Korriku mund të konsiderohet si muaji me rezultatet më të larta historike në mbledhjen e të ardhurave në 23 vite, si dhe me vlerën më të lartë të TVSH-së së rimbursuar. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, gjatë muajit Korrik janë mbledhur mbi 16 miliardë lekë, rreth 10.8% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, ku totali i të ardhurave të mbledhura ishte 14.4 miliardë lekë.
“TVSH-ja e rimbursuar gjatë muajit Korrik në vlerën prej rreth 1.5 miliardë lekë, është vlera me e lartë historike e rimbursimit të saj”, thekson Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
“Realizimi i të ardhurave të pritshme për 7 mujorin, Janar – Korrik 2014, tregon rritje prej 13.11% krahasuar me Janar – Korrik 2013, me një total 101 miliardë ose mbi 11.7 miliardë lekë më shumë. Totalin e të ardhurave të mbledhura më shumë për këtë periudhë, e përbëjnë më shumë se 1.6 miliardë lekë ose 8.71% më shumë TVSH, rreth 3.17 miliardë lekë ose 33.6% më shumë Tatim mbi Fitimin, rreth 3.3 miliardë lekë më shumë ose 10.17 % më shumë Kontribute të sigurimeve shoqërore, etj.”, thekson deklarata e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Të ardhurat e mbledhura për muajin Korrik 2014, sipas zërave kryesore:
– Kontribute të Sigurimeve Shoqërore, janë mbledhur 5.9 Miliardë Lekë ose rreth 716 Milionë Lekë më shumë se muaji Korrik 2013, duke realizuar një rritje prej 13.75 % më shumë se kjo periudhë e mëparshme. Krahasuar me planifikimin e mbledhjes së të ardhurave kjo shifër është 1.23% më e lartë.
– TVSH, janë mbledhur 2.98 miliardë lekë ose rreth 977 milionë lekë më shumë se planifikimi i parashikuar për këtë muaj. E shprehur në % kjo shifër është rreth 49 % më shumë se planifikimi. Krahasuar me Korrik 2014, janë mbledhur rreth 396 milionë lekë apo mbi 15.34% më shumë TVSH. Po kështu, rimbursimi i TVSH-së për muajin Korrik 2014 është rreth 1.5 miliardë lekë, ose rreth 91.5 % më shumë se rimbursimi i muajit Korrik 2013.
– Tatim mbi Fitimin, gjatë muajit Korrik janë mbledhur 1.43 miliardë lekë, 46.6% më shumë ose rreth 455 milionë lekë më shumë se muaji Korrik 2013. Kundrejt planifikimit të mbledhjes së të ardhurave kjo shifër është 2.17 % më e lartë.”- thuhet në njoftimin e DPT-së.
WTF edhe ju si Enveri qe krahasonte shifrat me Zogun do te beni populli do ndryshim ne jetes .
Shifrat krahasohen cdo vit moj, a e di qe nje pjese e madhe e suksesit eshte dhe statistika dhe analiza, nejse i lumt per tatimet, kshu eshte kur fillon e ben shtet funksionojn te gjitha.
Shtet kishte Sala, qe i dridhte statistikat si i donte qejfi.
Sala e beri Gjermanine uje ne djerse. 5% rritje Gjermania, 8% e nxirrte dy dite me vone Sala.
Eshte fare kollaj te vesh Doganat te mbledhin para per Shtetin.
Ka qene e veshtire si tja marresh popullit dhe ti fusesh ne xhep. Dhe ne fund si ti ndash me eproret.
Keto kane qene “mrekullite” e Berishes.
hahahaha e krahasojne korrikun e sivjetem me korrikun e vjetshem kur sala pas zgjedhjeve e kishte mendjen tek koncensionet. Edhe gushtin e shtatorin do e kene historik. Te shohim kur te filojne te krahasohen me muajt e tyre a do ta hapin gojen.
mir keto suksese a do te ulen taksat per uji energjin e buken
Mire Tema e kuptuam qe ka rritje. Qe te bejme me mire krahasimin, ju lutem llogarisni presionin fiskal sa eshte sot dhe sa ka qene, qe te kuptojme me mire nese eshte rezultat i menaxhimit operativ te qeverise apo keto rritje vijne nga rritja e presionit fiskal. Respekt…
Bravo! Rraportojini Fullanit, sepse atij i hyjne ne pune. Populli viktime gjithmone do te vidhet.
anonim dhe lini keto jane arritjet me te larta dhe jane mbledhur me shume te ardhura qe prej vitit 94.madje tashme tatimet nuk mbledhin me as akcizen ndryshe nga vitet e tjera.MADJE MADJE sperfshihen as gjobat ndryshe nga ato kamikazet e viteve te shkuara.urime tatimet vazhdoni keshtu!!
ndersa dogana nuk ben me planin prej 2 muajsh prandaj nuk nxjerrin me rezultatet.cfare me nxjerr….
Dakord more qeveritare te nderuar dakord, po e marrim per te vertete kete qe thuani ju se keni mbledhur te ardhura me shume se kurre, se cdo muaj kete po na thuani si ne Tatime ashtu edhe ne Dogana, po nje gje nuk kuptoj une, PARATE KU PO I CONI? Se, rruge nuk keni bere, shkolla jo, spitale jo, investime te tjera jo, ku po i cpni parate xhan, se ne populli nuk po shohim gje. Sa per borxhet mos na i permendni sepse pas kontrollit doli se 270 milion dollare kishin ngelur nga qeveria e kaluar per fatura te papaguara, e per kete moret nje borxh prej 300 milion euro nga Banka boterore me ane te se ciles jo vetem paguat faturat por edhe u tepruan. Saliu kishte ckishte por nje gje e keni pranuar edhe ju, qe rruge ka ndertuar.
i mblodhet po ku shkojne mor zoterinj se populli nuk po sheh gje me sy, as rritje rrogash, as rritje pensjonesh, as rritje te pages se invaliditetit, as investime .. apsolutisht asgje .. vetem eskavatoret po shohim, dhe eshte krjuar pershtypja se po pregatitet terreni per te krijuar zonat tuaja te vjedhjes se ato qe patet ne opozit dhe trasheguat nga Nano nuk ju mjaftuan .. e gjitha nje beteje bandash .. ik nje bande e vjen nje tjeter .. edhe kto para qe keni mbledh jane para djerse dhe fukarai e shumta .. si i mblodhet, duke gjobit njerez te pafajshem, duke rrit taksat e ambulantit, duke rrit çmimet e ujit dhe energjise, duke rrit doganat etj etj .. pra duke e shtrenjtuar jeten atje ku nuk mban me … dhe per ke i mblodhet .. PER VETEN TUAJ