Dekretet e Nishanit/ Reforma territoriale dhe ligji për KLD pritet të kthehen prapsht

10 Gusht 2014, 13:19Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani pritet të shprehet gjatë kësaj jave mbi ligjet e miratuara në seancën e fundit parlamentare ku përfshihen Reforma Territoriale, ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe ai Për miratimin e marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe kompanisë ceke CEZ shpërndarje.

Ligjet janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës dhe deputetëve të PDIU-së, partia e dytë më e madhe në koalicionin opozitar të dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit, por janë kundërshtuar nga Partia Demokratike dhe deputetët e partive të tjera opozitare.

Burime nga Presidenca shprehen për TemA se Kreu i Shtetit do të respektojë afatet kushtetuese në lidhje me ligjet e miratuara, që sipas dokumentit themeltar të shtetit i jep të drejtën e shprehjes brenda 21 ditëve nga data e paraqitjes. Në këto kushte Kreu i Shtetit ka të drejtën e shprehjes me dekret për miratim apo për kthimin për rishqyrtim deri në javën e 3-të të Gushtit. Nëse brenda këtij afati Kushtetues, Presidenti nuk do të shprehet, atëherë ato botohen në Fletoren Zyrtare.

Sipas burimeve, në lidhje me ligjet e miratuara në seancën e 31 Korrikut, Kreu i Shtetit ka nisur konsultimet me Këshilltarët e tij të fushave përkatëse, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që dy nga ligjet e miratuara, ai për Reformën Territoriale dhe ai për KLD të kthehen për rishqyrtim në Kuvend me pretendimin se bien ndesh me Kushtetutën.

“Pavarësisht numri të votave që janë miratuar këto ligje, pra shumicës së cilësuar, qëndrimi do të jepet mbi përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën dhe respektimin e saj”, theksojnë burimet.

Reforma Territoriale

Reforma Territoriale është një nga ligjet më të debatueshme të periudhës së fundit, ndërsa Partia Demokratike nuk u përfshi në proces pavarësisht se iu ofrua e drejta e vetos në Komisionin e posacëm Parlamentar nga mazhoranca.Ndarja e re territoriale u miratua me 88 vota, 83 të deputetëve të PS-LSI dhe 5 votat e deputetëve të PDIU, ndërsa Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule votoi kundër dhe deputeti i LSI-së Vangjel Tavo abstenoi. Ndarja e re territoriale parashikon ndarjen sipas 61 bashkive, duke eleminuar në këtë mënyrë komunat si njësi të qeverisjes vendore. Por kjo sipas Partisë Demokratike bie ndesh me Kushtetutën. Demokratët i referohen nenit 108 të Kushtetutës në të cilin përcaktohet se njësitë e qeverisjes vendore janë bashkitë ose komunat, të cilat konsiderohen njësi bazë të qeverisjes vendore. Në të njëjtin nen të Kushtetutës përcakktohet se kufijtë administrativë nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Ky është neni që sipas demokratëve nuk është respektuar nga Qeveria, ndërsa pritet që ligji të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese jo vetëm nga partia Demokratike, por edhe shoqata e bashkive, komunave dhe qarqeve që drejtohen nga të zgjedhur vendorë të Partisë Demokratike. Kreu demokrat Lulzim Basha i ka drejtuar një apel Presidentit të Republikës që të zbatojë kushtetutën dhe kompetencat e tij, duke kthyer ligjin për ri-shqyrtim në Kuvend, cka pritet të ndodhë.

Ligji për KLD

Një tjetër ligj që pritet të rikthehet për shqyrtim në Kuvend nga Kreu i Shtetit është ai për KLD-në. Edhe ky ligji i miratuar me shumicë të cilësuar votash është kundërsjtuar jo vetëm nga Partia Demokratike, por edhe nga disa prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përfshi këtu edhe zv.Kryetarin Elvis Cela. Kontestuesit e ligjit pretendojnë se përmes tij, i jepen më shumë kompetenca ministrit të Drejtësisë mbi gjyqtarët, ndërsa kjo konsiderohet si marrje kompetencash të një institucioni të pavarur dhe cënohet pavarësia e sistemit të drejtësisë.

Në pikën 1 të nenit 6 të këtij ligji parashikohet që në se një gjyqtar jep dorëheqje përpara mbarimit të mandatit 5 vjeçar, atëherë i hiqet e drejta për të transferohet dhe të ngrihet në detyrë brenda një afati të caktuar me ligj.  Kjo pikë është shtuar pasi është vënë re shpesh se gjyqtarët japing dorëhejqe para përfundimit të mandatit  me qëllim që ata të mund të trasnferohen ose të ngrihen në detyrë, pasi përfundimi i madatit 5 vjecar e pengon në këtë synim.

Pika 1 e nenit 6 të ligji, parashikon që anëtarët e zgjedhur qëndrojnë në detyrë për një periudhë 5-vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme. Ndërkohë, në praktikë vihet re tendenca e anëtarëve të KLD-së, për të dhënë  dorëheqjen përpara mbarimit të mandatit, duke u promovuar në sistemin gjyqësor, në sajë të shfrytëzimit të lidhjeve të krijuara me njëri-tjetrin. Për shmangien e këtij fenomeni abuziv, në pikën 1.1 është parashikuar se nëse anëtari i zgjedhur nga KGJK-ja jep dorëheqjen përpara mbarimit të afatit 5- vjeçar, ai nuk mund të transferohet apo të ngrihet në detyrë deri në përfundim të periudhës së parashikuar në paragrafin 1, të nenit 6, të ligjit.

Një ndër pikat më të diskutuara të kësaj pakete është edhe ajo për shkarkimin e gjyqtarëve. Ligji i ri parashikon shtesën e dy neneve. Sipas këtyre dispozitave parshikohet: anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, shkarkohen për shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit.  Anëtarët e zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare, shkarkohen për shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit.” Ky parashikim bëhet me synim shprehjen në mënyrë eksplicite se shkelja e Kushtetutës dhe ligjit gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e anëtarëve të KLD-së, të zgjedhur nga Kuvendi apo nga KGJK-ja, përbën shkak për mbarimin e mandatit të tyre, duke shmangur kështu shkeljet abuzive.

Në nenin 3, të projektligjit, parashikohet shfuqizimi i pikës 2, të nenit 10, të ligjit, e cila aktualisht parashikon se kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë çmon se zgjedhja dhe qëndrimi në detyrë i anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk janë në përputhje me ligjin, me vendim të arsyetuar pezullon ushtrimin e mandatit dhe i kërkon, sipas rastit, Konferencës Gjyqësore Kombëtare ose Kuvendit zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Ky është edhe një ndër ndryshimet që ka shkaktuar debat mes mazhorancës dhe opozitës. Partia Demokratike e konsideron këtë propozim dhe paketën ligjore për organizimine KLD-së në tërësi, si një përpjekje të mazhorancës për ëënë nën kontroll politik Këshilline Lartë të Drejtësisë.

Marrëveshja me CEZ

Kreu i Shtetit pritet ta kalojë në heshtje miratimin e këtij ligji, cka do të thotë se ai nuk do të shprehet me dekret për miratimin e saj, por kjo bën që ligji të hyjë në fuqi pas miratimit në Fletoren Zyrtare. Ligji i kundërshtuar nga opozita me argumentin e vetëm se qeverisë shqiptare do t’i kushtojë një shifër tepër e lartë që i duhet të kompensojë kompaninë çeke për prishjen e kontratës me palën shqiptare. Por ligji është vlerësuar së fundmi nga Banka Botërore, e cila vlerëson marrëveshjen si pozitive. Partia Demokratike pretendon se Qeveria shqiptare duhet të zgjidhte cështjen me CEZ sipas Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke shprehur bindjen se kjo do të favorizonte Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndërkohë për Qeverinë zgjidhja me mirëkuptim mes palëve ishte një rrugë e sugjeruar edhe nga konsulentët ndërkombëtarë. Në bazë të kësaj marrëveshjeje Shqipëria do ti paguajë CEZ shumën prej 95 milionë dollar.

22 komente në “Dekretet e Nishanit/ Reforma territoriale dhe ligji për KLD pritet të kthehen prapsht”

  1. Temi says:

    Ishalla te ka rene damllaja deri atehere e shpetojme te gjithe, Zoti te ardhte hakut!

    1. Devolliu says:

      Sakatnishani bën çfar i thotë Saliu i Viçidolipor kot e ka; Kuvendi nuk e pjerdh më firmën e këtij debili.

    2. URGJENTISHT Z.RAMA + Z.META DHE KUSH TJETER QE DON TE PASTROHET BERISHIZMI, NJE EPIDEMI MAFIA QE NUK NDRYSHON SHUME NGA BOLSHEVIZMI, DUHET TE NIS PROCEDURAT E SHKARKIMIT TE PRESIDENTIT NE FILLIM E ME PAS TE GJITHE KREREVE TE INSTITUCIONEVE QE KA EMRUAR E PERZGJEDHUR RREGJIMI I FAMILJES-BERISHA. RRUGE TJETER NUK KA PER TE HYRE NE EUROPE, POR VETEM PASTRIM ON-GENERAL NE CDO QELIZE TE SHTETIT TE INFEKTUAR E VJEDHUR NGA BERISHIZMI.

  2. lisi says:

    Epo s’u be nje here te vetme njeri ky dreq.Mbeti servil i sali bishes.

  3. rita says:

    Ushtaaaaaaàaaaarrrrrrrrrr

  4. Artan says:

    Po c’president eshte ky aman,nje skllav i Berishes,nje HAJVAN,asgje me shume!

  5. . says:

    ====================================================

    O sakat
    pergjigju popullit:

    Pse po kthen te gjitha ligjet dhe projekt-ligjet te kesaj maxhorance sot ?

    Pse nuk veproje keshtu dhe me pare ?

    ====================================================

  6. viktor says:

    OBOBOOO !!!! C,NA gjeti me kete president qe kur eshte emeruar president ky sakati ka kundershtuar cdo ligj s’mund te vazhdohet me keshtu ne vendet e tjera nuk ndodhin keto trazira presidenti duhet te bej te pamunduren per zhvillimin e kombit shqiptar ky eshte ushtar i partise demokratike dhe sa here qe behet nje reforme ky budalla president nuk e dekreton sepse ashtu i thot basha dhe Berisha po turp ti vije ketij presidenti me mire ta shkarkojne fare nga posti i presidentit ky nuk ben per president ska bere asnje gje te mire deri tani turp per nje president idiot .

  7. ALbani says:

    Kapter Bujari ju degjon, zoti Sali Vicidoli, …….si urdheron!

  8. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET DUHET TE PROTESTOJNE DERIN NE PERJASHTIMIN E BERISHES NGA PARLAMENTI. says:

    Neqofse rreforma teritoriale kthehet mbrapsht, atehere Rama duhet ta miratoje ate me referendum popullor dhe me ate referendum, te shkarkohet edhe presidenti i paafte.

  9. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    O BUJAR DERGO NJERI TEK BANKA E FULLHANIT SE JA U KA NXJERRE GRATE TEK SHKALLET ,,,,,,
    APO NUK KE MARRE VESH ACOMA QE PARATE E BANCES MBARUAN ,,,,DHE ORGJIA VAZHDON ,,,,,,,
    LERI LIGJET SE SJE PER ATE PUNE TI ,,,,,

  10. al says:

    ESHTE JUSTIFIKIM KOTI PER NISHANIN,MOSMIRATIMI I DY LIGJEVE ,SE GJOJA NUK KANE PERPUTHJE ME KUSHTETUTEN.TE GJITHE SHQIPTARET E PANE SE SI U ZGJODH AI ME 70 PLUS 1 VOTE ,DHE NUK PRANON LIGJET QE JANE VOTU ME SHUMICEN E CILESUAR MBI 84 VOTA.KY ESHTE PARADOKSI ME NOTERIN E PRESIDENCES, QE NUK PRANON MIRATIM PA URDHERIN E BERISHES,KY NJERI DO TE MBAHET MEND NE HISTORINE E SHTETIT SHQIPTAR JO SI PRESIDENT, POR USHTAR BESNIK I URDHERUESIT TE VET.MAZHORANCES I DEL DETYRE QE TE COJE PER SHUME SHKELJE TE KUSHTETUTES NISHANIN NE GJYKATEN KUSHTETUESE, OSE TA LARGOJE ME VOTIM PARLAMENTAR.NUK MUND TE MBAJE PENG SHQIPERINE NE REALIZIMIN E REFORMAVE NJE NOTER.

  11. shpatar says:

    Presidenti Nisha konsiderohet keshtjella e fundit ku mbahet Pd .Sipas gjasave Berisha do ta hedhi ne okaut Nishanin.Duke e porositur te mos miratoje asnje vendim te Kuvendit kerkon te thelloje hendekun me Mazhorancen e cila tani eshte e gjitha ne sulm per te ndryshuar gjithecka qe ka ngritur Saliu .
    Do te ishte ne te miren e shqiptarve qe Nishani te mos bjere ne kthetrat e Berishes me ose pa deshiren e tije .Pozicjoni i Nishanit tashme eshte vene ne shinjester te Mazhorances.Qendrimi i tije per vendimet e fundit te kuvendit me shumice te cilesuar do te percaktoje dhe te ardhmen e tije .Si ti miratoje ose ti kundershtoje Pd eshte e dale jashte loje me pozicjonin qe ka marre .E thene troc Pd nuk pranon pushtetin e ri qe doli nga zgjedhjet e 23 Qershorit .Ky qendrimi kokforte qe eshte karakteristike e Berishes do tu kushtoje shtrenje demokratve te ndershem qe vazhdojne te qendrojne nen tutelin e se shkuares .

  12. Zani T. says:

    O kambale makaronash, o kapterr Nishani, mos i shto mekatet vetes. Te fundit, “Volejbollisten” e BKSh-se e ke neper kembe. Ne historine e Shqiperise (me kot nuk e bejne te njohur, se faqja e zeze na ka dale qe na dale) dhe ne ate bashkekohore, RASTI NISHANI eshte me perversi qe mund te mendohet, vepra me antikombetare e idiote te te cmendurit (super007) Sali Berisha.
    Me nje mendesi katundare-shpellare te perfitoj c’te me bjere ne dore, po i shton vetes nje njolle turpi. Dhe ke fytyre e ben foto me Barroson e me the e te thashe mor kambale-makarona. Po mos kini merak, po iu mblidhet laku ne fyt. Te pafsha te dera e xhamise se Tiranes (jo e reja) duke shtrire doren (te shendoshen) duke lypur per buken e gojes (pasi t’i kene sekuestruar c’ke nxjerre nga Lazarati, te burgosurit, pronat e njemije e nje implikime.Ta dini se populli po zgjohet serish, per llogari as te Berishes e as te Rames, te vetvetes!

  13. petrit zela says:

    Mos u mezitni,ju zoterinj komentues.Se Z Nishani nuk eshte aq naiv,
    sa ce mendoni ju; Ai do te dij te beje zgjedhjen me te arsyeshme,ate te shumices se popullit..Jam me se I sigurt,se Z President,do ti Dekretoi/ reformat Teritoriale-dhe ligjin per KLD-sis..
    Sepse eshte ne interes jo vetem te shumices se popullit,por dhe per pakicen..Se me humbjen e privilegjeve te saj,Opozita e sotme nuk
    udhehiqet nga arsyeja,por nga instiktet e egersise primitive,qe lindin
    ne nje kohe me vet njeriun….

  14. rudi says:

    Pa tjeter qe keshtu do ndodhi Bujari esht president i p.d.Kjo nuk do komen tpor mos harojme se reformat jane pershendetur nga partneret strategjike!Apo dhe per ta nuk do pyse ?Ne seklet esht dermani!

  15. kinezi says:

    voto reformat ,mos i shko mbrapa PD,SE DO TE PERBALLESH ME SHQIPTARET deri tani nuk ke ber as nji gje ,rrin kot ne ate post,medet per ne cfar njerzish kemi ne politik

  16. sa kot says:

    ere sal bathorja nga e gjete kete rrypin dhe e bere president….

  17. mimi says:

    Po ky kete rol ka marr ti kthej e ti kthej ligjet e pa i ditur fare –

  18. Titi says:

    O ty te humbte nami e nishani o nishanlli, sje per ate pune ti, hapi rrugen atyre qe kane zemer e kurajo jo ti shkosh si zagar nga pas gomarit Sali. Shpresoj te kesh zene mend si per shqiptaret ashtu dhe per familjen tende qe durojne gjithe keto te share nga puna juaj e dobet ose hic fare si presindent i vendit.

  19. qytetar says:

    I vetmi president ne bote qe eshte kusur.
    Ate dite qe u zgjodh Sala futi doren ne xhep
    dhe e ktheu si “KUSUR”
    ne pazarin demokrat te katunaris Shqiptare.
    Ofeze me te madhe per nje komb nuk ka:
    te zgjedh ne krye nje antikap.
    Tani kusuri po na shton kusuret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje