Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj inspekton shërbimin e urgjencës mjekësore të ngritur në katër qendrat e përkohshme shëndetësore në zonën e bregdetare. Beqaj inspektoi shërbimet e urgjencës në zonën bregdetare të Shkëmbit të Kavajës, Plazhin e Durrësit, Maminasit dhe Gjirit të Lalzit në Rrethin e Durrësit.
Risia këtë vit është se shërbimi shëndetësor i urgjencës për sezonin turistik është shumë më i organizuar. Një nismë të Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të mundur hapjen e katër ambulancave, në bashkëpunim me shërbimin e emergjencave lokale dhe asistencën e pushtetit vendor, përkatësisht në zonën e Shkëmbit të Kavajës, atë të Stacionit të Hekurudhës, Maminas dhe Gjirin e Lalzit, me personelin, barnat dhe pajisjet mjekësore të nevojshme, të cilat mbulojnë me shërbim të gjithë zonën e bregdetit
Ministri Beqaj tha se kjo vizitë inspektuese u organizua për të parë se sa të gatshme janë strukturat e ofrimit të shërbimit të urgjencës mjekësore në zonën e bregdetit të rrethit të Durrësit.
“Ne kemi krijuar një sistem me disa struktura në mjedise të përkohshme të urgjencës përgjatë vijës së bregdetit duke filluar që nga Velipoja e duke shkuar deri në Ksamil. Së bashku me drejtuesit e shëndetësisë në Durrës vizituam katër qendrat shëndetësore në zonën bregdetare të Durrësit. Është momenti për të falënderuar në rradhë të parë mjekët dhe të gjithë personelin që shërben në këto qendra, të cilët punojnë me orare më të gjata, edhe në shërbim 24-orësh. Ajo çfarë bëjmë ne përfaqësuesit e të gjithë institucioneve publike, qendrore apo vendore, janë në funksion të mbarëvajtjes së sezonit turistik”, tha Beqaj.
“Shqipëria i ka potencialet e turizmit, i ka ende të fjetura, por padyshim, që të zhvillojmë një turizëm cilësor, duhet që operatorët turistikë, këto operatorët e mëdhenj që e kanë me interes turizmin në Shqipëri, të kenë minimumin e një garancie për plotësimin e nevojave emergjente, ku edhe shëndetësia është një nga sektorët e rëndësishëm në këtë drejtim”, u shpreh ai.
Shume mire qe arritet ti mbushni me njerez se pari se ishin braktisur ktu er 10 vjet me pare e tani ofrojne dhe sherbiometr urgjente. punoni akoma me shume te mbuloni sa me shume.
Ju lumte per punen e palodhur.. Gropat qe ka lene saliu jane te pallogaritshme, por ju po punoni per se mbari
Perpjkejet dhe punet tuaja dukshem kane qene te mira.. Perpiquni, mos ndaloni
Pune te rende ka Beqaj, por po ja del.. BEsojme tek ju
Dh ene mes te veres nuk ndaloni se punuari.. Jam krenare per ju
Nje m*t plotesoni.Ai doktori kafshe prehistorik ne Himare akoma eshte.Kam patur vete nje urgjence dhe …shkoni mashtroni ndo1 tjeter.