Studentët e universiteteve që mbyllen do vijojnë studimet në universitete të tjera

5 Gusht 2014, 12:15Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka rikonfirmuar hartimin e një plani konkret nga Qeveria për të sistemuar në institucionet e arsimit të lartë studentët të cilët ndiqnin studimet në universitetit të cilat qeveria urdhëroi mbylljen.

“Po vijojmë me masat për situatën emergjente pas vendimit për 18 institucioneve të Arsimit të Lartë që u hiqet licenca. Kemi një plan konkret për ti sistemtuar studentët e këtyre Universiteteve në Institucione të Arsimit të Lartë në mënyrë që të garantojmë vijueshmërinë e studimit të tyre”, tha Nikolla.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit mblodhi drejtuesit e Universiteteve, të cilët pas kontrollit të sistemit arsimor publik e privat në vend, do të vijojnë aktivitetin e tyre, por me kushte dhe rekomandime për përmirësimin e kritereve.

Janë 13 universitete private të cilave, në përfundim të kontrollit të bërë nga Ministria e Arsimit, iu dha mundësia të vazhdojnë aktivitetin e tyre, por me kushte dhe rekomandime të cilat duhet t’i plotësojnë për të përmirësuar kriteret dhe për të plotësuar mangësitë që janë hasur.

“Do të jeni po aq fortë të monitoruar nga inspektimi hap pas hapi, dua t’iu përgëzoj edhe për komunikimin dinjitoz. Të ndërtojmë një komunikim të ri që është me rëndësi për hartimin e nevojshme të reformës në arsimin e lartë. Ka shumë skepticizëm në këtë vend për shkaqe të jo mirë administrimit të sektorit në vite dhe lojërave të politikës, por shkaqet e vërtetat s’janë bërë transparente. Unë jam e vendosur t’i shkoj deri në fund procesit të plotë të reformimit duke respektuar ligjin dhe vetëm ligjin”, theksoi Nikolla.

Në vijim ajo shtoi se “hoqëm pjesët e kalbura të universiteteve, ky do të jetë vetëm hapi i parë i reformës në arsim”.

Universitetet që do të vijojnë veprimtarinë me apo pa kushte

Universiteti “Polis”

Universiteti katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

SHLUJ “Marubi”

Universiteti “Epoka”

IPAL “Shkolla e Lartë “Nehemia”

Universiteti Europian i Tiranës

SHLUJ “Universiteti i Neë Yorkut, Tiranë”

SHLUJ “Luarasi”

Akademia e studimeve të aplikuara “Reald”

“Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”

SHLP “Tirana Business University”

SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”

SHLUJ “Universiteti “Marin Barleti”

10 komente në “Studentët e universiteteve që mbyllen do vijojnë studimet në universitete të tjera”

  1. artani says:

    Fakulteti gjeologji miniera jep titujt profesor dhe profesor i asocuar pa plotesuar kriteret.

    Duhet hetuar nga Ministria.

  2. shpatari says:

    mos keni frik o PDista aty do te shkelqej me i miri dhe secili do te mar ate qe i takon dhe ka profesion bravo kjo eshte zgjidhja me e mir

  3. anonim says:

    Ca parodie! Ti detyrosh njerezit qe te vazhdojne vitet e mbetura larg vendit qe ato kane zgjedhir vete. Ti mund te mos lejosh rregjistrime te reja po jo te zbythesh mijera njerez.

    1. KRETA says:

      zgjedhur. jo zgjedhir,o u dhjefsh

  4. Eva Gjoni says:

    Mund te me shpjegoje dot njeri se cfare ndodh me nje student te vitit te fundit per shembull tek Universiteti Beder, i cili eshte tek lista e pezullimit? Do vazhdoje vitin e katert aty apo duhet te transferohet ne nje shkolle tjeter?
    Kam lexuar 20 shkrime gazetaresh qe pretendojne se e sqarojne kete ceshtje, por nuk po gjej dot asnje pergjigje.

  5. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    KUSH DO MEGJITHMEND TE SHKOLLOHET GJEN KU MUND TE SHKOLLOHET ,,,,KUSH DO TE LUAJE ME JETEN E TIJE LE TE BLEJE DIPLOMA NE SHQIPERI ,,,, POR NUK DO TI HYJ NE PUNE SE BOTA E QYTETERUAR. I PUNESON NJEREZIT ME CONCURSE ,,,,,

  6. X Man says:

    Si gjithmon rrumpalle. Ngelen Universitetet e Cilit Artan Hoxhes, Arben Frrokut, Irfanit Hasimes etj me Pak fjale bythlepirsve te politikes shqiptare.Mafjosve te rinje qe rrijne tere diten e dites me tu thurur lavde barkmdhenjve te parlamentit.

  7. tourkofagos = mounopano says:

    Hahahaa do vijojne do vijojne ne uni te tjera, por sa nga keta do ta kalojne semestrin e pare ?

  8. luli says:

    me te vertete universitetet po rilindin, te fitoje me i miri.

  9. luli says:

    le te behet me e mira per universitetet,eshte nisur nje beteje e re ne arsim.Rilindja sapo ka filluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje