“Projekti, frut i një ndërveprimi mbresëlënës mes një studioje të famshme ndërkombëtare dhe një studioje shqiptare”.
Kështu shkruante në rrjetin social Twiiter kryeministri Edi Rama, ndërsa ishte i pranishëm në Vlorë ku u prezantua projekti i vijës bregdetare të këtij qyteti i quajtur “Lungomare”. “Lungomare” është prezantuar në mbrëmje për qytetarët në sheshin “Pavarësia” të Vlorës.
Ndërsa morri fjalën në prezantimin e projektit Lungomare, kreu i Qeverisë theksoi se projekti na siguron një cilësi krejt të re të vizionit për Vlorën dhe Shqipërinë e shekullit të ri dhe na garanton një nivel relazueshmërie absolutisht të plotë. Rama e cilësoi projektin të thjeshtë, por dhe të mrekullueshëm, ndërsa shtoi se ai mishëron nevojat dhe aspiratat në një kornizë të vetme.
“Kemi një projekt të realizuar në një kohë rekord të realizimit të vijës së parë të bregdetit nga Porti deri tek Tuneli. Kjo është pjesa më prezantuese e qytetit dhe e gjithë krahinës. Ky projekt përkon me fillimin e një transformimi tërësor që nis me ndarjen e re administrative. Bashkia e Vlorës shtrihet në një territor shumë të gjerë, dhe vija bregdetare e Jonit nis në Vlorë, shkon në Himarë dhe përfundon në Sarandë. Ky projekt, si dhe ndarja e re territoriale, do të kenë një ndikim mjaft pozitiv në zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë, dhe si rrjedhim edhe turizmit”, theksoi Rama.
Në vijim ai theksoi se ky projekt është një potencial shumë më i madh integrimi dhe zhvillimi, sidomos pas lidhjes së 3 bashkive të mëdha, Vlorës, Himarës dhe Sarandës.
Referuar aksionit mbi prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, Rama tha se hoqëm mbi 45 mijë tojë mbeturina inerte dhe kemi çliruar 95 mijë metra katrorë sipërfaqe, e cila me projektin e Lungomares do të nisë të shijohet nga komuniteti duke filluar nga vjeshta e vitit të ardhshëm.
Duke iu rikthyer ndarjes së re territoriale, kreu i Qeverisë tha se përmes saj garantohet administrativisht edhe një integrim shumë më i plotë mes pjesës së Shqipërisë që banon buzë detit dhe asaj që banon më në thellësi.
“Ky projekt ka një rëndësi të posaçme dhe një rëndësi të veçantë do ti japim zbatimit të tij. Duke iu referuar edhe ndarjes së re administrative ne do të aplikojmë projektet në zinxhir duke garantuar zhvillimin. Kemi bashki shumë të rëndësishme jo vetëm nga potencialet por edhe nga përgjegjësia. Në këtë aspekt ne kemi një plan shumë të qartë, po punojmë intensivisht për të bërë të mundur që në harkun e 3 viteve të ardhshme, të nisim zhvillimin e vijës bregdetare. Ndërhyrje tjetër shumë shpejt do të nisë, është projekti i ndërtimit të disa fushave sportive pranë shkollave në Vlorë, që është një tjetër projekt që transformon sistemin parauniversitar në qytet dhe më pas në gjithë bashkinë e Vlorës”, theksoi Rama.
Në fjalën e tij, kryeministri nuk ka lënë pa përdorur batutat në drejtim të komunitetit, për të cilin tha se nuk shquhet shumë për durimin, por fakti se duruan kaq gjatë në prezantimin e Lungomare tregon se keni vlerësimin më të mirë për projektin.
Lungomare u shfaq për qytetarët nëpërmjet një ekrani të madh ku shfaqeshin imazhet e projektit, ndërsa qytetarët morën edhe mesazhin e kryeministrit Rama, bërë muaj më parë për këtë vepër, që ai e konsideronte si “siparin e “Rilindjes” për Vlorën”.
Arkitekti i firmës belge tha në fjalën e tij se kemi arritur në përfundimin e fazës së parë të projektit që shkon deri tek porti.
“Ne kemi kryer katër dëgjesa publike për mjedisin. Tani ne po mendojmë pjesën e dytë nga porti deri tek Pylli i Sodës”, theksoi ai.
Më pas, arkitekti belg ia la fjalën, kolegut të tij shqiptar të studios locale, i cili sqaroi se në fillim, është bërë një analizë e qytetit të Vlorës, që lind larg detit. “Ky projekt zgjidh marrëdhënien ndërmjet detit dhe qytetit”, sqaroi ai.
Ndërkohë përfaqësues të Ministrisë së Turizmit sqaruan se projekti për rijetëzimin e kësaj vije nga këtu deri tek tuneli ka përfunduar me të gjitha detajet dhe është gati për t’u realizuar.
“Para se të fillojnë punimet e zbatimit dhe sikurse premtuam, erdhëm sërish para jush për të prezantuar me deatje sesi do të transformohet ky segment i vijës bregdetare. Sot kemi mes nesh dy studio profesioniste, që kanë bashkëpunuar midis tyre për të realizuar projektin e detajuar të kësaj faqe dhe vazhdojnë të punojnë ndërkohë për të përfunduar detajimet e projekti të dytë që shtrihet nga këtu deri ën zemër të pyllit të Sodës. Përshkrimet e detajuara do t’i dëgjojmë direkt prej tyre dhe projektin do të keni mundësinë ta merrni edhe me vete nëpërmjet materialeve hulumtuese”, sqaruan përfaqësuesit e Ministrisë.
Po pse “LUNGOMARE”
O PIKTOR I DESHTUM?
Ajo ka pas pas emin e vet te bukur
“RIVJERA”
“Riviera” në Vlore fillon mbas “rrapit” ne ujin e ftohte more Bajram Xh’ja
Per 2 vjet Berisha cau malin ky u keput ne b…. me nje shetitore
Po rivjera nuk eshte fjale shqip
http://bit.do/Shkaterrimi-i-arsimit
Edhe riviera fjale italiane eshte shoku….
Ne te dyja rastet “Lungo mare” dhe “Riviera” kane kuptimin vije bregdetare dhe te dyja jane te gjuhes italiane.
Mendoj se eshte me mire te gjendej nje fjale shqipe qe te ishte edhe fjale shiqipe edhe te tingellonte bukur ne pershtatje me gurin e cmuar me emrin Vlora!
Ca nigjojme me veshe lum si ne…ca shofim me sy te mjeret ne.
nuk rri vjerra aty.po i thone RIVIERA
Ec perpara Edi Rama.
Projektet e tua, do e cojne mendjen tone perpara, te perdhunuar nga injoranca keto 25 vjet
MIRE PER LUNGOMAREN, PO PER BANKEN DO KEMI NDONJE PRONONCIM Z.KRYEMINISTER APO FULLANI ESHTE CUN TIRONE.JEPI PERGJIGJE POPULLIT, SE AI TA DHA VOTEN.FULLANI ME TE PAREN GJE PER KET SKANDAL TE IPTE DOREHEQEN.JE VOTUAR PER NJE SHQIPERI NDRYSHE DHE ME TRANSPARENTE,PRA TE TAKON TE FLASESH.RILINDJA SI PIKE E PARE ESHTE NDRYSHIM NGA MENYRA E TE BERIT SHTET DHE JO SI DERI TANI PER 23 VJET.PLAGA ME E MADHE QE KA SOT SHQIPERIA ESHTE HENDEKU I MADH, MIDIS SHUMICES SE VARFER DHE ZINGJINEVE TE RI, QE NJE PJESE U BE E TILLE DUKE RREMBYER PRONEN PUBLIKE TE POPULLIT FUKARA,PRA DHE BANKA SI E TILLE KA VEPRUAR DERI TANI.NJE PJESE NUK KA BUKE TE HAJE, DHE TE TJERET BEJNE KOLEKSIONE ORASH.FOL ED RAMA SE POPULLI PO TE PRET,MOS ZHGENJE ATO QE TE DHANE BESIMIN,HESHTJA ESHTE HUMBJE PER JU.
hala se ke mor pergjigjen per full-hanin ti mor daje!?fullani ka pjerdh mor daj por habitem me ty pse i rrine mrapa.
ore zotni FULLANIN vetem shoqeria civile dhe populli mund ta heqe ,keshtu shpeton Edi nga hajduti tjeter Meta ,te sigurjo qe Edi eshte dakort por ka nje pengese te madhe koke lopen,,,,,duhet kuptuar disa gjera o popull.
Cdo te thote lungomare?
O kryeminister leshi prononcohu per vjedhjen e Bankes se Shqiperise ose ndryshe ke gisht dhe ti ne kete ngjarje te tmershme. Heshtja jote e ben kete ngjarje edhe me te mistershme. Fol or te folte hoxha dhe prifti pas veshit. Ti qenke ketu dhe je strukur si ai lepuri ne gemushe. Burrec! Si i gezohesh ketij lloj kryeministrilleku nonsens.
Or ti me ate emer qeni, po tregon qe di edhe te lehesh.
Ti po fshihesh si kukudh. Dil ne shesh e bertit kundra hajdutit qe te ka vjedhur ,shfrytezoje hapesiren qe te dha demokracia, bej edhe ti pjesen qe te takon. Ai burri i gjate do te flase kur ti fryhet, jo kur do zotrrote.
Ky Edi o m’terezi ky apo jo? Këndej po digjet fshati ai si kurvat kapardiset në breg të Vlorës. Ç’janë këto show televizive, o shoku? Po ç’më duhet mua prej Tirone apo Kavaje kjo Lungomare para batërdisë që bëhet me BSH nga Fullani & co.Unë s’po kam sigurinë e atyre pak kursimeve të mija ti shkon e m’i bën tualetin nuses së Vlorës. Ti s’je politikan o shoku, se ti s’e ndjen pulsin e organizmit shtetëror për ta ndjekur shëndetin e tij hap pas hapi. Me pispillosje nuk kurohen plagët e shtetit. Kemi besue shumë tek ti por ti po del një zhgënjim i madh.
Po na duhet neve orre , ca thot ky. Kush po piet per Tiranen e Kavajen, ore ka plazh Tirana nuk ka, ateher se bejme dot lunglungomare ne tirane . Keshtuqe po iko lere fare.
Vertet ceshte kjo fjale jo shqipe lungomare. Ne nuk jemi ne Itali ketu por ne Vlore. Ka mundesi ta hiqni kete emer te papershtatshem. Ne jemi shqiptare dhe kemi gjuhen tone te bukur. Ju lutemi mos lejoni qe Italianet te na quajne majmune imitues.
….ore po u bekohe e gjate qe s kemi pa noj selfie prej kryeministrit…se per banken as ja ndje hic
Ore POPULL! avash nje here,ju e doni cdo gje nga Kryeministri,jo po dil e hiq fullanin,jo pse nuk prononcohesh o kryeminister se fullani na vodhi Banken,ky benardi lart me i mencur ky,e gjeti ke gisht dhe ti i thote Rames.E pse duhet ta heqi Rama? jo ore Rama pret verdiktin e Prokurorise dhe ka me se te drejte,por ama na takon ne Popullit te gdhihemi aty ne protesta,sic beme me armet e Sirise,qe u cuam te gjithe dhe me ne fund Rama zbatoi verdiktin e popullit,edhe pse ne populli ishim gabim,dhe prap tani e gjejme ndonje vegje e ja veshim Rames.Prandaj o Popull,luaje bythen nga kompjuteri se eshte kollaj te shkruar e ti drejtohesh Rames nga ketu,po dil atje ne shesh te mejdanit e kerko heqjen e Fullan pehlivanit.
Z. Rama, edhe pse nuk po dalim perpara kryeministrise si per armet kimike, shumica e Shqiptareve kerkon nje prononcim per çeshtjen Fullani. Boll me dredhi medjatike…jepi ze shqetesimit popullor ose hap krahun…….
nje miku im qe u kthye nga vlora keto dite,me tha se ky projekt ben gjithe ate pojese bregdeti beton bulevard,pra zhduk reren dhe mundesine per te bere banjo.Nuk me duket e bukur dhe e arsyshme.
Projekti lungo-xhepat, nje tjeter projekt i shkelqyer nga politikanet milionera (majte e djathte bashke), ku duke bere fasade, vidhen miliona euro nga taksat e ketij populli te shkrete e te varfer. ca do i marri firma belge, e ca do i marrin keto shefat tane ketu me ane te kompanise shqiptare. bravo, pasurohuni sepse e meritoni o derra.
Leri shfaqjet Zoti Edi. Fshati digjet e kurva krihet!. Shko kap Fullanin per veshi e dergoje ne prokurori per hetim te plote dhe leri keto kenge me fjale italiane e kenaqesira te vitit 15.Hiq Fullanin ne do te rrish kryeminister dhe te shijosh lungomaren tende .Nuk ja hedh dot asnjeriut me heshtjen tende aktoreske. Po s’kec’ben, ate shkolle ke mbaruar dhe ate lidhje me hajdute ke bere,…mjere Shqiperia se c’njerez ka:100 hajdute per km 2!!!!
Kryeministri gjithmone ka trumpetuar me te madhe qe te perdorim gjuhen shqipe ne institucione dhe ne marredhenie me publikun.
Ne fakt kete nuk e zbaton vete dhe nuk e kuptoj pse duhet te perdore fjale te huaja per te emertuar kete pjese te bregdetit shqiptar???
Nese Kocon e ka keshilltar per gjithcka s’ka pse t’a degjoje edhe per emertimet dhe gjuhesine Kocon! Nuk i mjafton Kocos pozicioni i pashait te bregdetit?!
para se te kritikoni informohuni. lungomare ka qene projekt italian qe ne kohen e fashizmit. dhe prandaj ka trasheguar kete emer.
lungomare e rrobve tuaj, qe s’late as gjuhen pa sakatuar dhe renuar…
Lungomare eshte emertuar projekti qe ne vitet 30, dhe ashtu u shenua ne te gjitha dokumentat e meparshme edhe gjate kohes se diktatures.
Na le pa fjale Ed djali. Ste merr me njeri seriozisht me festivalimin “projekteve madheshtore” te goglave Grexa dhe dashnoreve te saj belge. Je nivel tjeter tani. 100 vjet drite larg komisionierit te projekteve. Te gjithe e pranojme vizionin tend te iluminar tashme, shume larg shterpesise maloke. Skuptoj pse ju ben akoma fresk gjerave tashme i ke superuar me kohe. Te shkon me shume “selfie” me Merkel, Holland, Obama se sa sikleti kur sdi si te kercellitesh fjale te mbrosh projekte qe jane si femije te lindur pleq. Sikleti i vertete eshte ekonomia, me humnerat fullanore te Malokerise Politike
ps Te pakten Shkreli sdi te beje sgje vete, por sgabon si kritik
Prezantim projekti primar, prezantim projekti sekondar , prezantim projekti final etj etj etj…
Na lodhet me prezantime projektesh etj, kshu do beheni si sala ne kohe fushate.
Thane qe kur te marrim statusin nuk do festojme si sala me koncerte…nderkohe ska ngel rruge ne tirone pa tabelat e suksesit te 300-diteve te bukura te ksaj qeverie.
Me pak fjale mjaft,mos na lodhni veshet si ne fushata elektorale, por futjuni punes.
Eshte e rendesishme qe projekte ose me mire aktivitete te tilla te behen dhe shtypi ti publikoje. Fullani eshte nje kapitull ne vehte dhe shteti duhet te veproje sa me shpejt per heqjen e ketij hajduti ordiner.
Por le te kthehemi te projekti i bregdetit te Vlores. Kemi humbur kohe ne kete drejtim dhe para syve tane kemi gjendjen degraduese te Durresit. Duhet te jemi ne favor te projekteve te tilla. Realizimi i tyre do te jelle modernizimin e infra-struktures bregdetare dhe ndihmon ne krijimin e industrise turistike e cila nuk eksiston ne Shqiperi.
Personalisht do te deshiroja informacion me te qarte per keto projekte. P.sh. kostoja e projektimit, kostoja per realizimin e projektit, kohe zgjatja per realizimin e projektit, treguesit ekonomike ne funksion te shpenzimeve, etj.
Por nuk mund ta mbyll komentin tim pa nje polemike te vogel. Fituesi i konkursit eshte DOGMA STUDIO – Martino Tattara dhe Pier Vittorio Aureli. Eshte e njejta studio projektimi qe ne 2004 (Edi Rama kryetar bashkie) ka fituar nje konkurs per qendren e Tiranes. Cfare koicidence!!!
Nje politikan Europian thoshte: “te dyshosh pa prova eshte mekat por shpesh gjen te verteten”.