Ministrja Nikolla i hoqi licensën Universitetit ku ka bërë Masterin e saj

4 Gusht 2014, 19:21Sociale TEMA
Ministrja Nikolla i hoqi licensën Universitetit ku ka bërë

Ministria e Arsimit ka propozuar ditën e sotme heqjen e licensës për 31 institucione private, mes të cilëve edhe 17 universitete.

Është interesant fakti se edhe vetë ministrja Lindita Nikolla ka studiuar në një prej këtyre universiteteve, në Albanian University.

Ministrja e Arsimi dhe Sportit në vitin 2010, ka kryer studimet Master në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzekutiv pranë Albanian University.

Ky universitet që në vitin kur ministrja ka kryer masterin quhej UFO, bën pjesë në listën e universiteteve që janë propozuar për heqjen e licencës për shkak se nuk plotëson kriteret ligjore.

47 komente në “Ministrja Nikolla i hoqi licensën Universitetit ku ka bërë Masterin e saj”

  1. Davidi says:

    Prandaj tha Edi qe mos merziten ata qe kane marre diploma ne universitetet qe u mbyllen se do vazhdojne tju njihen gjithsesi.

    1. Pelasgian says:

      Vend cudirash …juve duhet te beheni kavje me ose pa DASHJE nga komuniteti nderkombtar !

    2. Sonce Ponce says:

      hayahahahha sa e forte eee, kjo eshte super e forte sinqerisht…. http://bit.do/lindita-nikolli-me-master-tek-vitrina

    1. Paloka says:

      Turp. Ti Qazim qe s’di kendim te bejme minister per arsim>

    2. TUTKUNI NGA PODGORICA says:

      MULLAH AGAÇI DHE AKSIOMA E ZGERDHIRJES

      “Beni si them une e mos beni si bej une” gerdhiste mullahi para turmes kryqkemb’ulur ne token e thate te nje dite dosido. Vapa perveluese trushponte pa meshire mendimet e te pa menduarve qe pesonin te mefshte rrefimin agaçor. Taplleku i çudiste baoret pa ze, i bente letargjike pa patur as edhe me te voglen deshire, ndiheshin si te kerbaçuar pas vdekjes zot’ore.

      Kembengulja kokedhimbedhenese e Agaçit mullah, i beri te zgjoheshin ashtu, ne vetedijen e humbur mes rrefimeve urdheruese te tij e zagushise shtrenguese te rilindjes se vdekur. Dikush peshperiti gati ne gerhime, te benin edhe ata si bente Agaçi mullah. Ne fund te fundit edhe ata deshironin te mesonjtoheshin ne mejtep, xinxifet e shumte qe sollen ne jete.

      Do benin dhe ata te njejten menxyre, te kembenin shkollimin jo me parate e vjedhura nga Agaçi mullah, po me veze, lope, fasule e qepeujka per tu mbjelle, se dru per te shkembyer nuk i gjenin dot ne ato toka te thata ku pluhuri velezonte gjithçka.

      Histori e vjeter e kopsitur pa butone, nga “mullah Agaçë” moderne te genderuar ne Lindita, e Mrika, e Jozefine, e Joride. Ferrman-mejtepet ne kembim te nje thesi me patate, i shndruan ne doktorata te paguara me Fullan-habine e parave te pjellura nga syleshe te irrituar, me aksiomen e vjeter te mullahit Agaç, “une u doktorova nga qenefe ne qenef, ju nxirrni shpirtin te beheni si une.”

      Dhe ne fund nje selfie me zgerdhirje mullahAgaçore!

  2. Dardha says:

    Akademine e Policimit Komunitar?!!!!!!

    Znj. Ministre, kini pak me shume respekt per zgjedhesit dhe korrigjojeni perkthimin e emertimit te shkolles ku keni studiuar.

  3. lili says:

    Kjo qenka kulmi!

  4. Deklarate per shtyp e Universitetit Vitrina

    1. Universiteti Vitrina e ka mbeshtetur dhe e mbeshtet Reformen ne Arsimin e Larte, si nje rruge e re per rritjen e cilesise dhe pergjegjshmerise.

    2. Universiteti Vitrina pergjate gjithe kohes se ekzistences se tij, ka respektuar ne menyre strikte dhe rigoroze te gjitha rregullat dhe ligjet e shtetit Shqiptar, dhe ne menyre te vecante gjithcka sa I perket respektimit te ligjit per arsimin e larte si dhe etikes e pergjegjshmerise qe imponon angazhimi ne kete fushe. Per kete pohim, ne kemi me mijera deshmitare studente dhe pjesetare te opinionit publik ne Shqiperi e me gjere.

    3. Jemi vene ne dijeni, verbalisht nga mediat, ne menyre te befte dhe surprizuese nga Raporti I Kontrollit te Ministrise se Arsimit me date 04.08.2014, per lakimin e emrit te institucionit tone, ne perifrazimin per institucionet qe u pezullohet licenca apo u hiqet licenca. Shteti shqiptar dhe Institucionet e Shtetit shqiptar, besojme se kane si qellim respektimin e ligjshmerise dhe rritjen e cilesise dhe pergjegjshmerise ne Arsim. Ne si institucion jemi te bindur se jemi 100% te angazhuar ne kete drejtim. Per kete flasin mijera fakte, dhe tashme realiteti me emrin Universiteti Vitrina.

    4. Para rreth 2 muajsh na ka ardhur nje ekip kontrolli I derguar nga Ministria e Arsimit I cili eshte mirepritur prej nesh, edhe pse qe ne fillim te aktivitetit te tyre kemi pare nje tendence dhe mungese profesionalizmi e cila kishte me shume lidhje me paligjshmerine e tyre, sesa me ligjshmerine tone.
    E kemi kundershtuar raportin e tyre nga ana jone ne menyre te ligjshme dhe profesionale, duke dhene me shifra dhe fakte te gjitha pergjigjet e atij raporti mashtrues dhe denigrues ndaj nesh. Per kete kemi kerkuar disa here takim edhe me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Takim I cili deri me tani nuk eshte realizuar, ndoshta per arsye te axhendes se ngjeshur te Ministres.

    5. Universiteti Vitrina tashme eshte nje realitet I konsoliduar dhe I rrenjosur thelle ne territor, kurdohere I gatshem te bashkepunoje me institucionet publike dhe shteterore me qellimin e permiresimit te metejshem te punes dhe aktivitetit te tij. Jo vetem Universiteti Vitrina me 7 fakultetet e tij, por edhe Shkolla e Mesme Profesionale Vitrina, si dhe Qendra e Formimit Profesional Vitrina, me kurset profesionale per zanatet me te pershtatshme per punesim, tashme kane dhene nje kontribut me nje model te ri, te ndryshem te mesimdhenies dhe pergjegjshmerise ne Arsim, te pakrahasueshem me realitete te tjera ku duan te na fusin komisioneret tendencioze dhe te pandershem te Ministrise se Arsimit, yshtur ndoshta prej interesash jo dhe aq te pastra sa Rilindja dhe Reforma ne Arsim.

    6. Per kete arsye ne I kemi kerkuar Ministrise se Arsimit, qe me kohe, sjelljen e nje grupi tjeter kontrolli, I pajisur me kamera filmike dhe me aparat fotografik, ne menyre qe te dokumentojne cdo fjale dhe cdo fakt, me video, audio dhe foto. Nese kjo nuk behet, atehere kemi te drejte jo vetem te dyshojme por edhe te faktojme cdo shkelje te ketij grupi kontrolli, si te bazuara vetem ne opinione, paragjykime, dhe sherbime te paligjshme ne favor te te treteve.

    7. Universiteti Vitrina do ta vazhdoje betejen e tij per te verteten, ne mbrojtje te vlerave dhe parimeve me te mira te angazhimit ne fushen e edukimit dhe kualifikimt te burimeve njerezore, ne te gjitha rrafshet, si ne rrafshin ligjor, ne ate te komunikimit te perditshem dhe transparent me publikun si dhe ne ate te komunikimit po ashtu transparent dhe te perditshem me institucionet publike. Ne do te vazhdojme po ashtu ne cdo rrafsh tjeter te mundshem qe na e japin si te drejte, kushtetuta, ligjet e shtetit shqiptar si dhe institucionet e te drejtes nderkombetare.

    Ju falenderojme per vemendjen tuaj!

    Themeluesi I Universitetit Vitrina Edmond Vlashaj

    Rektori I Universitetit Vitrina Prof. Dr. Pirro Cipa.

    1. Adem says:

      Une nuk jam qe Vitrines ti hiqet emri. Ata jane shume korreket.

    2. 1984 says:

      Ju mafiozet me kollare te vitrines duhet ta vazhdojeni betejen se larg qofte mund te bini dhe burgjeve.

  5. Alex says:

    Po mire. Ska gje. Meqe universiteti u shpall i pavlefshem atehere dhe masteri ministres shpallet i pavlefshem dhe kjo jep doreheqjen. Apo jo? Apo thuaj nuk e rruan njeri tek ripjerdhja Rames.

  6. Shoku Tarras says:

    S’ka me MIK.

  7. Kritiku says:

    Duket niveli i zhvillimit te kesaj zonje, qe nuk di as te flase gjuhen standarde shqipe dhe qe eshte nje skandal per dike qe eshte vendosur si Ministre e Arsimit. Te degjosh deklaratat e saj ne tv eshte per te vene duart ne koke. Ajo akoma nuk e di se si thuhet ne shumes fjala “vit”. E thote “vite” ne vend qe te thote “vjet”. Dhe te mos flasim per nje gjuhe komplet jashte standardit. Thote “ju bejme me dije”, ne vend qe te thote ju informojme apo ju njoftojme.
    Mjere ne per keta “zyrtare” me dyplloma te shkollave private te Shqiperise. Jane te gjithe analfabete funksionale. Prandaj edhe nuk kemi per te ecur perpara kur nuk kemi bazen e duhur per zhvillimin e shoqerise.

    1. Zana says:

      1. Për shumësin e fjalës “vit” përdoren të dyja format sipas rastit psh: sa vjet u bënë? për shumë vjet, sa vjet është? etj… / ndërsa forma tjetër: vite dritë, vite luftë, vite pune, vite që mbetën pas…
      2. Bën shumë mirë që nuk thotë “ju informojmë” por “ju bëjmë me dije” pse forma e dytë është shqip. (informoj vjen nga it.= informare)
      3. Tjetër është “njoftoj” e tjetër “ju bëj me dije”.

      Flm

      1. Kritiku says:

        Perpara se te besh komente thellohu nje here mire qe te kutpsh ate qe kam shkruajtur. Degjo nje here intervisten e saj te dhene per Top-Channel dhe do te degjosh qe me cfare gjuhe shqipe te rendomte ajo flet. Degjo se si e perdor fjalen “vit” ne shumes kur i referohet viteve me numer. Eshte e vertete qe ne varesi te fjaleve fjala “vit” i ka te dy format”. Shembujt qe dhe me siper jane te drejte, por une e kam fjalen pikerisht kur flitet p.sh. kur thone “10 vite” apo “5 vite”. Ketu eshte ajo qe une dua te theksoj qe eshte bere gabim ne te folur.
        Sa per thenien “ju bej me dije”eshte e dialektit te veriut dhe kjo ka hyre gjithnje e me shume ne te shprehurin neper mediat vetem ne kohen e ardhjes se “shpellareve”. Fjala dije ka kuptim shume me te gjere, se sa ajo kur perben vetem nje lajm, prandaj thenia e duhur eshte “ju njohim”, ose “ju njoftojme”, ose “ju lajmerojme”.

  8. Spiro Brumbulli says:

    Hajde ministre hajde! Po atehere i bie qe Edi ta largoje si ministre sepse i ka rene diploma ne … !
    C behet keshtu? Po ka dhe me keq disa ministra s kane fare as diplome si kjo ministre?!
    Bravo rilindja?!

  9. Arti says:

    Po ne kemi Fate Velaj,qytetarin europian,Keshilltarin per Diplomacine Kulturore te KM Rama qe ka diplome juridiku te Kristali.Kemi zv.Ministren e MAS znj.LSI – te Malaj qe ka qene shefe departamenti po te Kristali.Pa fund shembuj.Te gjithe pushtetaret pa dallim jane ne rrjeten e skemave piramidale ne arsim,ne banka,kudo.S’ka fre tragjikomizmi ne kete vend.S’eshte me ceshtje emrash e individesh ,por sistemi ku te gjithe,pa perjashtim ne opozite apo pozite e djeshme apo te sotme kane vene gurin e se keqes.

  10. Tafili says:

    Nuk ja ka hequr Ministria Nikolla licencat e Universiteteve private por ato i kane hequr vete se nuk kan plotesuar kushte dhe njeherezi kan shkelur ligjin.
    Komisioni i verifikimit i ka konstatuar shkeljet dhe duhet firma e titullares dikasterit per vendimin.
    Ne nje shtet demokratik nuk mundet Ministri perkates kur ka shkelje te mos leshoje urdher ekzekutimi. Ose e kunderta do te jete si Fullani & Co.
    Edhe njehere te dashur komentues nuk i heq Ministria Licencat e Arsimit te Larte , i heqin vete ato qe shkelin ligjin. Edhe titulli i shkrimit eshte gabim , del sikur L.Nikolli eshte pronare dhe ben si te doje.

  11. Edi Roma says:

    Mesiguri zoja Ministre ,ka kuptuar me kalimin e kohes ,
    se Diploma e marre ke ai universitet ,nuk ka dhene asnji frut ?
    ose mbas marrjes asaj dipllome , niveli intelektual ka rene nen nivelin e detit .Pra perpara se te mbytet e ardhmja e rinis shQIPtare ,
    Ministrja reagon ,per ti shpetue te ardhmen .

  12. ed snobisti says:

    po mire beri qe i hoqi licencen …

  13. emigranti says:

    Ha mo se nga golloborda eshte dhe po i hoqen masterin dhe karrigen e ministres ajo ka prape zanat.merr mestrine dhe ben mur.len arsimin kap ndertimin.krijon edhe ajo nje firme ndertimi si kerpudha pas shiut.

    1. Gerta says:

      EMIGRANTI , femra kur marohet mund ose merr mbiemrin e burrit, por nuk behet nga krahina e burrit. Ajo eshte nga Burreli a dicka e tille. Te shoqin e ka nga Golloborda dhe e ka Intelektuale. Por me siguri ti duhet te jesh nga OSTRENI – se ky fshat ngaterron kekun me byrekun

  14. çimi says:

    Gjynah minister-ja ka marr hak ndaj piramidave universitare, u mashtrua e gjora, si beri mire llogarite, tha ta provoj dhe une, u bene me mastera te gjithe vetem une ngela. Me kot u bien ne qafe ketyre universiteteve, ata kane formuar 99% te administrates se shtetit, bej nder e gjej qeder do thoshte çili me shoke…..

  15. ske ca t thush says:

    Ncncncnc master te UFO pupupupu ministre e arsimit ncncncncc

  16. arber says:

    Ministrja Nikolla ka perfunduar studimet ne 1989 per Matemaatike. Keto studime 4 vjecare te asokohe jane te barasvlefshme me titullin Master Shkencor te sotem. Masteri i ministres ne UFO eshte nje arsimim suplementar i zonjes ne fjale qe pak rendesi ka ne eshte i vlefshem apo jo. Mund te diskutojme nese znj. Nikolla eshte me 2 mastera ose jo.
    UFO duhet te qe mbyllur dhe jo pezulluar, ndersa tek Vitrinat ceshtja i perket me shume prokurorise sesa MAS.
    E vetmja frike qe kam une nga ky aksion eshte qellimi i mirfillte i tij. Ndoshta mbyllja e disa universiteteve, transferimi i studenteve ne universitete te tjera si dhe reduktimi i kuotave ne universitet publike, jane nje ogur mjaft i mire per universitetet qe i “mbijetuan” kontrollit. Parajsa financiare per ta fillon ne kete vit akademik.
    Natyrisht qe midis universiteteve “kaluese” ka edhe nga ata qe ju eshte dhene nje “pese” me mik (ketu e kam fjalen per universitetin e cacit dhe ndonje tjeter).
    Nese ky nuk eshte nje riorganizim i klaneve finaciare te arsimit te larte apo ndeshkim politik per disa pronare universitetesh, atehere kjo do te mbahet mend si nga arritjet me te medha te nje qeverie shqiptare ne vitet e fundit.
    Gjithesesi eshte teper heret per te thene BRAVO z. Rama …

    1. Viron says:

      Nuk eshte problemi se eshte “arsimim suplementar” apo thjesht master ky i min.Nikolla.Ajo qe duhet te shqetesoj normalisht cdo shqiptar eshte qe Zj.Nikolla e ka kryer kete pjese te studimeve te saj ne nje Universitet qe mbyllet nga ajo vet dhe Rama si pjese e ‘piramides se arsimit”.Zv.,zj.Malaj ka qene Shefe Departamenti te Kristali dhe paskesh mbeshtetur me vleresimin dhe pjesmarrjen e saj Kristalin dhe Vitrinen si universitete te standarteve te larta.Eshte joserioze ky perfaqesim i arsimit.Shpresoj qe z.kryeminister ta kuptoj kete dhe ti jap legjitimitetin e duhur reformes ne arsim.

  17. ilir says:

    Po pse moj b….e, moj ps…..e, moj d……, moj h……., nuk del perpara se te publikohet lajmi dhe ia ben te ditur publikut e justifikon faktin? Po pse moj……… kaq e veshtire eshte te komunikosh me shtetasit e tu dhe kaq e lehte eshte te shkaterrosh e te denigrosh nje reforme te ndermarre nga qeveria, moj …..!!!!!

  18. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk duhet te ngaterohet Diplloma me Masterin !

  19. nexhi says:

    Qe nxenesi te behet me i mire se mesuesi,
    Prej shume e shume kohesh eshte vertetuar,
    Por te mbyll shkollen e saj ,sic thote artikullshkruesi,
    Kete asnjehere nuk e kisha degjuar.

  20. Shqiperia copa-copa says:

    Per “kritikun”.Kur je me shkoll nate,mos e kruj me ata te dites.Bravo Zana,qe ne minutat e para shenove gol.Akoma per “kritikun”;nga tipari lule ari,nga kandari kric gomari.Alo cimi,mos ja futa kot……

    1. Kritiku says:

      Shko e bej ndonje krah dru se dimri po vjen dhe mos u merr me gjera qe nuk jane per trurin tend te sheshte.

  21. Kolonjari says:

    Ministria Lindita Nikolla, te cilen e kam pasur shoqe klase, ka qene gjithmone studente e shkelqyer dhe ne degen qe ka diplomuar ajo (matematike 5 vjecare) jam i sigurte qe 99.99% e Parlamentit dhe Qeverise do te kishin mberur qe ne vitin e pare.

    Diploma e saj vlen sa 20 diploma master dhe eshte shume me superiore.

    Mos krijoni histeri mediatike kot!

    1. GENI says:

      Nuk e ve njeri ne dyshim diplomen e zj.Nikolla dhe as faktin qe eshte nje mesimdhenese e mire.Kjo per Linditen mesuese.Por,po flasim per te ne pozicionin e Ministres.Eshte fakt i deklaruar qe ka master tek i njejti universitet, i cili mbyllet pas vleresimit te specialisteve te Ministrise qe ajo drejton.Eshte absurde dhe e paparanueshme.Kjo tregon mungese ndergjegjeje dhe morali.Tregon se ky “sistem piramidal i arsimit” ka molepsur edhe deri drejtuesit e larte te te arsimit.Ne cdo vend normal demokratik duhet te jepte doreheqjen.Eshte ne nderin e saj.

    2. nori says:

      nuk vihen ne dyshim aftesia e saje si matematikane por si politikane dhe fakti qe ka marr nje master nga nje universitet qe mbyllet per arsye se nuk plotson standartet,” po te ishte nxense e Pavllos ne matematike jame i sigurte qe me shume se note kaluse nuk do te arrinte”

    3. asdreni says:

      Po pse genjen qe paska qene e shkelqyer? Ka qene nje studente qe merrte klasen. Nga gjithe ai brez vetem Artur Elezi arriti qe u be matematikan. Te tjeret perfunduan tek pllakat, restorantet, dhe si mesues shkollas te mesme.

  22. dritan says:

    Bordello pa dyer

  23. shqipe says:

    MBI TE GJITHA ESHTE KATOLIKE NGA RRESHENI JO TALEBANE-ALBANISTANE

  24. Rroku says:

    Mesa duket Roma (Ramushka) do me heq ato ministra qe kane mor diploma falso, pasi ai vete dmth Ramushka ka diploma te jashtme per vizatim dhe ngjyrosje te verdhe, manevishe dhe roze me nuanca te portokalli.
    Shtuar ketu dhe ekspozitat ne rruget e Parisit me bunkeret e mbuluara me breke ne ngjyre roze.
    Ah te q… rilindjen me keta by..q..

  25. Shperthimi says:

    HAHAHA……master tek UFO, ministrja e arsimit te Rilindjes!

    Pa tjeter e ka marre me shkembim ne natyre, si tha edhe vet kryeministri i saj i dashur.

    Aaaa tani po, do filloj znj.Nikolla:

    A. Te mesoj te zgjidh ndonje ekuacion algjebre

    B. Te mesoje ndonje germe ne gjuhe te huaj

    C. Te lexoje ndonje rresht nga klasiket e letersise

    D………

    ………….

    Veri mend dhe fiskultures, zonja Nikolla!

    Hahaha………

  26. shqip hesapi says:

    Te vetquajturit Universitete te hiqen.

  27. Koco says:

    Te pakten ministri i arsimit duhet te kete arsim me shume se ministrat e tjere, ose te pakten te kete nje minimum njohurish te arsimit, lere per ministrat e tjere qe s kane as arsim normal, ose kane ate te shkolles Partise ose para vitit 1990, ose s kane as je dite pune, por kane hapur librezen si minister.
    Ne rastin e ministres sone te arsimit; kjo ka punuar ne minibashki gati 10 vjet me doni se sa eshte ne gjendje te orientoje ceshtjet e arsimit ne kete vend?! Per me teper edhe zv/ministrja Nora Malaj, jo vetem qe eshte me shkolle partie por per te saktesuar opinionin ka konflikt i interesi sepse eshte bashkepronare ne Univ Akademia e Biznesit ne Laprake. Dhe i shoqi Arieti punon aty me rolin e menaxherit.
    Kjo jo vetem qe eshte flagrante por dhe antiligjore per konfliktin e interesit.
    Mendoni e gjykoni o shqiptare se cfare reforme do kemi nga keto shoqe te rilindjes!?

  28. Zani says:

    Konflikti i interesit ne arsimin e larte per ec mi istres dhe zvendeses Malaj edhe dr e kabinetit te ministres se arsimit shoqja Adriana Berberi eshte pronare e Univ Marin Barleti. Mirepo universiteti i saj do qendroje nuk do mbyllet.
    Nuk mbyllet as Universiteti Planetar i Ethem Rukes ish ministrit te arsimit te rilindjes para vitit 2005.
    Nuk mbyllet as Universiteti Mesdhetar i Anastas Angjelit ish minister dhe ky i rilindjes.
    Si ka mundesi qe gjithe ish ministrat e arsimit e zyrtare te larte prane ketij dikasteri kane pronesi universitete?!
    Lista eshte edhe me gjate me te tilla bema, por nje gje eshte e sigurte qe shprese prej tyre s mund te kete.

  29. Spiro says:

    Po Universiteti qe ka ne pronesi Nora Malaj e Laprake do mbyllet apo jo?

  30. Kritiku says:

    Kush e ka shkruajtur kete permbledhje te Zj. Nikolla? Ai qe e ka shkruajtur duhet qe te dergohet ne ndonje kurs te shpejte qe te mesoje se si shkruhen te tilla permbledhje te jetes se nje personi. Sipas shkrimit del qe Zj. Nikolla eshte dipllomuar ne vitin 2008 ne Universitetin e Pitsburg-ut, per Shkenca Politike dhe jo siç shkruhet aty “Policim Komunitar”. Idiotesi e perkthimit tipik shqiptar!!!!
    Nje pyetje fare e thjeshte del vetvetiu. Kjo zonje e ka kaluar me shume kohen duke studiuar, apo duke punuar? Me çfare burimi te ardhurash eshte financuar i tere studimi, kur dihet qe te mbarosh keto shkolla duhen mijera Euro ne vit? Si e ka mbaruar zonja ne fjale shkollen ne Pitsburg, ditore apo me korrespondence? Vetem udhetimet per te dhene provimet jane kosto te tjera qe duhen pare se si jane financuar. Duke ditur se sa jane rrogat ne Shqiperi, si eshte e mundur qe keta qe merren me poltike jane aq te afte qe te bejne studime ku tiu teket dhe te paguajne çfaredolloj kostoje?
    Ata qe merren me shkollimin e njerezve e dine fare mire qe te pranohet dikush ne nje shkolle per te bere Master duhet patjeter qe personi ne fjale te kete nje fare pervoje pune disa vjeçare ne ate profil, gje qe ne rastin e zj. Nikolla kjo nuk eshte e mundur per vete punen qe ka bere ne kohe dhe ne vend.
    Kaq kisha dhe te tjerat i merrni vete me mend….

  31. emigranti says:

    Po moj gerta mire e ke ti se fol me hamendje, kurse une e di mire se nga jane te dy.sa per prejardhjen time je pak e vogel ta percaktosh .edhe zanati imuratorit i mire eshte se une jam vete Ing.thashe se ajo nuk ngelet pa buke edhe po i hoqen nga ministre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje