne kete gjendje, me lloj lloj universitetesh e me lloj e soj pedagogesh qe e kane bere pazar e jo universitet.
Hahahhahah injorancia pa kufij.
Plotesisht dakort per sa shkruhej aty.
Tani, situata ne Universitetin e Shkodres eshte katastrofike.Nuk e di ne te tjerat, por ketu ka nje personel pedagogjik mjeran , absolutisht nepotik , lokalist dhe rrumpalle. Me i miri i tyre ka mbaruar te mesmen me nje mesatare nen shtate. provoni dhe te beni nje sontazh, ose edhe te vini si kriter edhe noten mesatare te gjimnazit , se ka shume syresh qe kane mbaruar te mesme profesionale , pse jo dhe nja tre edhe me korespodence, qe per ironi te fatit na mbarojne dhe dalin me dhjeta ne shkolle te larte, qe kane mbaruar ne Shkoder.
Dy tre dege te mesuesise edhe mund te mbaheshin per pak kohe , ngaqe ka qene edhe pak tradita e kesaj shkolle, por te tjerat fshesa, eshte nje investim kot per te gjithe qe mbarojne ketu.Pedagoge karagjoze , interesaxhinj qe lepihen neper Tirane per te marre tituj a ku di une, e shume e shume ndyresira te tyre qe i dijne te gjithe.
Vini dore ne menaxhimin e tij dhe mos e mbani hapur kot.
Pedagoge qe kane mbaruar tre vjecarin ne Shkoder , qe nuk kane vlejtur si mesuesa ne katunde, sot ……
Nuk ka arsye te mbarosh ketu dhe te behesh pedagog.Ka te rinj qe kane mbaruar jashte , ti afroni dhe te pakten beni ndonje program studimi serioz me ta.ndryshe kooooot.
O, prinder , mos u genjeni me shkollimin e femijeve te tu ketu.Investoni ne shkolla seroze dhe me pedagoge kapacitete , dhe jo me mashtruesa ,qe nuk ju del askund emri ne asnje sesion shkencor real nderkombetar.
Po ju le ju ta vazhdoni logjiken…
Fullanin a do ta shkarkoni?
Genje,genje se dicka do ngelet!meqe po flet per infermieret,duhet te shpjegosh pse ne Vlore ke per Drejtor te arsimit nje infermiere me part time qe ka vene drejtoresha shkolle doktore shkencash me teme te mbrojtur per pune Dore me lepurusha!Mos genje shume z Rama!
Doktoraturat e infermierise i shperndan nje nga Rilindasit me te shquar – Petrit Bara, profesor i infermierise, i kardiologjise dhe i shume ynereve te tjera. Per momentin Petrit Bara eshte rilindas i “huazuar” tek bashkekryetari i maxhorances – Ilir Kokolope Meta, pra i paprekshem nga akreditimet dhe kercenimet e Edushkes…
Program ambicios,duhet te mbeshtetet me investime,sidomos ne lenden e edukimit fizik dhe sporteve ne shkolle.
Ore nuk ka kohe per akreditim me keto jane bo firma piramidale.A keni pa sa vet kan shku ne prokurori vetem per justician e Ben dhe luli thomait?Ketu do bo nji aksion policie ti arestoni dhe petagoget qe u bihen prinderit e studenteve qe tu marin paret.
Mos e shkarkoni Fullan hajdutin se ju duhet
Mos hiqni shkollen VITRINA se ju duhet per vitrine, shkolla e pulave dhe e gëlasave
Mos me Kristalin na kena 8 here me shume universitete se Grand Biritania
Libra te bera nga te paaftet dhe sekseret e Tafajt
O Shteeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeet vepro!!
C po shifet e cpo degjohet duhet vertetohen edhe keto te KOMENTUSVE
Ato qe thote Mr.Kryeminsri esht te kapish koken me dore”O TEMPORA?,O MORES?”:
UNE KAM DEGJURA PER UNIVERSITETIN E SHKODER “LUIGJ GURAKUQI”FJALE TE MIRA DHE REKTORI I ATIJ UNIVERSITET ESHT RENDITUR NDE 100 REKTORTE ME TE MIRE.
KJO NUK ESHT DHEN ME HATER POR ME MERITE.
CUDITEM KAQ POSHTE TE KET RENE UNIVERSITET I DJEPIT TE KULTURES LASHT SHQIPTARE.
DUHET REKTORI TE SHOFIN KET VERETJE TE REAGOJN POZITIVISHT PER NDONJE RASTE DHE PER ATO CFARE NUK QENDROJN TE BEJN REPLIK PUBLIKE.
ESHT NJE VRETJE E AKUZE SHUME E REND PER UNIVERSITETIN E SHKODRES.
ME VJEN KEQ SE JAM NXENES I PRAGATITUR NE SHKOLLEN E ATIJ QYTETI KU KAM MARR NJOHI TE THELL.
-pER SA THUHET DUHET TE
HIOQNI KETO FERRA,GJEMBA E BARERA TE KQIA PERVEC DEMIT SJELLIN DHE SMUNDJE ME PERMAS TE MDHA VDEKJEPRURSE.
NE AMERIK NUK TE JEP KUSH ME HATER,NE ARSIM ASGJE.SEPSE KUDO KA TESTIM,KALON NJE SHKALL NDOFTA POR NE TE DYTEN NUK HECEN.
TE GJITH TESTOHEN NGA PRESIDENTI E POSHTE,PAMVARSISHT NGA SHKOLLA QE KA APO TITULLI,NJE SHQIPTAR I.N.QYSH NE VITIN E IV-TE WESLEYAN UNINVERSITY CENTER TE UNIVERSITETIT KA TESTUAR DHE KA SIGURUR PUNEN,I TAKOJ ME 25 QERSHOR ME BA CERMONIN E GRADIMIT BACHELOR OF ARTS(BA)MATHAMATIEES-EKONIMIMIES)DHE PAS 10 DITE PUSHIM KA FILLUAR PUNEN SHKON NE ORA 8 AM DHE KTHET NE ORA 8 PM TE DAREK NGA NJE HER DHE NE 10-12. DUKE PUNUAR SISTEMATIKISHTE.SI KY RAST KA DHE TE TJER POR PERGJITHSOVA KETE RASTE.
eDHE PAS UNIVERSITETIT DUHE BEHEN STUDIME E PUNIME SEPSE GJAT 4 VJETE SHKENVA KA PERPARUAR KANE DAL GJERA TE REJA.
NUK TE PENGON ASKUSH PER RACE,NGJYRE,BESIM JE I LIRE NE CDO MOSHE TE STUDJOSH EDHE 93 VIECI KET VITE NJE PJESMARRES NE LUFTEN E DYTE BOTERORE MBAROJ SHKOLLEN E MESME -KETU I THONE SHKOLLE E LARTE.
EDHE NE PERURIMET E SHKOLLAVE 7-VJECARE SHIKOV PLEQ ME UNIFORM
MENDOVA MOS ISHIN PEDAGOG??
KUR NE FUND CEREMONIS THRRESHIN EMRAT
NIPI ISHTE I 10-TI NE MES 120 NXENSVE TE ASAJ SHKOLLE P.SH. TE GARUDEMVE FILL PAS NIPIT ISHTE I MOSHUARI.
KUR MBAROJ CERMONIA E UROVA NIPIN PER GARADIMIN.I THASH PO AI PLAKU STUDENT ISHTE ?
PO THA EDHE AI MBAROJ 7-VJECAREN.
NE DISA KOLEGJE APO UNIVERSITET 5-10 JAN phd
INSTUTUTI NDERKOMBETAR PER JETGJATSIN(I.N.L.NY.) NGA 40 PUNONJE SHKENCOR 4 ISHIN PHd NDER TA DHE NJE SHQIPTARE NGA BERATI.OSE NE DISA SPITALE NGA 1000 MJEK KETU JU THUHET M.D.10-15 ISHIN ME PHD.
NGA SHQIPTARET FAN NOLI KA QEN ME 3 DOKTRANTURA.dR hISTORI,dR tEOLOGJI,dR.MUZIK E PLUS phd,TANI MUNDE TE JEN ME TEPER NE MES TYRE SAMI REPISHTI phd,sTAVRI sKENDO pha,pETER PRIFTI phd TE RINJRNJE aGRON aLËIBALI phd.,NJE ISH aKTIVIST I pd, PROF.lEKA.PROF. KUJTIM BALIDEMAJ KARDIOLOG KLINK KARDILOGJIKE MODERNE BASHKOHORE 6 DITE JAVE SPUNONE.,NJE KARDIOLOG I SHQUAR NGA NGA pEJA pROF. PROF.MENTOR SEJDIUDREJTOR MONTEFIORE hOSPITAL GRUP, E SHUME QE NUK I DIJM..
pRA PER TE MARR TITUJTE DUHET SHU NEJ KOHE E GJATE DHE SHUME STUDIME E PUNIME SHKENCORE.
UROJM QE UNIVERSITET SHQIPTARE E kOSVARE TE KRAHASIHEN ME UNIVERSITET MBI MESATARE TE EUROPES.