Tahiri: Po rikthejmë policinë në shinat e meritokracisë, fund qokave dhe ndereve (VIDEO)

31 Korrik 2014, 13:05Sociale TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri prezantoi në Kuvendin e Shqipërisë projektiligjin “Për Policinë e Shtetit”. Duke iu përgjigjur interesit të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama se përse janë hequr gradat e nëninspektorit dhe kryeinspektorit, Tahiri tha se ligji i ri ndryshon filozofinë e ngritjes në karrierë, e cila nuk lidhet më me postin, por me meritën.

Ministri i Brendshëm theksoi se ky ligj do të hedhë një hap të rëndësishëm në depolitizimin e Policisë. Sipas Tahirit, ligji përcakton qartë parimet e funksionimit dhe rekrutimet në polici. 

“Ligji përcakton ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila është konceptuar për t’i dhënë një standard të ri luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theskoi ai.

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ftoi deputetët që të votojnë pr/ligjin për Policinë e Shtetit, pavarësisht rezervave që ka ndaj draftit të përgatitur.  Sipas Ndreut, policët presin trajtim dinjitoz. 

“Ka ardhur koha që policia të depolitizohet njëherë e mirë. Operacioni në Lazarat tregoi se policia i ka kapacitetet, specialistët e duhur por i mungonte vullneti politik. Me të ardhur vullneti politik suksesi ishte i padiskutueshëm. Ligji që vjen duhet të sjellë një marrim tjetër policor që të paktën ka 3 vjet. Personalisht mund të kem ndonjë rezervë të vogël, por ju ftoj ta votojmë pr/ligjin . Kriminaliteti është dinamik, ndryshon dhe ne natyrshëm që ligjin do ta përshtatim kohë pas kohe me ato që do ndodhin”, deklaroi Ndreu 

Luan Rama: Është hequr grada nën inspektor dhe kryeinspektor dhe ka vetëm inspektor, sa është numri që do mbajnë këtë gradë? Cfarë ndodh me punonjësin e policisë kur mbaron afati në një gradë dhe nuk fiton dot një gradë tjetër?

Tahiri: Ky ligj nga njëra anë rikthen Policinë e Shtetit në shinat e meritokracisë dhe e përcakton karrierën jo si rrugë të shtrembër ku shpesh qokat, miqtë, nderet zënë më shumë vend se rezultatet, eficenca dhe përkushtimi në detyrë.  Për këtë arsye në një sërë nenesh kemi përcaktuar si rekrutohesh në polici, duke nisur që me arsimin, kemi krijuar modelin e arsimit të lartë duke i bërë dalje mediokritetit.  Në ligjin e mëparshëm s’ishin grada për të përcaktuar shkallën e meritës, por për të njëjtën punë mund të ndodhte që të kishte punonjës policie me grada të ndryshme. Në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në një hotel ishin më shumë se 800 punonjës, një pjesë e mirë me grada të larta pavarësisht se bënin detyrën e një specialisti të thjeshtë. S’e të punosh aty jo detyrimisht duhet të kesh një gradë të lartë. Kemi ndryshuar filozofinë e ngritjes në karrierë, jo sipas postit po sipas meritës. S’është e thënë të kësh një gradë të lartë që të punosh në Drejtorinë e Policisë.

Luan Rama: Insistoj në pyetjet që bëra nuk mora përgjigje për dy pyetjet e tjera. Sa persona pas hyrjes në fuqi të ligjit do të jenë me gradën inspektor?

Tahiri: Rreth 6 mijë punonjës, që sot bëjnë të njëjtën detyrë dhe ndaj duhet të kenë të njëjtën gradë. Ligji i ri nuk parashikon afat qëndrimi në gradë, kështu që shqetësimi juaj, nuk qëndron në rastin e ligjit për Policinë e Shtetit, as ka qenë dhe as do të jetë.

27 komente në “Tahiri: Po rikthejmë policinë në shinat e meritokracisë, fund qokave dhe ndereve (VIDEO)”

  1. DeAlfa says:

    Gremisni nje here e mire policet e Baces sepse jane te gjithe militante e te korruptuar deri ne metastaze !!!

  2. medet says:

    ..Me thene te drejten ne keto kohe me turbulenca nga te paimagjinushmet..forcimi i policise me pelqen por jo ne ekstrem,pasi si njeri i zakonshem mendoj se;.. krimi do te rritet{??},apo duhet te rritet puna me njerezit qe mos ta kete frike policin dhe te kete sa me pak police…jemi ne ajer , s’kuptojme dhe ajo qe na serviret si arritje ,nuk na bind..,ndoshta gaboj..

  3. ALpini says:

    Shinat e meritokracise dmth e tepelenasve.
    Qe po behen ku e ku me te neveritshem se tropojanet te cilet nuk ishin pa burrni fare.

  4. europe says:

    Fill mbas vrasjes se Santos ,policia ka vendosur te futet ne shina !!!???

  5. futja kot says:

    Pasi i ka vene te gjithe kusherinjte drejtora e shefa thote qe nuk do kete me qoka,i zgjuar doli ky djali.

  6. Lym Kepi says:

    Ky djalka do me dale partizan me ceten e policeve 5e Tepelenes qe fap motorin ne kambalec dhe pas pemes = une pema i flas Cajes nje fishekzar ne bllok e perseris fishekzar ne bllok= bravo miritokraci si shkerdhatokracia Ka ardhur koha me ik Saje i thuaj Rames te gjeje zyrs te tjera Per fondacionin e Qemalit se te Zeri s’shkon dot me ata gocat se jane kamerat e Aulona Polit

  7. andi says:

    Ore po ku keni pare ju qe ne ligjin e Policise ti jepet liria e plote Policise per te bere detyren e vete, me hiearkine e ve dhe jo te behet loder ne dore te Ministrit .

  8. ele says:

    Se di per ju, por une si qytetare e ketij vendi e ndjej ndryshimin qe po ndodh me Policine .
    Ja psh une kam nje makine te vogel e modeste, dhe me ndodh qe ndersa doja te parkoja nje nga keta ” te fortit ” me ferrari vjen si i shkathet e me thote levize makinen ti se do e ve une !
    Me tutje ishte nje polic qe une e thirra ne ndihme dhe krejt me medyshje, se thashe do ia gjej anen ky i forti . Kur tadam e mora te drejten time !
    ehhh thashe era shtet ka lezet !

    1. Europiani says:

      Moj dele mjaft me peralla me parkim ,
      Sa njerez te mete ka ky vend ,mos per gjynah .

  9. geni says:

    Sa e papare ajo ideja e policeve me bicikleta neper plazhe . Era qytetari teksa patrullojne neper bregdet !
    Go go Saimir Tahiri dhe Policia e Shtetit .

  10. Vunoi says:

    Shiko c’minister ka vendi!kerkon
    “Depolitizimin e policise”

    Ti mor zotni thua “marule”

    Polici ne gjithe boten vetem ruan regullin dhe shkeljen e ligjeve ne fuqi.

    Korupsionin e policise duhet te kerkosh ti.Ai fillon nga kreret,apo jo?
    Prandaj ti i kthehesh politikes se komisareve te nje kohe pa grada,
    ku qeni se njeh te zone.
    Keto jane prirje cobani or mik jo ministri.
    Megjitheate,suksese per “eficencen dhe perkushtimin ne detyre”
    Jam i bindur se tani e tutje do kapet lepuri me qerre.

  11. rilindja says:

    Keta kane filluar te na i hedhin ashiqare . Ne kete politike fiton ai qe
    Genjen me bukur ,mashtron shkelqyeshem .

  12. juri says:

    #unejammepolicineeshtetit !

    Jam me Policine qe i dha fund “mbeterise se droges dhe korrupsionit” ne Lazarat !

    Jam me djemte dhe vajzat e reja qe i jane bashkkuar rradheve te Policise duke i dhen nje fytyre te re !

    Jam edhe me ata mijra djem e vajza qe aplikuan ne Akademine e Policise sepse kishin besim te kjo Qeveri !

    Une jam me Minstrin me te mire te historise, z.Saimir Tahiri !

    Une jam pro ligjit te ri te Policise qe do sjell reforme rrenjesore dhe institucionalizoj gjithcka te mire dhe pozitive qe po rrjedh ne Policine e Shtetit !

  13. juri says:

    Pa provoni njehere ti thioni policit rrugor, une jam filani e kam mik filan deputet …pffff ska me jo ! Ja pra ky eshte Depolitizimi i Policise dhe ky eshte nje hap i madh ndaj luftes kunder korrupsionit ne rradhet e policise !

    1. Vunoi says:

      Juri,Po je polic dhe dikush te thote:une jam filani,kam mik flanin;
      ai do qe tju koruptoje,dhe nese ti pranon ajo quhet KORUPSION

      Ju uroj detyre te mbare ne organet e policies

  14. Me vjen mire qe degjova sot ne parlament diskutime me vlere .Dua te permend diskutimin e Pjerin Ndreut dhe Luan Rames . Kjo eshte nje shembull per opoziten se si diskutohen problemet. Gjithashtu eshte nje shembull per te mesuar se ne krahun e manjte ka demokraci. Cilit deputet nga PD do tja mbante te diskutonte per nje igj si Pjrini apo Luani? Asnje. Qe te japesh mendime qofshin dhe kundra mendimeve te shokeve nuk eshte percarje,perkundrazi forcon mendimin e nxiret nje konkluzion i sakte. Sot pash nje parlament se si duhet te veproi. Jo fyerje e sharje,po argumente……… JU faleminderit. U diskutokan ligjet 100 here me mire pa opoziten,per opozite si kjo e jona e cila ka mbetuer ende ne metodat e fjalorin e viteve 1990-1992 ku ne cdo minute do degjoje vetem sharje per sistemin e kaluar.por rezultoi se ky sistem demokratik ne shqiperi prodhoi vetem hajdut e kriminel. Shpresat jane te medha te kjo qeveri. Ishalla shohim edhe ne dite te bardha!

  15. Kola says:

    E mirkuptoj ministrin qe kush ka te njejten pune te kete te njejten grade,por juve nuk shpjeguat se keta policeve qe u hiqen grada a preken financiarisht apo jo,si mund te kene eksperience nje polic i porsa dale nga shkolla me nje polic qe ka marre pjese ne dhjetra operacione,heqja e gradave duket i lehte ne teori por do te kene shume veshtersi ne praktike,kudo ne bote ne polici,ushtri nder dy veta njeri duhet te jete pergjegjes si do te zgjidhet ne polici,kush do do te jete matesi i punes,i nje polici ndoshta sasia e gjobave vendosur qytetareve,ku i lihet nje abuzivitet i eprorit ne kete gje,ku tani dihet se si jane marre gradat komisar e siper pa asnje testim,ku shumica nuk kana as minimumin e nje kursi te thjeshte policor,do ta shohim si do te katandiset sepse me ate qe juve keni bere policit i heq pergjigjesine e veprimit, pa nje epror te cilin i takon te jete shume me i paafte se polici i thjeshte.

  16. shefi says:

    eshte i turpshem fakti qe rilindja nga e cila prisja te bente dicka per kete popull te vuajtur perfaqesohet nga ministra te tille qe me paturpsine me te madhe vazhdojne te qendrojne ne ato karige? e kam fjalen per vrasjen e artan santos e cila ndodh ne mes te bllokut ne mes te dites dhe ku policia ja mbath vrapit sikur te mos jene ne detyre per mbrojtjen e qytetarit dhe garantimin e jetes dhe te ligjit, duke u justifikuar per mungese armatimi, mungese karburanti, mungese radiomarese etj. a mban pergjesi ky njeri qe flet per meritokraci, dhe se a mund te ri akoma ne ate detyre?

  17. Pollici says:

    Tepelena guri i thate ,
    Trima burra ,trima grate
    Tahiri eshte bazuar tek keto vargje ,dhe e mbushi Shqiperine me Tepelenas.
    dhe grate police jane nga Tepelena,dhe kontrolloret .
    Tani nuk ka me qoka !!!!

    1. ILIRI says:

      Shko mor bytho ..Laj gojen kur flet per niperit e ALI TEPELENES

  18. Uarda says:

    Ndoshta jam pak subjektiviste ne opinionet e mia, por te them te verteten me duket se vetem ky tipi nuk ka te drejte te krenohet per asgje!
    Qysh kur u be ky Minister i Brendshem, na mbyten tritoli, vrasjet e biznesmeneve, krimet e pazbuluara, avionet me droge, tepelenasit neper motorra policie etj.etj.
    Uroj ta kem gabim…

  19. Demi says:

    Ku shoku Saimir nuk na thote si ka mundesi qe vetem tepelensit fitojne me meritokraci pune ne polici?
    Thote qe eshte vene ne pune policia tani, ndaj behen ekzekutime 10 metra larg kuvendit ne bllok dhe polici e ndjek deri ne Fushe – Kruje dhe kthehet se iu mbarua benzina???????? A ka skandal/turp me te madh se ky? Te kish ndodhur ndokund tjeter ministri do dorehiqej menjehere, ndersa ketu quhet sukses kjo lloj vrasje? Cfare tallje me keto njerez e kete vend.
    Me tej, kur eshte keshtu si thote Saimiri, pse ka dhe shoku Tom Doshi e konfirmon qe policia eshte e tera Tepelen.
    Po shefi i policise se Durresit cfare lidhje ka me familjen e ministrit? Si ka mundesi qe emeron familjare te tij apo gruas ne pozicione te tilla?
    Ketu nuk kane fund poshtersite e Saimirit. Uroj qe shqiptaret te zgjohen.

  20. guerrilas says:

    Per cilet niper flet ti Ilir,se mamane dhe motren Aliut,ja qine shoket nga Tepelena,dhe ne fund ishin djemte e tij qe e tradhetuan te paret,te gjithe nga Tepelena,si nuk keni cik turp o njerez te paturp,qe vetem punen e cobanit mund te Beni,bashke me bythqirin Tahiri,qe duket qe ne fytyre qe eshte pederast,e ka mbushur gjithe policine me cobane.

  21. lazarati i sales says:

    po sala e bani policine made in barkderra te lumte o tahir ne gop te sames te shkojne kopilat e sales

  22. ♣preshevali♣ says:

    Si do ta kthesh në shina,
    kur ato i keni shkul dhe shitë për skrap.

  23. guerrilas says:

    O Lazarati I Sales,eshte e verte qe Sala e mbushi policine me barkederra,po ata hanin dhe shendosheshin,po ca tu bejme ketyre te Tepelenes qe Kane shiritin e derrit,hane dhe nuk shendoshen,une nuk po mbroj policine e Sales se dhe ata muter ishin,po duhet te dish nje gje ti po nuk e dite keta policet nga Tepelena qe ka vene ky fytyre miu,Jane muter ne katror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje