Çekia e konsideron marrëveshjen mes Qeverisë shqiptare dhe CEZ si një kompromis mbi kërkesat legjitime të palëve që rezultoi nga negociata të gjata. Përmes një njoftimi për shtyp Ambasada çeke informon se vendi që përfaqëson e ka mirëpritur këtë marrëveshje.
“Në vijim të shumë deklaratave aktuale publike që adresojnë marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe shoqërisë Çeke CEZ, a.s., Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë dëshiron të kujtojë se Qeveria e Republikës Çeke gjithnjë ka kërkuar një zgjidhje miqësore të mosmarrëveshjes që korrespondon me marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen e gjatë dhe të fortë të ofruar nga Republika Çeke aspiratave të anëtarësimit në BE të Republikës së Shqipërisë”, theksohet në njoftimin për mediat.
Në vijim, “Republika Çeke mirëpret arritjen e marrëveshjes mes palëve dhe miratimin e saj në Parlamentin e Shqipërisë më 31 Korrik 2014. Republika Çeke e konsideron marrëveshjen si një kompromis mbi kërkesat legjitime të palëve që rezultoi nga negociata të gjata”.
“Republika Çeke vlerëson asistencën e dhënë nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në lehtësimin e negociatave ndërmjet palëve dhe inkurajimin e vazhdueshëm në drejtim të të dyja palëve nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë si Bashkimi Europian, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar për një zgjidhje të mosmarrëveshjes jashtë gjykatës”, përfundon deklarata.
e pse jo kokepalaret ne vende qe te fitonin per shtetin 500 miljon deri ne tre miljarde euro-ju fali 100 miljon-qelbesir qivri qelbesire kryeminister-me siguri prostituti ndoka e balla e kane bo marreveshjen.
E ke fjalen per zhulsat e Sales. Pse nuk ja mori Saliu at 500 miljonet cekeve kur e kishte kete mundesi per 3-vjet?
Palacot e Sales me gjythe kryetarin e tyre idjot jane te palare si nga shpirti ashtu edhe nga truri. Ja u ka qeth Saliu ate cik tru qe keni kare kinzce
Keta e gjithkush mire na e bejne se na gjejne te percare e te udhehequr nga ca pisanjose, ata qe iken e keta e qe jane. Shpresojme per ato qe do te vijne.
Kjo eshte nje situate shume normale , kesi pazare behen vetem tek njerezit ose shoqerite te cilat nuk jan te afta te menaxhojn situatat te tilla . Eshte shume aktuale afera me Banken dhe Fullanin , behet fjale per disa million dollar te cilat I kan marre Shqipetaret. Kurse kur abuzohen Miliarda dollar atehere te gjithe heshtin dhe populli duhet me u mare me parat e bankes ose aferen e rralles te cilen e servirin kuzhinieret Shqipetare ,me falni Politikanet Shipetare,..
i shtin rama te mbledhin nenshkrime per 5 miljon euro e vet i zhvati me cez gati dy miljarde-ja pse rama e braho vodhen tatimet-kryeprokurori po kerkon gjilperen ne bank-e shtyllen ne sy nuk po e shef.qelbesire hesapi jeni mesuar me enverin qe ishte kalbesire e erresire-tash qelbi po ju duket mjalt.