A qëndron Amerika pas krijimit të Shtetit Islamik?

12 Gusht 2014, 11:04Politika TEMA

Nga Suzanne Kianpour, BBC

“Në Lindjen e Mesme, teoritë konspirative i kemi në gjak,” më thotë një ish- zyrtar libanez, ndërkohë që drekojmë në një restorant në qendër të Bejrutit.

Ai i referohet thashethemeve më të fundit në qytet: Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pas krijimit të Shtetit Islamik, të njohur edhe si ISIS, dhe Hillary Clinton e ka pranuar diçka të tillë në librin e saj “Zgjedhje të vështira”.

Ndërkohë që militantët e Shtetit Islamik marshuan në Liban javën e shkuar, duke shpërndarë terror në një fshat në Arsal, në kufi me Sirinë, duke shpërngulur qindra banorë nga shtëpitë, ka zëra që ia vënë fajin SHBA.

Video horror të krimeve të Shtetit Islamik ndaj ushtrisë libaneze kanë nisur të qarkullojnë në internet.

Për të mbështetur teoritë e tyre, konspiracionistët kanë një “provë” të fortë: fjalët e Hillary Clinton- ish- Sekretarja e Shtetit, që pritet të garojë për presidencën në SHBA.

Online kanë nisur të qarkullojnë pjesë nga libri i saj, duke pretenduar se SHBA e krijuar IS që të nxisë destabilitet në rajon, për përfitimet e Amerikës.

Këto thashetheme madje nxitën Ministrinë e Jashtme në Liban që të thërrasë ambasadorin amerikan në Liban, David Hale.

Për më tepër, për të ulur këto zëra, ambasada amerikane në Bejrut lëshoi një deklaratë në Facebook.

“Çdo sugjerim se SHBA ka marrë ndonjëherë në konsideratë njohjen e Shtetit Islamik si diçka tjetër përveçse organizatë terroriste, ose që ka rol në krijimin e saj, është krejtësisht i pavërtetë. Akuzat që qarkullojnë në Liban janë fabrikime”.

Në vend të kësaj, Hillary Clinton ka thënë se dështimi për të ndihmuar rebelët sirianë ka sjellë ngritjen e IS.

Por nuk është shokues fakti që një teori e tillë po qarkullon, nisur nga historia e Amerikës, e cila ka ndihmuar grupet militante dhe guerile: muxhahedinët në Afganistan, nga ku doli Al Kaeda.

Fakti që aleatët e SHBA në Gji po akuzohen se mbështesin IS, nuk ndihmon në këtë rast.

“Teori të tilla të shumta, vijnë për shkak se Uashingtoni ka treguar një prirje për ndryshimin e regjimit. Mbështetja për grupet kryengritëse nuk është një praktikë e re dhe kohët e fundit nuk ka qenë as efektive,” thotë Octavius Pinkard, një specialist në analizat e politikave të jashtme me qendër në Bruksel.

Por thashetheme të tilla rrezikojnë interesat amerikane në Liban- një vend ku ata kanë interes për të mbajtur një pushtet të butë.

Së fundmi në rrugët e Bejrutit po thuhet gjithmonë e më shumë se është pikërisht Hezbollahu që nuk do e lejojë IS që të përparojë drejt kryeqytetit libanez dhe jo që amerikanët do na ndihmojnë ne.

“Shumë njerëz këtu besojnë se Shtetet e Bashkaura dhe Arabia Saudite janë një kur bie fjala për çështjet e parave të naftës. Ata thonë se përfituesit nga IS janë pikërisht SHBA dhe Arabia. Siç na mëson historia, përfituesit janë pikërisht nxitësit,” thotë Amer Murad, një vendas.

“Një zhvillim i rëndësishëm që kemi parë është bashkëpunimi mes ushtrisë libaneze dhe Hezbollahut në përpjekjet për të mbrojtur Libanin nga përhapja e konfliktit në Siri drejt territorit libanez,” thotë Octavius Pinkar.

Ndërkohë që konflikti në Siri dhe Liban evoluon, kështu ndryshon edhe perceptimi për Uashingtonin. Duket se Hezbollahu/Damasku/Teherani po e fitojnë betejën e propagandës.

Megjithatë, kur Obama shpalli nisjen e sulmeve ajrore ndaj IS në Irak, dashuria për SHBA u kthye në Facebook.

“Ne nuk kemi qenë kurrë më të lumtur për ndërhyrjen amerikane,” shkroi një libanez.

Ndoshta është herët për të thënë nëse popullariteti i SHBA do rikthehet, por për momentin duket se Amerika po vuan një krizë të marrëdhënieve me publikun.

32 komente në “A qëndron Amerika pas krijimit të Shtetit Islamik?”

  1. Ilir says:

    E bukur sa here islamiket bajne krime gjithmone dalin KONSPIRATA nje here cifutet Mossadi heren tjeter CIA edhe Lavderimi na doli tash boshnjak haha. ISIS eshte duke ndjeke Kuranin flaje per fjale

    1. anonim says:

      Ik mor plehre.

  2. al. paci says:

    dhe keta arabet si puna e grekeve per cdo gje qe ndoth e ben amerika, se greket dhe kur bie shi thon e provokoj amerika shiun

  3. aa says:

    kush e financon IS? ku i gjeten armet? me ca ushqehen? ca interesi kan dhe u e gjen sigurin dhe njerzit? pergjigja esht= rusia dhe amerika bejn rremuj

  4. asllani says:

    Per keto hipoteza nuk mund te thuhet asgje perderisa nuk ka prova te forta (as indirekte ne fakt) qe te pohosh perfshirjen e Sh.B.A.-se ne krijimin apo forcimin e ISIS. Por nje avantazh jo i drejteperdrejte del nga kjo sepse tani Irani dhe Hezbollahu kane nje armik tjeter me te ngutshem dhe me te afert (rrezikshem) per te “fshire nga faqja dheut” pervec Izraelit (dhe Sauditeve). Irani dhe Hezbollahu ishin fuqizuar shume dhe regjimi i Ayatollaheve kishte vite qe mbeshteste Hamasin dhe Talebanet. Gjithashtu Iraku nen qeverisjen e Malikit ishte kthyer ne shtet satelit te Iranit (duke i bere sanksionet e perendimit praktikisht nul).

    P.S. Zbigu cfare gjeniu. Ne vitet tetedhjete shembi BRSS, tani po shemb Rusine dhe Ayatollahet.

  5. alieni- says:

    po te jen amerikanet si arvizu,jo shtet islamik pore edhe shtet te gorilave,shimpanzave e ngjalave bejne.obama nji qita gjysem peder katolik gjysem taleban tybesrafullulla .po e len shimpanzen rama kryeminister e lere sheika qe te mbulojne me para.rama per nji ngjale u shit arvizu vetem per nji bishte ngjale.kushe derre pos rames beri 21 janarin dhe sapo ja futi meta ngjalen ne byth rama u be peder.po arvizu qe thoshte meta duhej te denohej,po ai grupi me qellime ndryshe i tahirit qe i vuri fklaken tiranes.per para Obama e rama edhe shtet qelbesirash bejne-si janatullos,irinej,taleban erdogane etj.

  6. Mazllëmi says:

    Poooooooooooo…!!!

  7. Atila says:

    Mire ISIS e financon SHBA !!!!! Po Hamasin ? Talebanet ? Alkaeden ? Al-Nusran ? Boko-Haramin ? Vllazerine Muslimane ? Apo edhe keto SHBA-ja ? Vendet arabe dhe shume muslimane te pasur megjithse ne dukje nuk duken te perziere me financimet e ketyre organizatave nen rrogoz japin shuma te medha per grupet islamike ne emer te xhihadit dhe luftes kunder sionizmit dhe SHBA-ve. Fronti i radikalizmit islamik shtrihet ne trekendeshin Turqi-Sudan-Pakistan. Nje zone kaq e gjere ku perzihen kultura,etni,besime,pasuri dhe interesa te gjera dhe ku Islamizmi politiko-radikal kerkon ti nenshtroje dhe posedoje per ti perdorur kunder Perendimit dhe “sionizmit”. Krijimi i nje fronti kaq te gjere bazuar ne dogmen Islame duke i bashkengjitur pasurite dhe arsenalin ushtarak do te perbente nje rrezik per gjithe pjesen tjeter te botes. Luftrat e bazuara ne religjon kane rezultuar me te tmerrshmet pasi vene kunder njeri tjetrit edhe njerezit e nje familjeje pa folur per kultura dhe shtete te ndryehsem. Nderhyrja me force ndaj nje rreziku te tille nga gjithe pjesa tjeter e botes do na kursente nje katastrofe edhe me te pergjakshme.

    1. Ubermecht says:

      Ato financohen nga Arabia Saudite dhe Katari miq dhe aleate te SHBA..Keto jane vendet me fashiste dhe te felliqura ne glob, por hipokritet e SHBA nuk guxojne ti kritikojne

  8. nje mik qe ta do te miren says:

    Sa budallenj komentojne ne tema.
    Po pse duhet te komentoni kur nuk dini?
    Heshtja eshte flori, thote populli.

  9. nik says:

    jo mer jo as Osama nuk ishte rekrutu nga amerika, as alkida nuk u kriju nga amerika, as armet nuk ja dha amerika, as sadamin nuk e vuri amerika as nuk e ndihmoi ne lufte kunder iranit as nuk e mbeshteti ambasadorja amerikane Glaspie kur tha se kuvajti eshte ceshtje e brendshme e Irakut dhe as nuk fabrikoi historine e vajzes se ambsadorit kuvajtjan ne amerike Nayirah (testimony) shiko ne wikipedia apo me gjere qe te fillonin luften ndaj sadamit. etj, etj, etj ne fakt amerikanet nuk bejne nga keto pune ata jane engjej, por te vetmit engjej qe provojne bomba atomike direkt mbi njerez. ne qafe paci koken truthare, keni degjuar ndonjehere per Atrocity propaganda. kerkoni ne web dhe mesoni si behen keto pune.

  10. enter says:

    Vetem naivet dhe injorantet besojne se amerika nuk qendron prapa isis.
    E verteta eshte ashtu sic thote edhe titulli i shkrimit.

  11. Klodi says:

    Kush don qe te vertetoje se a eshte e vertete titulli i gazetes Tema le te lexoje librin e Hilary Klinton ku thote se themelimi i ISIS eshte nje kompromis i shteteve te bashkuara per te goditur dhe nje here vendet myslymane dhe per ti dhene Islamit pamjen si terroriste

    1. elinor ' says:

      Dhe ti gjoja e ke lexu ate liber?!! Pse shkon deri tek libri ti, ja lexo ketu ku e thote qarte qe “me ngathtesine e saj Amerika ndihmoi terthorazi terroristet.” Pra nuk eshte se Amerika krijoi ISIS por kjo organizate nxori koken si pasoje e pavendosmerise se Amerikes.
      http://www.theatlantic.com/international/archive/2014/08/hillary-clinton-failure-to-help-syrian-rebels-led-to-the-rise-of-isis/375832/

  12. mer says:

    pyetja e sakte per mua eshte:

    cila eshte ajo fe e shperfytyruar e degraduar kriminele terroriste qe mund ta perdorin amerikanet??????????????????

    pse amerikanet ne vende te tjera te botes nuk mund te perdorin fene per trazira?????

    kjo eshte pyetje kaq e thjeshte sa edhe neti me ziken mund te arijne qe te japin pergjigje

  13. Veli Veliu says:

    Po ku ka nje poshtersi ne Glob ku te mos kete futur hundet CIA?

    1. elinor ' says:

      Si s’ka?! Ndryshe si u polle ti? Po te fuste CIA hundet edhe aty kushedi ca dilte!

  14. Laveri says:

    Jo vetem qe i krijoi por dhe i meson qe te vrasin sa me shume njeri tjetrin dhe me pamje horror ashtu siç i kemi pare, qe te qeshe bota dhe te thone shikoni keta jane myslimanet e vertete dhe shikoni se çfare bejne me njeri tjetrin ,keshtu qe bota do i harroje ato çfare ka bere dhe po ben perdite amerika ne bote dhe do merret me keta lloj mercenaresh e te thone qe keta po na prishin boten ,po keta po na ngrene çmimet e naftes perdite etj …

  15. kaurri realist says:

    Ashtu si ne Afganistan me talebanet, te cilet CIA i mbeshteti per me ju kundevue sovjetikeve deri ne 1990, edhe ketu CIA amerikane e MI6 britanike i ka pergatite me dhjetra prej ktyne vullnetareve (p)islamike, prej veres 2012, ne nji baze sekrete ne Jordani, me ju kundervue Asad-it ne Siri. Nuk i heci me Asadin CIA-s e keta mandej i kthyene shpinen CIA-s e dolen me vedi me shpate ne dore si ne kohe te Muhamutit. Amerikanet jane naive ne politiken e jashtme. Nisen me qellime te mira edhe e dhjesin punen ne fund vete.

  16. nje mik qe ta do te miren says:

    Turkofagos o xhan o babaxhan. Po pse o derman shkruan me nick tjeter. Ti je shkendija e ketih forumi. Lezeti.
    Nje here komenron ti, 100 replika merr nga muzulmanet.

    1. turkofagos says:

      ..e nuk e ke keq .por qekur bera rikonicion ne Erbil te kurdistanit ka fillur nje lloj frike te me kape.
      rikonicionin e bera se nese keta vijne ketej(presin koka keta) mendova qe te kerkoja strehe(azil) ne kurdistan.

      1. sa per sqarim says:

        Hahahahaha. Te marrte e mira te marrte. ?

  17. Anila says:

    Te gjitha poshtersirat Amerika i bene kudo ne bote http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  18. Eqerem bej Vlora says:

    Interesant eshte fakti qe artikullshkruesja eshte iraniane (Kianpour). Natyrisht asnje fjale per Hezbollahun qe mbeshtetet nga Irani prej tre dekadash, apo Hamasin apo milicet e Bagdadit. Eshte Gjiri Persik, rajoni me i pasur me nafte dhe me i rendesishem ne bote per momentin. Aty perplasen interesat e te gjitheve.

  19. ardi-mamurrzaku says:

    me vjen keq por je nje gazetar kot fare,voglush,dhe qesharak.
    amerika do te ndaje kinen,dhe po ben cmos ta fuse ne lufte me indine.dhe jo me te bashkoje ne nje shtet te fuqishem islamistet.

  20. pjatalarsi says:

    Ketu s’ka sekrete. Cdo jave jane keto lajme ne TV. Muhaxhedinet myslimane ne Afganistan i furnizoi daj Sami. Sadamin e nxiti kunder Iranit po daja. Kryengritesit ne Siri kunder Asadit i ndihmoi dhe furnizoi deri diku Daj Sami dhe ne europianet. Sunitet jane ne aleance (bese) te perjetshme me USA dhe perendimin, me pare Turqia e pastaj Arabia; sic dhe shitet kane lidhje dhe nje fare bese me Rusin. Kina eshte jashte kesaj loje. Keto jane gjera te ditura dhe nuk e kuptoj per cfar konspiracioni behet fjale?! Tek ISIS jane dhe dhjetra (ndoshta qindra) “myslimane” perendimore. Por krimet e ISIS jane aq te dukshme, sa Amerika e perdor kete rast per te rregulluar pak imazhin e saj. Deri ketu ne rregull, bravo i qofte, e biles ti armatose kurdet e ti kete ne anen e tyre, se e rregullojne vete ata ISIS bythpalaret.

  21. DRTN74 says:

    TEK NE KJO LOJE ESHTE PARE NE FILMIN ME KANANIN.KUSH ESHTE KANANI NGA JU.FUTE HUNDEN KETU.ISSIS JANE MERCENARE .SOT BEJNE XHIHAD NESER MUND TE BEJNE REVOLUCION KOMUNIST,PASNESER NDONJE SHPALLJE PAVARESIE KUDO KU TU DALIN PARATE.PYETJA ESHTE E THJESHTE .KUSH KA PARA? AI QE KA PARATE I PERDORE SI TE DOJE

  22. ARUSHA says:

    MBRAPA KETYRE NGJARJEVE JANE TE GJITHA SHTETET QE PRODHOJNE ARME QE ATA TI SHESIN KETO ARME DHE KESHTU SHTOJNE PASURINE ! TUNG

  23. Ubermecht says:

    ISIS u financua nga Amerikanet,izraelitet,Arabia Saudite dhe Katari. Kete e thone dhe vete kabllot e fundit e Wiki. Fillimisht keta u sterviten per te rrezuar Asadin, pasi Asadi i shakterroi bastjonet kryesore ne Siri keta ju sulen Irakut per ta mbajtur zonen te destabilizuar. Synimi i SHBA&Izrael eshte te zaptojne dhe dobesojnetrekendeshin shiit Iran &Siri& Irak. Amerika po luan me zjarrin sic beri dikur me Afganet. Arabia Saudit,Katari dhe Kuvajti kane gjithe jeten qe i luftojne shitet e Iranit,sirise dhe Irakut

  24. shpetimi says:

    Te ndjekesh se cfar behet ne politiken globale eshte kulture, por te pretendosh ti japesh mend Amerikes se cfar ben mire apo keq ne nje zone te lindjes se mesme apo diku tjeter, keto jane shenja te megallomise dhe diabolizmit mental.

    Per ne Shqiptaret interesi eshte te dime cilat jane prioritetet e politikes Amerikane per Shqiperine dhe Rajonin tone.

  25. al_man says:

    mendoj qe kurdet mos te perdoren perseri dhe te harrohen si me perpara nga GI,besoj qe ta ken kapur momentin dhe te perfitojne te dyja palet vecse pun me spec se njoni qe u bo president andej rrotull sleshon kollaj rruge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje