KLSH çon në Prokurori dosjen për ish-administratorin e KESH/ 585 mijë USD dëme dhe 500 milionë USD që duhen arkëtuar nga CEZ

4 Gusht 2014, 19:56Ekonomia TEMA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në organin e Prokurorisë padinë ndaj ish-administratorit të përgjithshëm të KESH dhe ish-titullarit të autoritetit kontraktor të Hec-it Koman.

Sipas auditimit të kryer nga KLSH rezulton se dëmi i shkaktuar arrij në 585 mijë dollarë, ndërsa KESH duhet të arkëtojë mbi 500 milionë dollarë detyrime nga CEZ Shpërndarje, detyrime që kjo e fundit i ka Koorporatës.

Në përfundim të këtij auditimi, kanë rezultuar disa mangësi dhe shkelje të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, për të cilat institucioni, përmes Vendimit Nr. 67,  dt. 30.06.2014 të Kryetarit të KLSH, ka rekomanduar 31 masa me karakter organizativ për përmirësimin e veprimtarisë së Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorit të KESH, në lidhje me:

– Hartimin, miratimin dhe zbatimin e programeve të zhvillimit ekonomik të shoqërisë;

– Disiplinimin, monitorimin dhe miradministrimin e shpenzimeve operative;

– Sigurimin e burimeve të financimit për shlyerjen e overdrafteve në vlerën 30,132,731 mijë lekë;

– Arkëtimin e detyrimit të CEZ Shpërndarje Sha prej 53,7 miliardë lekë ose mbi 500 milionë dollarë, për energjinë e blerë nga CEZ tek KESH për mbulimin e humbjeve në rrjet dhe furnizimin e konsumatorëve. Është shumë e rëndësishme për të ardhmen e gjendjes financiare të KESH Sh.a. që ky detyrim të niset menjëherë të shlyhet nga ana e CEZ Shpërndarje;

– Arkëtimin e detyrimit prej 40.6 miliardë lekë (ose rreth 400 milionë dollarë) të klientëve, shumë e paarkëtuar nga shitja e energjisë para vitit 2006;

– Zhvillimin e një analize të hollësishme për penalizimet financiare të KESH që arrijnë në shifrën e 4,112,482 mijë lekëve, ose mbi 40 milionë dollarë;

– Përmirësimin dhe rritjen e efektivitetit të procedurave të prokurimit dhe zbatimit të kontratave etj., duke përcaktuar afate konkrete për plotësimin e tyre.

KLSH i ka kërkuar KESH Sh.a. që të ndjekë të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit për arkëtimin e dëmit në shumën 53,876,549 lekë, të shkaktuar nga paga dhe shpërblime të paligjshme gjatë vitit, mungesë arkëtimi të detyrimeve debitore, si dhe gjatë zbatimit të kontratave për punime të paguara por të parealizuara, mungesën e penalizimeve për vonesa etj.

Referuar parregullsive dhe shkeljeve të ndryshme të konstatuara dhe përgjegjësive individuale të evidentuara, KLSH ka kërkuar marrjen e masave administrative dhe disiplinore për 16 punonjës të KESH Sha që nga nivel drejtor departamenti deri tek specialistë.

Gjithashtu, nga auditimi i dokumenteve të vëna në dispozicion, rezultoi se H.V., në cilësinë e Administratorit të Përgjithshëm të KESH Sha dhe N.S., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor të hidrocentralit (Hec) Koman, kanë kryer veprime dhe mosveprime të kundërligjshme, të cilat bazuar në gjetjet dhe aktet e administruara në dosjen e auditimit, bien në kundërshtim me ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për taksat vendore”, i ndryshuar;meligjin nr. 10405, datë 24.03.2011 “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”; si dhe me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, neni 1, Pika 2.ç,d.si dhe VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar, Kreu IV, Pika 5, iv. Demi i shkaktuar ndaj Buxhetit te Shtetit nga dy personat e siperpermendur arrin ne 59.544.980 lekë ose mbi 585 mijë dollare. Më konkretisht:

1. H. V., në cilësinë e Administratorit të Përgjithshëm të KESH Sh.a., ka autorizuar kryerjen e pagesave si detyrim për subjektet vendore, për shumën 6,732,600 lekë, në kundërshtim me Vendimin e gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër nr. 1683, datë 10.07.2013, me ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për taksat vendore”, i ndryshuar, si dhe me vetë vendimin e mëparshëm të tij, duke i shkaktuar shoqërisë KESH Sh.a. një dëm ekonomik prej 6,732,600 lekë.

Me urdhrin nr. 21, datë 19.06.2013, H.V. ka dhënë shpërblim financiar për punonjës të ndryshëm në shumën 33,683,180 lekë, pa marrë më parë miratimin e Këshillit Mbikëqyrës të KESH dhe të ministrit të linjës, në kundërshtim me ligjin nr. 10405, datë 24.3.2011 “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, neni 6, pika 1, shkronja (b).

2. N. S., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor të Hec Koman, gjatë procedurës së prokurimit “Blerje dhe vendosje 4 elektropompa horizontale të reja me pjesët e këmbimit rezervë të tyre dhe instalimin e skemës së kontroll monitorimit automatik-manual në stacionet e pompimit të galerive të digës Koman”, në vlerën 19.129.200 lekë, ka urdhëruar zhvillimin e saj me “Negocim pa botim paraprak të njoftimit të kontratës”,  në mënyrë të pabazuar ligjërisht, pasi ka qenë e mundur ndjekja e procedurave standarde të prokurimit, nuk ka qenë në kushtet e nevojës ekstreme apo situatave emergjente, nuk është kufizuar në blerjen e vetëm sasisë së pajisjeve të domosdoshme, ka qenë një procedurë e përfshirë në planin e prokurimeve, duke shkaktuar pamundësinë e marrjes pjesë të operatorëve të tjerë në procedurat e prokurimit publik, si dhe një trajtim jo të barabartë të tyre, veprime të cilat bien në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, neni 1, Pika 2.ç,d, si dhe VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar, Kreu IV, Pika 5, iv.

Për shkeljet e mësipërme,KLSH  ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Shkodër ndaj H.V., në cilësinë e Administratorit të Përgjithshëm të KESH Sh.a. dhe ndaj N.S. në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Hec Koman, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave të mësipërme ligjore, kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shpërdorimi i kompetencave” parashikuar nga nenet 248 dhe 164 i Kodit Penal, duke i përcjellë Prokurorisë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

 

11 komente në “KLSH çon në Prokurori dosjen për ish-administratorin e KESH/ 585 mijë USD dëme dhe 500 milionë USD që duhen arkëtuar nga CEZ”

  1. al says:

    A kane emra keto hajdute, apo ja fusin kot. gazeta apo KLSH?

    1. safeti says:

      Te pozites se djeshme jane qe u permbys me Rilindjen, dmth te LSI.

    2. Sonce Ponce says:

      Klesh thuj, po brockulla si gjithmone asnje zyrtar nuk do futet ne burg edhe kete e dime te gjithe edhe ka marre fund…http://bit.do/zyrtaret-e-korruptuar

  2. al says:

    Bujar e mbushe prokurorine me dosje ,merre me shtruar, se ato akoma nuk kane hapur dosjet e para tete muajve.Bravo klsh per punen qe po ben kunder korrupsionit bashke me ILKPD jane dy organet e vetme qe po punojne shume mire.

  3. emigranti says:

    nuk kane emer keta?

  4. Jani says:

    Po SD ka dal i larë ça thu Jaro ça thu .?????…????

  5. KUNDER PLEHRAVE says:

    Drejtori i Pergjithshem i KESH ka qene Engjell Zeqo (Nga Skrapari, i LSI-se). Gazeta duhet te sqaroje se a behet fjale per te.

  6. medet says:

    -Mos beni rremuje me lajme te”zeza”.

  7. Jani says:

    Po cfar demi mo Klshista… Taksa lokale dhe lek per punonjsit… Kto nuk jan abuzime. Mos realizoni planin fiktivisht

  8. Titi says:

    Vend bythelagurish hane me goje dhe q…..hen ne bythe.ketej nga energjitika na vjedhin ne kurriz te shiut,nnga ana tjeter thone cez, pastaj thone te rrisim cmimin, pune vari k… In shqipo per tja fut murit!!??

  9. Alba - Dar says:

    –Zhurm, ..Zhurm…Shum zhurm, !!!!!!…
    Dhe perfundimi..?????. Ai dihet… .Si edhe heeret e tjera .

    — “Bam e Bum!!!, Kembora e madhe… Qumesh , gjysem okare.
    NJEZET DHEN,…. DYZET KEMBORE , STANI “DINOS” …DUKET (BEHET) PORDHE .

    — PO POPULLI ???…!!!!… aaaaaaaAAAAA !!! POPULLI…, POPULL MBETET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje