FMN “paralajmëroi” bankën: Keni mangësi serioze për auditin e brendshëm e të jashtëm

7 Gusht 2014, 15:40Politika TEMA

Një ditë më parë, pas mbledhjes së posaçme për vjedhjen e Thesarit, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë deklaroi se procedurat, udhëzimet dhe rregulloret e brendshme të bankës janë në përputhje me ligjin dhe garantojnë sigurinë e saj.

Në deklaratën zyrtare pas mbledhjes, Këshilli ia faturoi shkakun e vjedhjes së 7.1 milionë dollarëve nga Arka e bankës, moszbatimit të këtyre rregullave dhe shkeljeve nga punonjës të veçantë të saj.

Por, Top Channel risjell në vëmendje një dokument zyrtar të FMN-së, i publikuar vetëm një muaj më parë, i cili vëren se baza rregullatore dhe procedurat e auditimit, që përdor Banka e Shqipërisë, nuk janë plotësisht sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.

Në pjesën e parë të raportit, Fondi njeh përmirësimet, duke vërejtur se Banka e Shqipërisë e ka fuqizuar kuadrin e vet të garancive në disa fusha, përfshirë auditimin e vet të jashtëm dhe të brendshëm, si dhe në funksionet raportuese financiare.

Por, siç vërehet në vijim të dokumentit, strukturës qeverisëse të bankës i mungon mbikqyrja efektive e auditimit të brendshëm, raportimit financiar, si dhe çështjeve të kontrollit.

Madje, siç nënvizon FMN, të paqarta dhe të panormuara në rregullore janë edhe politikat e procedurat për përzgjedhjen e audituesit të jashtëm. Përballë këtyre problemeve, FMN i rekomandon Bankës së Shqipërisë ngritjen e një këshilli të posaçëm, i cili duhet të mbikqyrë auditimin e brendshëm dhe që të përbëhet nga persona jashtë rrethit ekzekutiv të bankës.

Pra, të mos jetë në varësinë e drejtuesve të saj, nje rekomandim që ka pasur për qëllim shkëptuejn e këtij procesi nga influenca dhe kontrolli i drejtuesve më të lartë të bankës.

Top Channel ka mësuar se ky vendim nga banka është marrë vetëm në datën 29 korrik, 4 ditë pasi vjedhja e bankës ishte bërë publike. Paralelisht, FMN i ka kërkuar bankës të miratojë një politikë formale për përzgjedhjen e audituesit të jashtëm dhe rotacionit të tij.

Pra, një rregull të qartë, ku të përcaktohej se si përzgjidhet audituesi i jashtëm dhe se sa mund të jetë afati maksimal, që një kompani mund të shërbejë si auditues i jashtëm. Po kështu, në dokument, Fondi i rekomandon bankës që të ndërmarrë një vlerësim të posaçëm mbi cilësinë e funksionimit të auditit të brendshëm, i cili, siç do të zbulohej një muaj më vonë, kur u bë publike vjedhja, ka dështuar për katër vjet me radhë të diktonte apo parandalonte grabitjen e parave nga Thesari.

Vetë Banka e Shqipërisë ka qenë zyrtarisht në dijeni, se auditi dhe kontrollet e brendshme financiare, si dhe procedurat e tjera, nuk kanë qenë në përputhje me standardet financiare.

Kjo provohet nga i njëti dokument, ku vetë banka deklaron se “ne do të përforcojmë auditimin dhe kontrollin e brendshëm financiar, në përputhje me rekomandimet e misionit të fundit të FMN-së, për masat mbrojtëse dhe parandaluese”.

Po kështu, banka zotohet se do të ndërmarrë hapa për harmonizimin e procedurave të auditimit të brendshëm të bankës me praktikat dhe standardet ndërkombëtare.

Auditi i brendshëm dhe ai i jashtëm ishin hallkat kyç, që dështuan në parandalimin e vjedhjes së 7.1 milionë dollarëve për më shumë se katër vjet me radhë. Dhe, këto hallka duket se kanë qenë problematike prej vitesh, pasi në një tjetër dokument të vitit 2007, para se të largohej nga Shqipëria, FMN shpreh shqetësime thuajse të njëta për cilësinë e auditit të jashtëm dhe atë të brendshëm në Bankën e Shqipërisë.

11 komente në “FMN “paralajmëroi” bankën: Keni mangësi serioze për auditin e brendshëm e të jashtëm”

  1. loni says:

    me plasi trapi se eshte banga dhe financat ne gjendje te keqe serjoze,nuk kan falementuar qe te humbin te tere leket se leket e malokeve jane qe na i kan vjedhur ne popullit shqiptar bashk me sali qenin,keshti fillon nje 1997 e re dhe te futemi ne lufte civile dhe ti shfarosim maloket te math e te vogel,keshtu rregullohet shqiperia o popull plere qe nuk zini mend asnjehere,shqiperia duhet ta largoj kete rrace shkaterruese maloke ose te vejme kufirin mbasi mbaron tirana per mos kalimin e kesaj rrace xhungle drejt popullit te qyteterum,plerat qe e ben shqiperine me keq se zogu dikur.

    1. Luka says:

      Per ke malok e ke fjalen , Tepelena apo Girokastr

  2. skenderbeu says:

    Kur duan te vjedhin i lejne ca vrima hapur.
    Ky dokument vlen per te denuar Fullanin .

  3. Tomi says:

    Po Ridvanin kur do e coni para drejtesise o rilindja!
    Ky eshte hajduti me i madh i ketij vendi, ia kalon dhe Fullhanint per nga pasuria. Si ish vullnetar i Enverit, i behet tolerim sic duket?
    O rilindje leshi!!!

  4. ariu says:

    Ky raporti i FMN keshtu eshte per gjithe bankat, se do permendi dicka per permiresim GMN, qe te vije prap ne Shqiperi e te marre nje dore leke te tjera!

  5. nacionalisti says:

    O ti me nickname MARA lexo icik ca thote FMN per

    MANGESI TE THELLA TE AUDITIT TE BRENDSHEM

    qe te kuptosh ca gjera me te thella sesa Katovica.

    Keshtu ndodh o MARA kur ben Kryeinspektore zonje grua si kjo qe eshte tani, apo jo

    puc puc MARA

    He se harrova, kujdes me letrat anonime

  6. Koco says:

    Me falni po keto te FMN-se mos i dini burra me te mire!?
    Tip Fullhajnash jane dhe keto, zvarriten e vjedhin dhe keta vetem se keta nuk i dine njerezit ketu.
    Harrojeni FMN e banken boterore, jane nje bunch of suckers!

  7. ndoni says:

    Po e mira nuk ka fund… Pas nje viti FMN-ja nuk eshte cudi qe, e nisur nga pervoja boterore, te sugjeroj perseri rregullime ne rregulloret. Kjo eshte dialektike. Nuk mund te nxirren perfundime te tilla eklektike. Pse po ta permiresonte rregulloren jo pas nje muaji por pas nje dite nuk do kishte ndodhur vjedhja! Vjedhja eshte vjedhje dhe eshte “kaq e zonja” sa te tejkaloje cdo rregullore. Jane njerezit qe parandalojne ate ne radhe te pare, pastaj rregulloret, qe gjithesesi kane rendesi shume, shume te madhe, por jo absolute. Gazetaret duhte te jene me te thelle, jo te siperfaqshem dhe te bejne lidhje per gjere qe nuk kane lidhje.

  8. lili says:

    Gazetaret shqiptare Jane fajtore se prej fillimit Kane perkrah jeta horra. Edhe nuk ka bâ kur pu en e tyre si duhet:presse release shkruhet,kur e lexuan gazetaret kete e pse atehere nuk shkruan asnje per keto mangesi? Pse sot nuk kerkojne nga Fmn-ja sqarime ma explicite se kujt e kur i dorezuan keto rekomandimet,pse fmnja nuk foi kur u perzgodhe forma audituese,e cila nuk kishe licence,fmnja nuk e ka ditur se kesaj firme ju ka heq licenca ?kishe e beson se nuk e ka ditur?
    same shit!po Kane gjetur e bajne keshtu!
    Ne cdo vend te botes qeveria kishe nderhye sa ma shpejt pas nje rapport te tille,pos ne shqiperi,ku qeveria shkon ne pushime!!!

  9. Shpresa says:

    Kush e ka drejtuar auditin e brendshem te bankes qendrore? A mbajne pergjegjesi drejtuesit e auditit te brendshem?

  10. Pashuku says:

    Audituesit e brendshem jane rilindas keshtu qe s’merret njeri me ta.
    Te na rroje Fullhani,
    Te na rruaje rilindja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje