Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shmangur komentet për akuzat e deputetit socialist Tom Doshi.
I pyetur nga gazetarët gjatë një vizitë në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, qark ku Doshi është deputet, ministri tha se objektiv i punës së tij mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Nuk kam asnjë koment. Unë jam shumë i vendosur të bëj punën time dhe të vazhdoj luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, deklaroi Tahiri.
Kreu i Ministrisë së Brendshme kreu një vizitë inspektuese në qarkun verior, i shoqëruar nga përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Tiranë Clive Rumbold, drejtori i Policisë Artan Didi dhe zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea.
“Erdha në Shkodër jo vetëm për të vlerësuar rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar, por edhe për t’i nxitur që këto rezultate t’i konsiderojnë një pikënisje për rezultate më të mëdha në vijim”, u shpreh ministri pas analizës me strukturat lokale të policisë.
Ai veçoi angazhimin e Policisë së Shkodrës në luftën kundër narkotikëve, ku janë asgjësuar mbi 46 mijë rrënjë kanabis.
I pyetur nga mediat për masat e policisë për sezonin turistik, ministri tha se angazhimi i 100 % i efektivëve është njëra ndër to.
“Kemi thjeshtuar në maksimum procedurat për turistët që vijnë në Shqipëri, duke garantuar kufij të hapur por të sigurt për turistët”, nënvizoi Tahiri.
Hallall ta boft zoti ty, kshu vazhdo e mos u terhiq
ky eshte cun zotni
http://bit.do/vazhdon-debati-Tahiri-Doshi
ik mor cherr andej!
Vazhdo perpara zoti minister dhe ndertoje policine e ketijh shteti sa me mire te mundet se nuk mund te vazhdojme akoma me nje polici te legenosur nga cdo lloj njeriu rruge.
Shkodren e ka mbyluar krimi, bandat… Te pd.ps dhe lsi. Kriminelet me shume vrasje dalin ne rruge t armatosur… Bejne ligjin ne emrime… Bejne biznes nw bashkepunim me k bashkise dhe deputet. Asnje vullnet apo perpjekje nuk shihet. Cdo gje negociohet mea bandave n kete qytet… Aagje nuk eshte kanabis para ktyre problemevr….
çerr, çerr po ja skuqi bythen te gjitheve ky. Beri ate qe se ka bo asnji ne kto 23 vjet me hyrjen ne Lazarat dhe me gjerat e tjera. Nuk ka krahasim me ministrat e tjere ky. Kshuqe bravo edhe pse ka shume pune akoma per te bere.
Ketu ne shkoder policia ashte skandal, Jane vetem per gjoba parkingu….turp te kene se rrogat te gjithe i marrin…
Epo Doshi mos do kete kujtuar se me mbylljen e Lazaratit te Gjirokastres do te mund ta zhvendoste ne Shkoder nje lazarat tjeter…
qelbesira doshi shane ndyresiren tahir.ku eshte dallimi njeri lop tjetri gomare me kryetarin qe kruhet si kafsh kokes e shpines rama.shikoni ne tv si kruhet rama si te kishte zhuge e side.
Vetem kjo qeveri do ta pastroi vendin nga infeksionet e shumta qe ka perfshire vendin, sidoemos keto keto 23-vjet te sundimit te anarshizmit politik…Sepse,keta nuk jane te infektuar nga mikrobet e rrezikshme te mentaliteteve te bajraktarizmit….