Nuk realizuan planin e të ardhurave/ Shkarkohen drejtorët e tatimeve në Elbasan e Berat

6 Gusht 2014, 19:00Ekonomia TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur  shkarkimin e dy drejtorëve rajonalë të tatimeve në Elbasan dhe Berat.

Sipas vendimit të marrë, janë shkarkuar nga detyra, Drejtori i Tatimeve të Beratit Guzim Gojka si dhe Drejtoresha e Tatimeve të Elbasanit, Anila Musai. Mësohet se shkak për këtë vendim është bërë mosrealizimi i të ardhurave sipas planit.

Urdhri për shkarkimin e tyre është lëshuar ditën e sotme, por dy drejtuesit lokalë të tatimeve janë shprehur se “nuk janë në dijeni të këtij vendimi sepse ende nuk ka marrë shkresë zyrtare”.

7 komente në “Nuk realizuan planin e të ardhurave/ Shkarkohen drejtorët e tatimeve në Elbasan e Berat”

  1. tika says:

    Shtoni dhe drejtorin e doganes Tirane, Drilon Bushati .

    1. landi says:

      tika duket qe nuk e njeh ate djale! ka punuar me dedikim.

  2. Tare says:

    Me duket se do vene njerzit e tyre specialistat…

  3. Pilo Lala says:

    Berisha me nje gome i nderronte ato shifrat e Planit. Nqse ishte 72%, i shtonte njeshin para, dhe Ekonomia jone i kallte friken edhe Merkelit.
    Keta duket se e kane marre seriozisht ta ngrene ekonomine.

  4. veterani says:

    VENDIM shum i drejte qytete ku perroi i informalitetit eshte bere lum dhe keta drejtore te sapo emruar nuk ben as dhe nje strukturim,organizim por kan flejt gjum dhe thjesht kan marr rrogen.

  5. Lenci says:

    Drejtorine e Elbasanit e drejtojne amoma veglat e PD te emeruar na Bylykbashi dhe Boci ndersa socialistet elbasanas rrine ende pas dyerve te atyre palo deputeteve me ne krye Blushin!

  6. Ligji says:

    Pse Anilen aty ka punomjes qe vegjetjne e jedhin pre 15-20 vjetesh,shumica me arsim bujqesor dhe Universitetin A.Xhuvani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje