Megjithëse procesi i zgjedhjeve në Partinë Demokratike është shoqëruar me debate të shumta, ankesa për parregullsi me listat e anëtarësisë dhe përjashtim të shumë prej emrave të njohur të partisë më të madhe opozitare nga monitorimi i procesit, për Kryetarin e Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka ky process ka qenë më transparenti që demokratët kanë zhvilluar ndonjëherë.
Ndërsa zgjedhjet për drejtuesit e degëve të PD kanë përfunduar dhe tashmë organizimi do të hyjë në një fazë të re, zgjedhjen e strukturave drejtuese të saj, Paloka thekson se akuzat e hedhura nuk kanë asnjë bazë.
“Ky ishte një nga proceset më transparente që është zhvilluar ndonjëherë në Partinë Demokratike. Balotazhet në shumë nga degët e PD tregon më së miri se gara dhe rivaliteti mes kandidatëve ka qenë i fortë. Rezultatet e arritura mes kandidatëve tregojnë qartazi se kemi pasur një garë reale”, thekson Paloka.
Gjithashtu kreu i deputetëve demokratë nuk i bashkohet as kritikave se shumë nga emrat e njohur të kësaj partie apo siç konsiderohen senatorët janë lënë jashtë procesit.
“Gabohen nëse mendojnë se kanë lindur për të qenë drejtues të partisë. Kush mendon se postet në parti i ka të përjetshme, sërisht gabohet”, shprehet Paloka.
Reagimi i Kreut të deputetëve demokratë vjen në një kohë kur kritikat mbi procesin e zgjedhjeve të drejtuesve të PD-së ka përfshirë edhe Tiranën. Për herë të parë PD do të ketë në kryeqytet 11 degë që do ti përgjigjen 11 njësive bashkiake, por procesi është shoqëruar me kritika nga vetë anëtarët e PD të cilët janë përjashtuar nga listat e votuesve, megjithëse poseidonin një kartë anëtarësie digjitale. Sipas burimeve nga PD vetëm në Tiranë janë përjashtuar nga e drejta e votës rreth 20 % e anëtarësisë.
Kane precedent,s’kane faj ata qe mendojne ashtu.
Paloqe , mos na i thuaj neve kete , por thuaja Sali berishes dhe lulzimit se ata besojne SE PD ESHTE PRONE PRIVATE E TYRE.
Nuk na intereson se si e drejtoni ju bisnesin e koperatives PD.
KY DOBICI EKA FJALEN PER BASHEN
O PALOQE ( PARTIA DEMOKARTIKE U BE PARTICKE ) E SALIUT ,,,,, DUHET TJETER OPOZITE ,,,,,KJO I HYN NE PUNE VETEM SALIUT DHE LIRISE JO POPULLIT ,,,,,,
KY DOBICI EKA FJALEN PER BASH INJORANTIN
Jo me jo, kujt ja thoni kto saliut??? Apo shkelzenit???
O Perendi, sa thjeshte dhe bukur e ka thene Paloka.
Mekat qe nuk eshte demokrat,i kishte sherbyer ketij vendi me se miri.Tipa si ky duhet te shkeputen nga e kaluara e famijes dhe e rrethit shoqeror
Kjo është demagogji fund e krye sepse, duke qendruar Sala dhe Basha në krye të PD-së, lëpihet dhe ky palo deputet në atë karrike.
pas kesaj deklarate te z.paloqe,saliu duhet ta marre serjozisht qendrimin e tij ne te ardhmen ejo te beje sikur ka dhene dorheqje nga partija.
Foli dhe ky thuthuqi po kush te pjerdh ty mire trap zagar i berishes njeri pa kurrfars intelekti ti qe shet moralin per nje cope buke ik ore pirdhu.