Fullhani proteston tek Kunati për shkelje të privatësisë

2 Gusht 2014, 19:51Antena TEMA

Fullhani sot nuk duroi dot më. Pasi shtypi botoi fotografi të festave të tij dhe hobit të djalit të vet për ora super të shtrenjta dhe udhëtime luksoze, vendosi të protestojë tek Kunati.

-Dua të reagoni si parti, i tha. Ky është skandal. Ç’punë kanë gazetat se sa para kam unë, ku kam udhëtuar, ça operacionesh kanë bërë familjarët, çfarë orësh i pëlqejnë djalit etj. Ky është skandal. Ju jeni një parti e vuajtur, që i keni hequr në kurriz këto gjëra dhe duhet të reagoni.

Unë mbushesha me urrejtje kur dëgjoja që thonin se djali i Doktorit ka bërë Gërdecin. Më ikte truri. Ç’punë kishin ata se ç’punë bënte djali? Djali ka punën e vet, Doktori të vetën. Pastaj kryeskandali ishte kur thoshin se e bija merr tre për qind për çdo firmë të babait. Po ç’punë kanë njerëzit se sa lek fitojnë fëmijët prej prindërve? Skandal!

Pastaj çfarë s’thanë për zonjën Liri!

Tani dhe ata njerëz janë, dhe do bënin ndonjë punë. Ja ikën nga pushteti dhe punët ua lanë gjysëm. Fola sot me Jamarbërin dhe ishte realisht i shqetësuar për këtë marrëveshjen e CEZ. Ka të drejtë mo vëlla. Nisi puna me gjyq, të mbarojë me gjyq.

“Ne mezi kapëm gjyqin- tha, ishin dhjetë milion euro, këta e mbyllën pa gjyq”. “Skandal” më tha. “Si mund të ndërpresësh një gjyq në mes. Kemi marr vetëm një këst”, tha. “Ky është skandal. Do protestoj” më tha, dhe ka të drejtë.

Dhe puna ime tani kështu ka shkuar. Më janë turrur çfarë bëj, pse luaj kazino online në zyrë, pse prish shumë lek çuni, pse ka bërë operacion goca, ku i prish lekët gruaj etj. Aman mo burrë, se s,di dhe me kë të flas, janë bo si shushunja. Atë i thashë dhe Fevzos dje, si njof fare këta djemtë e rinj nëpër gazeta, s’di me kë të flas. Kishte lezet një herë e një kohë, flitshe me Doktorin, me Nanon dhe mbaroje punë. Tani o bo bishti më i rëndë se sqepari.

Të mora me të thënë me fol me Lulin me e pa këtë punën e medies. Më thoni kë keni ju nën kontroll, që të bëjmë një listë si të pushojnë.

-Ne Faron kemi tonin, i tha Kunati, por dhe ai ka ca pakënaqësi që nga zgjedhjet e Pogradecit, por do i kalojnë.

-Po ju sikur keni dhe Irfanin, i tha Fullhani!

-E kemi, por tek çështja e bankave ai është koopetent vetë dhe nuk e pyet Lulin, tha Kunati.

-Më ka gjet beleja mo burrë, më janë turrur të gjithë, i tha. S’di me kë me fol. S’po di kush mi lëshoi këta në shpinë. I thashë Sandrit si i bëhet në këto raste?

“Bë një fushatë reklamash, nda nja 2 milion euro, se pushojnë”, tha. A pushojnë thua ti?

-Po pse, ti je gati t’i japësh kaq, i tha Kunati i tronditur?

-Po hajd mo burrë, se lek janë, kemi plot, tha Fullhani.

-S’di ç’të them, i tha Kunati. Tek Farua të garantojmë, tek Irfani nuk ndërhyjmë dot në çështje bankare, tek Sandri e ke mik vet.

-Ço kjo punë kështu mor jahu, tha Fullhani me vete. Si ja ka bo ai Doktori tetë vjet duke u marrë me kalamjtë përditë. I fortë vallahi!

10 komente në “Fullhani proteston tek Kunati për shkelje të privatësisë”

  1. shiaksi says:

    tani ti fullani do ta kapesh me komentuesit,hahahaha

    1. Prelilo Luaras says:

      Fullani po shkon ne grope, sa me shume te mbaje frymen, aq me shume zhytet.
      Krimba qe i solli Sali berisha te vidhnin Shqiperine.

  2. - homeri- says:

    — ne fakt kunati nuk ka gje n dore , por ai shkoi tek META , duke i kujtuar se jemi miq idealesh si hajdut …. te mbrojti gruaja ime … tashti me mbro ti mue .. …keshtu eshte marveshja me doktorin…..

  3. shqip hesapi says:

    Dhe keshtu do ta beje,mediat do te pushojne,prokurori Llalla do te thartohet tani me kete vape,politika mori pushimet,Fullani del pa lagur.Mero,te pakten flasim ne te dy.

  4. durresi says:

    Ky governator qe ne pamje me eshte dukur un pò rozzo ( i pagdhendur ). Ben pazare me kedo per interesa te tij. Jane tipat qe e hanin kollaj presionin e Berishes. Mund te jepte doreheqjen me kohe por nuk i kishte mbushur mire xhepat.

    1. Artan plaku tapi kucov says:

      E o full HD ta qan hallin monika ty o B.K tung mane

  5. Patriot says:

    NJE FAMILJE DEBILESH TE TALLET ME DINJTITETIN E SHQIPTAREVE?!…..
    …KJO PUNA E OPERACIONIT PER TE VENDOSUR UNAZE PER NGUSHTIM STOMAKU I VE KAPAKUN—VULEN,DEBILLEKUT TE KESAJ FAMILJE!!!! NEPER KINIKA JASHTE VENDIT, MJEKET PER KESI RASTESH TE TREGOJNE SE UNAZE U VENDOSET BUDALLENJVE—ATYRE TIPAVE QE S’E PERMBAJNE DOT VETEN NE TE USHQYER — TAMAM SI PUNA E KETYRE FULL-HANEVE!!!!…….

  6. kastriot says:

    Po njeri teper i lig, po njeri i poshter je o Ymer Baze. Pse nee shkrimin tend nuk permen me emra Edi ramen, Shkelqim Canin, Saimir Tahirin dhe Adriatik Llallen por vetem Sali Berishen? Te ka shtene daten Berisha dhe me vend e pavend permend emrin e tij.
    Komentuesit qe te mburin edhe per kete shkrim jane injorante dhe dallkauke qe mendojne dhe vene Partine mbi gjithcka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje