Çfarë ndodh me studentët e universiteteve të mbylluara?

4 Gusht 2014, 20:13Sociale TEMA

Çfarë ndodh me studentët e shkollave të mbylluara? Për të diskutuar në lidhje me propozimin për mbylljen dhe pezullimin e 70 përqind të institucioneve të arsimit të lartë shqiptar, e ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel ishte ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli.

Përpara se të flasim për aktivitetin ku u paraqiten rezultatet e kontrollit ligjor, po ju pyes për shqetësimin që e opozitës e cila ju akuzon se nuk keni bërë asgjë për arsimin e lartë, madje keni ulur numrin e studentëve me 12 mijë…

Opozita vijon në rrugën e të pavërtetave. Ne jemi të vendosur për reforma në gjithë arsimin dhe atë të lartin. Mbyllëm një 300 ditësh që rezultoi i suksesshëm në realizimin e të gjitha objektivave. Publiku e ka parë dhe e ka prekur gjithcka që jemi angazhuar dhe rrugën e mbajtjes së këtyre angazhimeve. Sot përmbyllëm një proces që është mbajtur për herë të parë në institucionet e arsimit të lartë në kushtet e një transparence në verifikimin e ligjshmërisë së tyre.


Zonja Nikolli, mund të na thoni konkretisht se cilat janë shkeljet që keni konstatuar nga kontrolli dhe përse këto shkelje kanë çuar në vendimin për mbyllje universitetesh?

Janë shkelur një sërë kriteresh të përcaktuara në ligjin aktual të arsimit të lartë dhe disa vendime të Këshillit të Ministrave që i kemi gjetur dhe që lidhen me arsimin e lartë, që kanë të bëjnë me kushtet e licensimit dhe kriteret që duhet të plotësojë një institucionet, me stafin, programin, kushtet pedagogjike, standardet e vlerësimti të studentëve, kushtet që duhet të plotësojë një student për t’u pranuar. Gjetjet janë nga më të cuditëshmet. Shumica e këtyre institucioneve nuk plotësojnë kushtet për stafin dhe departamentet e titujt akademikë. Shkelje të institucioneve ku mungojnë të dhënat në 3 vite për studentët, janë djegur regjistrat, janë zhdukur. Në ato raste edhe kur është gjetur një dokumentacion duken gjurmët e falsifikimit. Stafe akademike që nuk kanë kredencialet, profesionalizmin e duhur për të vijuar detyrën. Janë një set kriteresh bazë mbi të cilat ngrihen themelet. E cilësoj kontrolli i ligjshmërisë do të pasohet më vonë nga një kontroll i cilësisë nga një agjenci ndërkombëtare. Kriteret e ligjshmërisë pastaj kjo tjetra. 

Zonja Nikolli, llogariten rreth 26 mijë studentë në universitetet dhe fakultetet e mbyllura, si shtetërore dhe private. Ku do të shkojne këta të rinj? Ku do të studiojnë? Qeveria parashikon që ata të transferohen, por kush do ta mbajë barrën më të rëndë të studentëve nga universitetet që mbeten?

26 mijë nuk është numri i studentëve që riskojnë nga kjo ndërhyrje. Në filialet që mbyllen në arsimin e lartë publik, institucionet, ne kemi komunikuar dhe nuk ka asnjë problem për vijueshmërinë e studimeve në vit të 2-3 e më radhë. Ne kemi bllokuar regjistrimet për vitin e parë. Në 18 institucionet e arsimit të lartë privat, sigurisht numri i studentëve përkon me studentët që sapo kanë mbaruar vitin e parë dhe ky është më i vogël, 6 mijë studentë. Ne kemi përgatitur një plan pune. Universiteti publik dhe ai privat do të vihet në dispozicion të këtyre studentëve mbi bazën e krediteve.

Mendoni se me mbylljen e me shume se dy te tretes se universiteteve krijohet nje situate monopol ne tregun e arsimit te larte?

Mendojmë atë që ka ndodhur dhe opinioni publik e di që i kemi dhënë fund paligjshmërisë në arsimin e lartë për herë të parë. Ishim futur në një rrugë që nuk të çonte kurrkund, ku humbin të gjithë, familjet, studentët që pajiseshin me një diplomë të pavlerë, humbte shoqëria sepse nuk vleresonte si duhet burimet njerëzore.

Çfarë do të ndodhë me këto universitete që mbyllen e pezullohen? Do të rihapen, do të transformohen? Kanë mundësi të ekzistojnë në të ardhmen sërish duke u ristrukturuar apo marrë licensë të re?


Në këto 300 ditë kemi ngjizur një komunikim të ri me këto institucione. Jemi krah institucioneve. Nesër do të takoj këto institucione që janë pezulluar për të ndarë detyrat dhe për të përcaktuar qartë kohën dhe masat për të inspektuar në vijim detyrat e tyre, më pas këto institucione do t’i nënshtrohen verifikimit të cilësisë nga një agjenci britanike.

22 komente në “Çfarë ndodh me studentët e universiteteve të mbylluara?”

  1. plaku says:

    Ky veprim eshte vetem hedhja e hapave te para. Me dhimbje duhet te pranojme faktin se, te gjithe ata studente qe jane diplomuar neper keto shkolla apo universitete private, duhet patjeter te gjendet nje zgjidhje, si psh kryerja e nje testimi rreth njohurive qe ata kane pervetesuar. Per kete qellim duhet ngritur nje Juri me specialiste te mirefillte ne fushat perkatese. Po keshtu, per mendimin tim nepermjet nje testimi te tille duhet te kalojne edhe ata studente qe kane perfunduar aresimin e larte me kohe te pjes’shme, pasi edhe me kete forme studimi jane mbushur njerezia me diploma. Nese keta studente te dipllomuar nga te tilla universitete nuk e kalojne kete test, me dhimbje duhet te pranojme faktin qe ata duhet te lirojne vendet e punes dhe ne ato vende te punesohen profesioniste te vertete. Si pasoje e ketyre politikave te shtremberta, kjo sidomos ne kohen e qeverisjes se te famshmes PD, i kane sjelle pasoja teper te renda vendit, pasoja te cilat do duhen dekada te tera per tu zhdukur. Viti ’92 ishte pika kulminante ku Shqiperia ishte ne udhekryq dhe pikerisht nen udheheqjen e “DJALLIT TE ZI”, u zgjodhi rruga me e keqe, rruga e shkaterrimit ne cdo aspekt te jetes se Shqiptareve, shkaterrim i cili vazhdoi per 22 vite me rradhe. Shpresojme qe kjo periudhe e zeze te perfundoje nje sahat e me pare dhe “DJAJTE E ZINJ” te vihen nje dite para drejtesise. Pasuria e grabitur e Shqiptareve, t’ju kthehet atyre dhe perfundimisht Shqiperia te behet e Shqiptareve dhe jo vetem e ca “DJAJVE”.

    1. Sokrati says:

      Edi Rama ka marre mandatin te shkaterroj Shqiperine.
      Ketij te çmenduri ja kam thene ,po ju a tregoj dhe juve:http://oi61.tinypic.com/j0gtjq.jpg

      1. adrin says:

        Edi Rama po ja zbardh faqen shqiperise. Te gjithe e pame se ne cfare gjendje i gjeti financat Shqipetare Qeveria e drejtuar nga edi rama, ne cfare gjendje i gjeti institucionet qe i kishte lene qeveria e berishes, aluiznin , ILDP ne e shume e shume institucione te tjera, ku vec ketyre kulmi ishte me universitetet dhe shkollat private qe kishin mbire si kepurdhat. Pa pike cilesie. Berishen e pame me gerdecin ku ishte i punesuar si shef baxhanku i berishes muhameti, berisha i fali token shqipetare( nje pjese te detit jon Shqipetar) Greqise, por fale gjykates kushtetuese ky veprim u hodh poshte. Qeveria e drejtuar nga Edi Rama po shlyen detyyrimet miliona euro qe qeveria e berishes ju kishte borxh firmave private biznesit.

        Nuk ka bere gje me te mire ndonjehere kjo Qeveri se me mbylljen e ketyre pseudo Universiteteve, ose Firamve piramidale qe jepnin diploma per njerez qe nuk kishin marre shkollen e mesme. Jane pâjisur me diploam universiteti njerez qe nuk dine tabelen e shumezimit dhe nuk dine te shkruajne mire shqip.
        Ju lumte Koalicionit te kesaj mazhorance qe i dha fund ketyre kepurdhave qe prodhonin vetem fiktivitet. ra niveli i mesimedhenies se nga universitet dilnin mesues te PAAFTE.

      2. mira2000 says:

        Z Sokrat me keqardhje po te them se ose
        je i semur mendor ose je pjese e klanit
        te lulelakres qe do qe ta mbaje nivelin
        arsimor kulturor ne kete gjendje
        katastrofike .Kthjellohu dhe pyet ,kjo vetem
        per hir te pasardhesve

  2. muzapopullore says:

    Fare e thjeshte, pseudouniversitetet tju kthejne mbrapsht leket studenteve. Nje me nje. Psh taksisti deputet i UFOs apo ai i Kristalit shperndajne harremin , mos paguajne me familjen, apo Koklopen, bile mund ti kerkojne ndihme dhe Fullanit per te kthyer leket. Po …e gjithe kjo eshte per te zhvendosur vemendjen nga paudhesite e FullHaPiQinit.
    Universitet e Malokut do vazhdojne te veremosin te ardhmen e ketij vendi …te mallkuar.

    1. Artan says:

      Sipas llogjikes tuaj duhet t’ja kthejne dhe Ministres se Arsimit leket ?Ka bere master ne nje Universitet te cilit i eshte hequr licenca? E vertete qe disa prej tyre duheshin mbyllur.Por,nga ana tjeter duhet nje analize e thelle dhe te pakten te jene njerez qe s’kane patur lidhje me keto universitete.S’ka moral.Nuk luftohet padrejtesia me imoralitet.

  3. Kris says:

    Qeveria ankohet per gjendjen financiare.Ku do ti gjeje Piktori paret per te paguar kompanine angleze?Mos valle nepermjet rritjes se taksave?

  4. en..........no bolja i bashkise says:

    po qe na cate trapin me kette 300 diteshin tuaj,e dini?mjaft se na vjen per te vjelle.nje mut te madh keni bere,me keq se ata qe iken.mut ata,kake ju.te githe per t’u varur ne litar jeni.

  5. ed says:

    Ahahaha, shkoni faluni te ministria se pastaj e merrni habilitimin ? .

    Po agjencine Britanike pse e kane futur ne mes? Ata nuk dine as shqip, do te vleresojne institucionet Shqiptare ? ? ? .

  6. Sonce Ponce says:

    kam pas respekt per reformat qe mund te ndermerreshin ne arsim por me heqjen e konkursit per arkitekturen e kane prishur shume muhabetin… http://bit.do/Fullani-te-ka-xhan-o-Erik

  7. HAHAHA says:

    S’ka ngelur trap dhe trape pa marre diplome nga universitet bazar te sali mutit, dhe me e keqja funderrinat e shoqerise, tutoret/pimps qe detyronin femrat ne prostituta tani te shesin pordhe rruges duke bere avokatin ne zyrat e tyre private me parate qe nxorren me prostitucion d.m.th, krimineli mbron kriminelin.

    Edi Rama, kane mbetur plot shqiptare te ndershem qe te shtrengojne doren per kete vendim se na hengren injorantet dhe kriminelet.

    BRAVO EDI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. Ne dienin time,ku kam degjuar nga persona qe sherbenin prane shkollave te mesme private, fiktiviteti ka qene alarmant. Nje nxenes i vitit te pare ,ne nje shkolle te mesme private ,te gjitha notat ne matematik i kishte 9 dhe 10 . Per koicidence,daja i ketij nxenesi ishte mesues matematike ne gjimnazin e nje rrethi ,ne nje gjimnaz me emer ne vendin tone. Kur edhi ne Tirane,pergezoi nipin qe po vazhdonte shkollen e mesme. Ne biseda e siper degjoi se nipi ne matematike ishte me 9 e 10. Daja dyshoi dhe me takt i beri nje test sipas programit te shkolles se tij. Me keqardhje doli se nxenesi i 9 e 10-tes nuk arrinte as te 6 apo e shumta 7. E ema kontaktoi me mesuesin e lendes i dha testin e kryer nga daja .Mesuesi si e verifikoi mbeti dakort me vleresimin e dajes,uli koken e i tha se une do te ushqehem . keshtu eshte urdheri. Ndaj jam i mendimit se edhe universitetet e sidomos ato private ,jane universitete biznesi e jo i dijeve. Madje edhe universiteti shteteror te rrise kerkesen,pasi studentet e tanishem,nuk njohin netet e bardha ditet e provimeve ,por netet e bardha ne disko e koncerte. Po nuk eshte faji vetem i studenteve ,por edhe i pedagogeve te cilet kane emrin pedagog.Te mos harrojme traditen e mire te universitetit te Tiranes,pedagoget e ketij universiteti ku pjesa me e madhe ishin professor ,doctor shkencash …….diplom e mbrojtur me djerse. Ku jane 900 student te huaj? KU kane studiuar e ku kane fjetur? Si ka mundesi qe universiteti te zhduki rregjistrat? Jam dakort te testohen studentet e ketyre universiteteve qe u ngriten me shume per marrje votash,e sipas rezultateve ,studenteve t’u kthehen parate e paguara,ose te denohen si mashtrues te popullit ,qe kane patur vetem qellim fitimi.

  9. shtes te fjalia e fundit. ………. t’u kthehen parate,ose drejtuesit i universiteteve te ………

  10. vlora says:

    Tu pijne lengun diplomave tani. Ti mbajne pleqte me buke se keta te rinjte e sotem nuk i ke as per pune.

  11. Gent Qemoli says:

    LINDITA NIKOLLA, Ministre e Arsimit dhe Sportit

    Lindita Nikolla lindi në Tiranë, më 22 Tetor 1965. Ajo është e martuar me z. Ligor Nikolla dhe ka një vajzë që quhet Livia. Në Korrik 2010, ka kryer studimet Master në administrim publik, drejtimi: pushtet ekzekutiv pranë Albanian University

  12. Koco says:

    Po mire po kjo ministrja tani do ta ndryshoje cv-ne e saj meqe nuk i njihet diploma?! Nese nuk e ben atehere genjen, nese e ben ajo nuk meriton te jete ministre?!
    Hajde reforme qe do udheheqe kjo ministre atehere se bashku me mesuesin e vizatimit?!
    Te ne rruaje rilindja!

  13. sheme says:

    A do ta pezulloje Ministrja Nikolla edhe masterin e saj te marre ne nje nga keto shkolla?

  14. Jorgo says:

    Po Universiteti ne pronesi te Ethem Rukes ish minister i arsimit do mbyllet apo jo?
    Po Univ MRin Barleti ne pronesi te dr kabinetit te ministres Adriana Berberi do mbyllet apo jo?
    Po universiteti i zv ministres Nora Malaj ne Laprake do mbyllet apo jo? Ka dhe burrin qe eshte menaxher aty.
    Po univ i Anastas Angjelit? Po ai i Spiro Brumbullit?
    Si ka mundesi qe rilindasit na dalin me aq shume universitete ne pronesi ?
    Shpresojme qe shoqja ministre te beje reforme te papare!

  15. Hamdiu says:

    SISTEMI ARSIMOR NE SHQIPERI KA MARE FUND
    SI CDO GJE EDHE AI ESHTE KTHYER NE NJE SISTEM MAFIOZ
    KJO QE BEN EDI RAMA ESHTE NJE TENTATIVE PER TA SHPETUAR
    POR TASHME DEMET E TIJ JANE KOLOSALE

  16. I pa arsimuari says:

    E ka thene dikush por se mbaj mend emrin…
    “keto nuk jane socialiste por specialiste”

    1. Ndodh dhe keshtu says:

      E ka thene z.Pjeter Arbnori ndjese paste.

  17. Agim Tuci says:

    E nderuar Ministre. Me keqardhje po ju shkruaj per te gjitha ata studente qe me buku e pa buke kane mbaruar nje arsim te larte ne Institucionet Arsimore Private. Deshtimi i ketij procesi per kohen qe u ngriten keta institucione Arsimore nuk eshte per faj te atyre qe mesuan dhe studjuan,nuk eshte per faj te atyre qe lane cdo gje vetem e vetem te arsimohen,nuk eshte per faj te tyre qe paguan qimet e kokes per te marr nje arsim ter larte,por fajin gjejeni aty ku te jete e verteta. Ne jemi shtet per 100 vjet dhe sa here te vijne qeverite te ndryshohen rregullat dhe ligje t vendosura nga shteti dhe organet e tij. Jo zonja Ministre kjo nuk eshte zgjidhja,zgjidhjen gjejeni aty ku eshte. Ju jeni shprehur qe do i testoni, atehere perse nuk testoni edhe ata qe kane mbaruar arsimin e larte ne Institucionet Shteterore se po qe se eshte qeverisur keq atehere edhe ne keto institucione eshte menaxhuar keq sepse ka qene e njejta qeveri. Une kam nusen e djalit dhe sot i ka shkuar nje vendim pushgimi nga puna si edukatore me nje pervoje 10 vjecare se pse ka mbaruar arsimin e larte Nena Geraldine Burrel,por me e keqardhje qe kete vendim ja kane derguar kur ajo ka lindur nje vajze te vogerl vetem njemuajshe dhe si kane dhene as raporte dhe as vendin e punes.Me rewspekt Agim Tuci Bulqize.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje