Jim Morrison vdiq nga një dozë e keqe dhe shumë e fortë heroine.
Ky është rrëfimi i këngëtares Marianna Faithfull, e cila ka thënë se Morrison vdiq, pasi ish- i dashuri i saj i shiti Jim një dozë heroine, e cila ishte shumë e fortë. Faithfull tha se ish i dashuri i saj në vitet 70 ishte shpërndarësi që i shiste drogë këngëtarit të njohur të The Doors.
Vdekja e yllit të The Doors u mbulua me mister për një kohë të gjatë, pasi ai u gjet paparitur i vdekur në apartamentin e tij në Paris në vitin 1971. Morrison u gjet i vdekur në vaskën e banjës së tij në moshën 27 vjeç.
Autopsia në trupin e tij nuk u bë kurrë publike dhe autoritet franceze u mjaftuan duke thënë se vdekja e Morrison ishte për shkaqe natyrale.
Pas shumë vitesh që vdekja e Morrison është veshur me histori konspiracioni , këngëtarja e viteve 70 Faithfull vetëm tani ka treguar se ish i dashuri i saj në atë kohë ka vizituar Morrrison dhe i ka shitur atij drogë pak orë përpara vdekjes. Në një intervistë për revistën Mojo ajo ka tha “Ne shkuam të takonim Morrison dhe e vramë atë. Jam e sigurtë se ishte një aksident, Doza ishte shumë e fortë dhe Po ai vdiq”.
Faithfull, e cila ishte 24 vjeçe kur vdiq Morrison, po përballej me varësinë e saj nga droga. Morrison sapo kishte mbaruar së regjistruari albumin e tij “La Woman”, kur arriti në Francë për herë të parë në mars të vitit 1971.
Morrison jetoi një jetë të egër plot aventura, duke abuzuar me drogën dhe alkolin.
Varri i Morrison është në Paris, aty ku vizitohet vazhdimisht nga qindra fansa të muzikës rrok nga e gjithë bota.
Ndërsa këngëtarja Faithfull e cila ka bërë këtë rrëfim duke hedhur dritë mbi vdekjen e Morrison është 67 vjeçe dhe jeton ende në Paris.
Ka probleme psikologjike,kete e shoh ne pamjen e saj.
Dhe jo vetem,dukeqenese ka qene perdoruse drogash intravenoze…tre cereku i turrit i eshte djeg qe para 40 vjetesh.
Njerez si Jim Morrison vijne 1 ne 10 miliard ne kete bote,duhet te presim shume akoma te vij ndonje i ngjashem me te!!!!!!
Eeeeeeehhh ju e kini ne terezi, i keni thene trunit pirdhu me kohe
Spiunin e vrau milua…..
shife shife
http://bit.do/format-seksi-te-Genta-Ismailit