Shëndetësia, PD: Megakorrupsion qeveritar/ Beqaj: Basha me ekspertë që shpërdoruan 2 milionë euro (VIDEO)

31 Korrik 2014, 13:41Sociale TEMA

Në një kohë kur Partia Demokratike organizonte tryezën për 300 ditët e mjerimit të shëndetësisë, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nga salla e Kuvendit shprehu keqardhjen që në tryezën e opozitës kishte vend edhe për mjekë të akuzuar për shpërdorim detyre.

Tryeza e PD

Partia Demokratike organizoi një tryezë me temën “300 ditë mjerim në shëndetësi”, me pjesëmarrjen e ekspertëve të fushës dhe grupeve të interesit. Kryetari i opozitës Lulzim Basha tha se në këto 300 ditë shëndetësia është përfshirë nga një mengakorrupsion. Sipas Bashës, mungesa e qartësisë dhe objektivave shkatërron sistemin.

“Miliona euro e dollarë zhduken pa u ofruar asnjë shërbim apo asnjë bar. Mungesa e sistemit, mungesa e qartësisë së objektivave jo vetëm shkatërron sistemin, por në fakt është mjegulla perfekte për ujqërit e mafias në shëndetësi. Sa herë del Kryeministri bashkë me ekipin e shëndetësisë ku asnjëri nuk ka përvoja në shëndetësi, 90% të kohës merret me taktikën e demonizimit të sistemit. Demonizohet mjeku, infermieri, puna e tyre por në fakt përtej demonizimit nuk ofrohet asgjë. Rreshtohen mjekët në QSUT, për orë të tëra, që i kushtojnë taksapaguesit pacientit, dhe u mbahen fjalime politike pa asnjë alternative”, deklaroi Basha.

Sipas kreut të opozitës, “profesionistëve u lind detyra të mos heshtin përpara kësaj batërdie që po bëhet me barnat , për pasurimin një grushti njerëzish. Kjo është dhjetëra herë me e rrezikshme se narkotrafiku”.

Reagimi i Beqaj

Ministri Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ka deklaruar se është për të ardhur keq se në tavolinën e liderit të opozitës ka vend për mjekë, që janë akuzuar për shpërdorim detyre. Fjala është Gazmend Koduzin, i cili ishte njëri ndër mjekët që ndiqte shëndetin e grevistëve të larguar nga administrata, të “ngujuar” në cadra pranë kryeministrisë.

“Pretendojnë se po disktuojnë sot në një hotel të Tiranës për 300 ditët e mjerimit të shëndetësië, por nuk thonë asnjë fjalë për spitalet që u mungonin barnat bazë, nuk thonë edhe mungesa të mëdha që në 8 vitet e qeverisjes së tyre ndodhën në shëndetësinë shqitpare. Më vjen keq që kishte zgjedhur një person që ishte paditur për shpërdorim detyre, kur ai kryente përkohësisht detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Mjekut, me një veprim të paligjshëmduke shkaktuar dëm 2 milionë dollarë në vit. Këtë zgjodhi t’i bëntë prezantimin për 300 ditëshin e vet. Prokuroria do të bëjë punën e saj ”, tha ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Gazmend Koduzi është hequr nga puna nga posti i tij si drejtor i Përgjithshëm i Mjekut në ISKSH me akuzën e shpërdorimit të detyrës teksa është në procedim penal.

3 komente në “Shëndetësia, PD: Megakorrupsion qeveritar/ Beqaj: Basha me ekspertë që shpërdoruan 2 milionë euro (VIDEO)”

  1. medet says:

    -Basha duhet te jete realist,per punen e pashterrur,ne permiresimin e mjekesise,gje qe s’u arrit ne kohen qe qeverisi nje mjek..

  2. bledi says:

    Po lereni o ilir mos u merrni me to po shiko e vazhdo kete rrug qe ke nisur se me ato spitale qe kemi duhet nje super investim per ti rikthyer ne gjendje normale kshuqe shiko e permirso jeten e njerzve dhe jo opinionin e PD.

  3. loni says:

    he se na kenaqet po na thoni gjera te reja,dit me dit keto gjera degjoim.prandai beni dicka votoni ligjet kunder korrupsionit dhe mos gllamisni kot vodhi ky vodhi ai,na i bet jeten malore,punoni per popullin dhe jo per xhepat tuaja,boll me budalleqe se u lodhem.politikan pa dinjitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje