Audituesi ia lë përgjegjësinë BSH-së: Asnjë vërejtje nga banka, i ka miratuar pa rezerva raportet e kontrollit

5 Gusht 2014, 20:39Politika TEMA

“Sipas opinionit tonë, pasqyrat financiare paraqesin në mënyre të drejtë, në të gjitha aspektet materiale, pozicionin financiar të Bankës së Shqipërisë më 31 Dhjetor 2013, rezultatin e saj financiar dhe flukset e saj të parasë”.

Ky është paragrafi i muajit Mars të këtij viti, përmes të cilit audituesi ndërkombëtar, Grant Thornton, kompania e gjashtë audituese në botë, ka çertifikuar bilancin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2013, pra të një viti më parë.

Kompania është kontraktuar nga vetë Banka e Shqipërisë për të bërë auditimin e saj, me qëllim për të garantuar dhe çertifikuar se llogaritë financiare dhe bilanci, përfshirë rezervat dhe stokun, paraqesin të vërtetën. Por, siç tashmë dihet, më vonë rezultoi e kundërta.

Gjendja e “cash”-it në Thesarin e Bankës së Shqipërisë nuk pasqyrohet në bilanc, sepse është sekret, por ajo kontrollohet përmes një procedure të veçantë. Rezultatet mbahen në dokumente të veçanta, jashtë tabelave normale financiare. Madje, në parimet e auditimit, kontrolli i Arkës Stok ose inventarit fizik, hyn tek ato elementë, që konsiderohen si me rrezik të lartë dhe që duhet të jenë ndër prioritetet e kontrollit.

Top Channel ka mësuar në rrugë konfidenciale se kontrolli i Arkës Stok, pra atje ku ka ndodhur vjedhja, është kryer dy herë që nga viti 2010 e më pas. Sërish në asnjë rast, qoftë auditi i brendshëm i Bankës së Shqipërisë, qoftë audituesi ndërkombëtar, nuk e konstatuan vjedhjen, e cila ka vazhduar, sipas dëshmisë së Ardian Bitrajt, për katër vjet me radhë.

Top Channel kontaktoi me kompaninë Grant Thornton. Kompania nuk ka pranuar pyetje, por është përgjigjur përmes një komunikate zyrtare standard. Në deklaratë, Grant Thornton thotë se ajo është përzgjedhur në vitin 2011, përmes një tenderi publik të organizuar nga Banka e Shqipërisë, për kryerjen e auditimit të pasqyrave financiare të saj për tre vjet, dhe se nga Banka e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë vërejtje për shërbimin dhe rezultatin.

“Theksojmë se Grant Thornton, në Shqipëri nuk ka marrë asnjë lloj komunikimi nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë për sjellje jo profesionale ose pakujdesi. Përkundrazi, raportet vjetore të auditimit, të dorëzuara nga ‘Grant Thornton Sh.p.k.’ për pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë, janë kryer në përputhje të plotë me standardet më të larta profesionale dhe kërkesat e ligjit në fuqi. Këto raporte janë pranuar plotësisht nga Banka, pa komente përsa i përket cilësisë profesionale të shërbimit të ofruar”.

Në daljen e tij të parë për mediat, menjëherë pas mbledhjes së mbyllur me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, tha se një nga hallkat kyç që ka dështuar në vjedhjen e bankës është audituesi ndërkombëtar.

Në komunikatën e saj dhënë Top Channel, Grant Thornton nuk jep sqarime, nëse kontrolli i inventarit fizik ka qenë pjesë e detyrave të saj, nëse e ka zhvilluar apo jo ndonjëherë këtë kontroll, dhe pse nuk u konstatua vjedhja, por sqaron se e ka kryer shërbimin e saj me profesionializëm dhe se të gjitha raportet e saj janë aprovuar pa asnjë vëretje nga Banka e Shqipërisë dhe Këshilli Mbikqyrës.

Deri tani, nga ballafaqimi i deklaratave, rezulton se është kryer auditimi i Bankës së Shqipërisë çdo vit, por për gjendjen e arkës, ku u vodhën paratë, konfirmohen vetëm dy kontrolle.

Çështja është nën hetimin e prokurorisë, e cila me gjasa do të sqarojë edhe përgjegjësinë e audituesit. Por, për shumë kritikë, vjedhja në Bankën e Shqipërisë është një rast i ngjashëm me çështjen ENRON, një nga skandalet dhe mashtrimet më të mëdha financiare.

Në atë kohë, audituesi i kompanisë energjitike, me qendër në Hjuston të Shteteve të Bashkuara, ishte Artur Andersen, një nga 4 kompanitë më të mëdha në botë, por pas përfshirjes në skandalin ENRON shkoi direkt në faliment.

12 komente në “Audituesi ia lë përgjegjësinë BSH-së: Asnjë vërejtje nga banka, i ka miratuar pa rezerva raportet e kontrollit”

  1. Shqiptari says:

    Po mire mo plak I sëmurë, kush do dali në protestë ; studentët që janë futur në universitet me 5-sa!!!

    1. SE Group says:

      po si qenkan futur studentet me 5 more?
      fole per veten ti sepse nuk jane futur te gjithe me 5
      http://bit.do/audituesi-ia-le-pergjegjesine-bsh

  2. LORA says:

    Top channel do te bente me mire te na tregonte se sa para te shqiptareve kane shkuar ne xhepat e ketij “auditit” nderkombetar te full-ha it,full-pinit,full-q,,,,,
    Lajmi me siper eshte koti fare.

  3. DeAlfa says:

    Po ne vend te parave, Bitraj fuste libra ?! Po kjo pse nuk thuhet ne kete artikull , merda !

  4. perkthyesi says:

    AUDITUESI I HUAJ ME POROSI TE POESACME NGA KUSARI FULLANI

    Pse nuk flet AUDITUESIi huaj per skandalin me hotelin Dajti qe ja shiti Fullanit sikur ta kishte pronen e babes se vet si ASKUND ne Bote?

    Pse nuk flet AUDITUESI i huaj per Floririn e Ahmet Zogut qe Saliu e ndau si byreku ne tepsi me ambasadorin amerikan sikuur ta kishte pronen e babes se vet.

    Pse nuk flet AUDITUESI i huaj per megaskandalin ne rrugen Durres-Kukes ne vjedhjen me makaber qe ka ndodhur ne historine e shtetit tone?

    Pse nuk flet Sali Berisha per faktin rrenqethes qe e kishte transformuar Buxhetin e shtetit si Arke Personale Kursimi te familjes se tij, njesoj si Enver Hoxha per 50 vjet me radhe?

    Pse nu flet AUDITUESI i huaj per vjedhjen e floririt te BSH ne tynelet e Krrabes ngs Ilir Floriri qe e transformuan kete medioker kokelope si nje Sulltan Arabie dhe nje tregetar te pacipe votsh?

    Sepse o AUDITUESI i huaj i paguar nga kusari Fullani meso nga nastradini u vuajtur se:

    VJEDHJA E THESARIT TE BANKES SE SHTETIT KA BERE VAKI VETEM NE FILMAT E HOLIVUDIT.

    Ne perpjekjet per te shpetuar situaten sknadaloze te vjedhjes se Thesarit te BSH politika jone kombetare e ndihmuar nga media servile po i meshon hipotezes se kjo gje ka ndodhur ne SHBA me nje Kompani hajdute dhe se ishte vete BSH ajo qe denancoi vjedhjen historike. Ne radhe te pare te gjitha keto hipoteza jane mashtrime te politikes sone mafioze per miletin e paditur sepse ASKUND ne Bote nuk eshte vjedhur deri tani Thesari i BSH dhe aq me shume ne SHBA te jene prekur Rezervat Federale me perjashtim ne filmat action te Hollivudit DIE HARD me aktorin famos Bruce Willis.

    Atehere pse Sali Berisha me gjithe banden e tij te PD-se i ka dale ne mbrotje Guvernatorit Fullani ne nje megaskandal te papare deri tani?

    Pse Ilir Mete Floriri gjithashtu i ka dale ne mbrojtje Guvernatorit Fullani kur ai eshte fajtori kryesor qe ka toleruar vjedhjen e Thesarit te Bankes per disa vite me radhe?

    Pse hesht Kryeministri Rilindas Edi Rama kur kusaret po i vjedhin Thesarin e Bankes se Shtetit si magjype hindie ne mes te dites dhe a do te kete guxim qeveria e Edvin Piktorit t’i kerkoje borxhe dhe kredi FMN-se ne te ardhmen kur Fullani vjedh Thesarin dhe LEKAT e shqyptareve dhe ASKUSH nga politika nuk guxon ta ndeshkoje si nje hajdut ordiner? Ne vend qe te therrase me urgjence Parlamentin dhe te shkarkoje Fullanin ne menyre qe t’ja dorrezoje me pas Drejtesise, Edi Rama ka preferuar te heshte, ose me mire te hedhe si tollombace ne media lajme per universitetet apo per paktin detar per terrheqje vemendje nga skandali i vjedhjes makaber ne BSH sic bente Enver Hoxha me pleniumet e tij kur nuk kishte mese te ushqente miletin. Pse atehere kjo DASHNI e madhe e politikes sone kombetare per Guvernatorin hajdut Fullani pa dallim kahu politik: PS me LSI me PD me soje e sorrollope nga pas jane ne unison shfajesojne Fullanin me lloj-lloj hipotezash qesharake apo heshtin si peshku pa uje?

    Prandaj bashkohem me tezen e gazetarit Mero Baze qe Edi Rama dhe PS-ja e tij po te leje Fullanin ne postin e Guverantorit per te frikesuar me prezencen e vet nenpunesit dhe per te mbuluar vjedhjen dhe per te vazhduar kuserine, kjo do te thote se eshte pjese e HAJNISE se Thesarit te BSH sikurse edhe Saliu me Ilir Meten dhe se RILINDJA e tij ishte vetem nje mashtrim total paraelektoral i nje politikani genjeshtar te papergjegjshem, sic e tregoi edhe veten me LHL-te e Asadit do kohe me pare.

    1. Kall Tarsi says:

      O perkthyesi seriozisht e ke mo???? Ore shko harxho energjite me ndonje pune ku merr vesh se behem keq kur degjoj traplliqet qe shkruan. GOMAR!

  5. rrnoft Pi Di,ja says:

    Ore perkthyesi,ose Nastradini,jo se nuk ke te drejte per ato qe Thua.dhe aspak dua te mbroj rilindasin Rama edhe pse po na zhgenjen,se keshtu duket deri tani,por ama dreqi ta haje,them nganjehere qe dhe mir e ben dhe NE duhet te behemi me pak te duruar,se nuk e ka aq te kollajte sac duket,apo jo.O i dashur perkthyes,me mjeshteri dhe me avashllek Rama na hoqi nje KERME si sali krimineli,qe tere keto 23vjet qe shkuan vecse i ka bere dem ketij vendi ne te gjitha aspektet e jetes se perditeshme,opo qe nga me e vogla e deri te kjo e madhja qe doli tani,(vjedhje e bankes),prandaj do te thoja se nuk e ka aq te kollajte Rama,ne jemi ketu para kompjuterit dhe e kemi te kollajte te ankohem pse nuk po vepron,pershendetje.

    1. perkthyesi says:

      Ore Mik ne Tema,

      Sali Kriminelin nuk e hoqi Edi Rama, por sepse kishte mbaruar DURIMI i popullit shqyptar me HAJNINE e vazhduar te pushtetit te tij mafioz. Per kete arsye edhe SOVRANI solli ne pushtet Edi Ramen, bile i fali edhe koalicionin me Ilir Mete Floririn si te Keqen me te Vogel.

      Kjo nuk do te thote se Edi Rama pas premtimeve te tij elektorale per ndeshkimin e zullumqareve te bandes se Saliut dhe pasi ka marre pushtetin te heshte si peshk dhe te futet ne Brimen e Miut kur po tronditen Themelet e Shtetit me vjedhje makaber te Thesarit te Bankes se Shtetit si askund ne Bote.

      Kjo nuk do te thote qe Edi Rama te jete ne unison me partnerin e tij Ilir Mete Floririn dhe te deklaroje se Fullani nuk eshte hajdut, sepse BSH deklaroi e para per vjedhjen makaber, apo te mbaje ison e Saliut per te falur kusarin e Thesarit Fullani qe te mos preket sistemi bankar. Kush budalla i beson ketyre perrallave qe kane qellim vetem fshehjen e te VERTETES? Mesiguri qe FMN dhe Institucionet nderkombetare qe monitorojne shtetin shqyptar dhe qe i kane dhene Edi Rames kredi bujare nuk kane per t’i besuar ketyre mashtrimeve ordinere qe per cudi vijne edhe nga Maxhoranca edhe nga Opozita njekohesisht. Ne cilin vend te Botes kur vidhet Thesari i Bankes se Shtetit Kryeministri hesht dhe nuk thote asnje fjale. Keshtu veproi Edi Rama edhe me LHL-te e Asadit te Sirise duke demonstruar nje papergjegjshmeri totrale per fatet e Vatanit, keshtu po vepron edhe tani me HAJNINE alla Fullani te Thesarit te Bankes Kombetare.

      Dhe nje sqarim ne fund: Kroacia nuk tregoi aspak DURIM me Kryeministrin e saj kusar dhe e ndeshkoi fet e fet Sanaderin me nje proces te drejte publik. Edi Rama ka nje vit qe vertetet si pordha ne breke me arritje te tij imagjinare, nderkohe qe ka lene pa i prekur fare zullumqaret dhe bandeitet e PD-se komuniste te Sali Berishes.

      Duket qe DURIMIT i shqyptareve po i vjen fundi edhe me RILINDJEN SOCIALISTE.

  6. Eriku says:

    Po mire nje pyetje kam une: si eshte e mundur qe vetem Top Channel merr informacione konfidenciale nga Banka dhe askush tjeter???
    si shpjegohet, kjo, a nuk duhet te jete trasparente dhe e barabarte per gjithe median Banka?
    Apo vetem Top Channel ka excluzivitet per inforamcion ne kete vend?

  7. Shaba says:

    Po si nuk kerkon askush llogari Bordit Mbikqyres?
    Ne fakt parlamenti duhet t’i kerkoje llogari bordit sepse keta paguhen per te mbajtur “nen kontroll” governatorin.

    Por ne fakt deputetet kane frike, pervec Braces, co c’ka belbezuar ndonjehere.

    Ndersa Fullhani me Liken do jene duke shijuar ngjalat qe sivjet jane bere shume nga gjiri i Lalezit dhe thuhet qe Fullani ka shije shume te ngjashme me Liken (Ilir Meten).

  8. Shperthimi says:

    Komplimente per komentuesin ” perkthyesi”

    Ke goditur ne shenje.
    Pershendetje.

  9. shqipetaret e vertete says:

    Vjedhje,vjedhje,vjedhje…………………vjedhje perseri.Sa shume kafshe dhe plehra ne shqiperi.Sot shqipetaret te ngrihen ne kembe te digjen hajduteria e sali hajdutitBashes,nanos,islamit,meidanit ,nishanit,topallit ne muzeumin e hajdutit zog.Te pstrohet kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje