Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi, i është përgjigjur dje apelit të Spartak Brahos për të dhënë dorëheqjen.
Në një status në Facebook, ajo shkruan se Guvernatori dhe zëvendësi i tij janë përgjegjës për administrimin e këtij institucioni.
“Një përgjigje për z.Braho,
Si mik të vjetër, që m’u drejtuat personalisht nëpërmjet mediave në mes të gushtit, duke ju falenderuar për konsideratën publike që shprehet për mua, kisha dëshire të flisja me ju personalisht. Por, në pamundësi të lidhjes telefonike me ju, detyrohem në këtë komunikim nëpërmjet rrjetit social FB.
Apeli juaj mbështetet në interpretimin e gabuar të ligjit z.Braho. Ligji lexohet integralisht, drejt dhe saktë.
Guvernatori dhe zv.guvernatorët janë punonjës me kohë të plotë në BSH si administratorë dhe përgjegjës për administrimin e Bankës dhe kanë detyra ekzekutive që i përcakton neni 53 i ligjit të BSH.
Njëkohësisht ata kanë edhe rolin drejtues si kryetar dhe nënkryetar të Këshillit Mbikëqyrës [KM], me detyra të përcaktuara në nenin 42 dhe 43 të ligjit.
Është kjo arsyeja që për këtë punë ata paguhen jo vetëm si administratorë me kohë të plotë, por shpërblehen edhe si anëtarë të KM.
Ndërsa anëtarët e tjerë të KM janë part time në këtë funksion duke qenë të gjithë pedagogë me kohë të plotë në universitet.
Si anëtarë të KM, mblidhemi 1 deri 2 herë në muaj në mbledhjen e tij, ku ushtrojmë detyra joekzekutive sipas nenit 42 dhe 43 të ligjit, që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e aktivitetit të Bankës, për të cilin raportojnë administratorët.
Dorëheqja, për të cilën më apeloni, do të ishte zgjedhja më e lehtë për mua, si person, por jo zgjidhje për situatën ku ndodhemi.
Me këtë rast ju pyes a menduat pasojën e apelit tuaj për dorëheqje, i cili po të pranohet nga njerëzit e nderuar që juve ju drejtuat, do ta fuste institucionin monetar qendror në një ngërç institucional?
Këshilli Mbikëqyrës në këtë rast me 3 anëtarë të dorëhequr, do ndodhej pa kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimeve aq të nevojshëm kurdoherë, por sidomos në situatën aktuale.
Kjo situatë do të kishte pasoja për stabilitetin dhe sigurinë financiare të vendit, për të cilat ju dhe ne duhet të shqetësohemi seriozisht dhe të veprojmë me maturi.
Sidoqoftë, unë mbetem ajo që kam qenë dhe në këtë moment më shumë se interesat personale, mendoj me përgjegjshmërinë e anëtares part time të Këshillit Mbikëqyrës, duke ndjekur në kohë reale çdo zhvillim për të realizuar me përgjegjesi funksionet e mia në KM, për të cilat Kuvendi më ka zgjedhur”, shkruan Meksi.
Nuk e dija qe qenke edhe “profesore” por me duhet te shkruaj opinionin tim (edhe pse ne akull, pasi e di qe nuk besoj se i lexon). Qe xha Braho mbron hajnat kjo dihet, por per çfare stabiliteti finacjar flisni, kur ju keni 4 vjet qe u vidhet ne mes te dites dhe ku ai vend ka marr fund pasi i ka shkuar borxhi per fryme 4000$ per fryme dhe çdo sekond qe kalon ai rritet (me ket i bie qe edhe rrobat qe kane veshur shqiptaret per te mos then ndonje shtepi apo toke qe mund te ken se kane me te tyre). Ku ka financa shqiperia te rrezikosh ti moj zonje, kur dihet qe ai vend mbahet nga borxhi i qeverise sot (i marr nga FMN dhe BB se me perpara rrojti nga shitjet e te gjitha pasurive publike) dhe me perpara nga shitja ) dhe nga remitancat e refugjateve (sesa per exporte nuk llogaritet fare). Boll me keto pseudo argumenta se po perserit njelloj ate qe tha ai kryshkaterruesi i kombit shqiptar para ca ditesh kur mbrojti fullhajnin…Ju te gjithe duhet te shkarkoheni dhe te mbani pergjegjesi kush morale e kush penale!
Në fakt, me këto që shkruan ti, mirë e bën që nuk të lexon!
Zj.Mexi! Braho e lexone Ligjin,ashtu
sikunder e lexoi edhe zj.A.Fullhani
ate per I.Meten (per bllokun 700 mije dollareshe!)
Prandaj thuhet se “Miku”per Dite te keqia duhet.
A po nuk ke faj ti moj zonje se jane
komunitet i madh keta te korupsionit…
jane si mizat e Lisit
sa nuk e merr vesh kush e bene zararin me te madh
e kush me te vogel….
Xha Braho Xha Braho, je bere per LIKEN si SILLUA per Dullen. O xha Braho, po si ke surrat dhe del neper konferenca mor burr. Ah popull popull qe zgjedh keta qelbesira!
Vetëm duke menduar se kush është Xhaa Braho-ja me dosjet e zeza nën krahë, ka të drejtë Meksi.
Kushedi, ndoshta xha Braho ka hall të fusë aty ca miq të tij.
Une personalisht kam simpati per zonjen Meksi, e cila me guxim i propozoi keshillit mbikqyres te Bankes se Shqiperise qe Fullani te jepte doreheqjen.
Nga ana tjeter mendoj se pretendimi i zones Meksi ne lidhje me “ngerçin institucjonal” eshte pa baza, sepse ne se tre anetaret do te jepnin doreheqjen, atehere Kuvendi do te zgjidhte tre anetare te tjere dhe pra “ngerçi institucjonal” do eleminohej.
Nuk e di se pse mu kujtua thenja e filosofit kinez Konfuci i cili thoshte : Ne se uji i ndenjur dhe indotur turbullohet me dicka, te gjithe llumrat dalin persiper.
Pra une jam i mendimit, qe i gjithe Keshilli Mbikqyres i B.sh. te hiqet me vendim te Parlamentit dhe Fullani te shkoje per gjah. Kuptohet, se do te jete nje loje politike, sepse asgje nuk do te ndryshoje ne ate kenete qe quhet politika shqiptare.
Lavdi Zotit une dhe familja ime nuk jetojme atje ne ate kenete-xhungel.
Ermelinda eshte zgjedh anetare ne fund te vitit 2011 kurse fallani ka 10 vjet.
Anetaret e KM nuk kane asnje lloj autoriteti te fullani pasi nuk ja fishkullen asnjerit.
Dhe dihen kontrolluar sa jane paguar nga banka sepse rroga e anetareve te keshillit eshte 800.000 leke te vjetra bruto kurse fullani disave anetareve te keshillit i ka dhene shume rroga dhe kredi me 0 perqind.
Ermelinda Meski je Hillary Klinton e Shqiperise problemi eshte se ndodhesh ne vendin e gabuar te mbushur me injorant analfabete.
Qe propozimi Ermelindes qe hodhi propozimin pastaj filloj politkia dhe disa deputete te ps te thojne hapur doreheqjen e fullanit o popull.
Bravo Meksiiiiiiiii
Zonja Ermelinda !
Ti e kupton se ai keshtu e ka mare urdherin.Edhe vete Spartaku ngjale ka qene,kurre s’ja gjen dot kembet.Eshte aq i komplikuar sa edhe vete se di se c’thote dhe se c’bene.
KUR THESARI I BANKES SE SHTETIT VIDHET NGA VETE GUVERNATORI I BANKES DHE LEJOHET NGA KESHILLI MBIKQYRES.
“Nuk ka faj Kryetari i Keshillit Mbikqyres, por ka faj vete Keshilli” keto perralla me mbret tra-la-la na tregon prokurori famoz i Enver Hoxhes dhe avokati i rryshfetciut Ilir Meta Spartak Braho permes deklarates se tij qesharake ne median shqyptare.
Kush eshte ai tarallak qe mund t’i besoje Spartak Brahos ne komedine e tij alla enveriste? Enveri vazhdimisht perseriste per vrasjet e tij sadiste:
FAJIN E KA MEHMETI SE UNE NUK DI GJE FARE.
Nga ana tjeter zonja famoze socialiste Meksi ngutet te justifikohet me kohen e paket ne dispozicion per te kontrolluar Fullan-Kusarin e Thesarit te Bankes se Shtetit? Ketu lind pyetja llogjike: Po pse kane marre rogat e majme vazhdimisht kur nuk mund te kryenin detyrat e ngarkuara me ligj? Dhe pse nuk kane propozuar ne Parlament ndryshime Kushtetuese per Bordin Mbikqyres qe te mos vidhet Thesari i bankes se Shtetit si ASKUND tjeter dhe si nje REZIL i shqyptareve ne Bote?
Qe ta marrin vesh te gjithe:
1. Vjedhja nuk eshte vetem 713 million usd, por shume me e madhe sepse nga parate qe digjeshin jane marre gjithmone leke per pervetesime personale.
2. Parate e stokut kane kohe (5-6 vite) qe hyjne e dalin nga BSH per perdorime personale apo politike. Sic duket kesaj rradhe Fullanit nuk ju kthyen dot thaset qe financoi fushaten e lektorale, dhe keshtu I ngeli arka BOSH. Dhe na shpiken vjedhjen e ketij tipit, Bitraj.
3. Ka shume pak gjasa qe Rama, Berisha dhe Llala te mos e dine kete te vertete.
Mjer populi shqiptar!!!!!
Zoti e shpetofte.
jemi me ty Ermelinda. Duam dike te besojme se jop te gjithe jane hajdute
Te lumte Ermelinda. Je ajo per te cilin gjithmone kemi votuar kur ke kandiduar per deputete. Sa per ate Brahon, ai nuk merr vesh nga administrimi se nuk ka punuar asnje dite ne ndonje ndermarje. Nuk e dallon dot pozicionin egzekutiv nga ai mbikqyres. Eshte komplet out. Ose ai eshte instruktuar te thote ato qe tha me te cilat i acaroi te gjithe ata qe kerkojne drejtesi ne kete vend.
Ore, po jeni te forte te gjithe … jeni me Meksin dhe nuk jeni me Brahon … po kush eshte antare e Kesh. Mbik. , Meksi apo Braho….Me nje fjale ju doni qe Meksi te zevendesoj Fullanin… Po ajo nuk guxonte te ngrinte zerin kunder Fullanit.. le te na paraqes nje rast kur ka shtruar ceshtje per diskutim ne Kesh. Mbikqyres … U kujtua kur m..ti ishte bere mullar dhe gjoja ngriti zerin ne momentin me te papershtatshem … njelloj si antaret e tjere P.Milo dhe Dh. Kule, te gjithe vemje intelektuale te cileve, Fullani thjeshte u jepte honoraret dhe ata vegjetonin …. Tani pas gjithe kesaj , ku eshte faji i S.Brahos , qe ju e paskeni kaq merak….Une nuk mbroj asnjerin, por sadoqe shumica prej jush flasin si e ema e Zeqos , nga jashte shtetit , duhet te flas njeriu me nje fare logjike , apo shkruaj per te shkruar si anonime qe jemi ….!
Kerkohet nderhyrja e Parlamentit,per ndryshimin e ligjit per BSH.
Reforma duhet te largoj te gjithe te emeruarit ne postet drejtuese.
Kane deshtuar ne administrimin e pasurise se shqiptarve !
Nuk kuptova arsyen ,perse nuk eshte bere kontroll gjate 4 vjeteve ,
Zonja Meksi ne kete shkrim nuk permend arsyet e neglizhences.
Me gjithe respektin qe kam per Z.Meksin ,kam mendimin qe Gurvenatori
dhe ekipi i kontrollit ,duhet ne menyre te ndershme te japin doreheqje.
Kjo eshte nje ceshtje madhore ku sejcili duhet te mbaj pjesen e tij te fajit.
Nuk e kuptoj se çfarë kanë bërë në Këshill këta këshilltarët, kur nuk janë marrë me sigurinë e thesarit! A e kanë ngritur ndonjëherë çështjen e gjendjes së thesarit, a kanë kërkuar të dinë se ç’ka dalë nga kontrollet? Do të dilte se nuk janë bërë fare prej vitesh dhe që këtu do të niste shqetësimi. Me gjithë respektin për zonjën Meksi a për dikë tjetër në atë këshill, them se janë treguar symbyllur dhe me këtë symbyllje kanë lejuar miun t’u kalojë nën hundë. Në raste të tilla, edhe pse mund të mos kesh kryer vepër penale, nuk meriton më të jesh në atë institucion. Jam dakord që i pari duhet të ikë Full-haleja por edhe ju të gjithë të gjithë, mbase jo përnjëhrësh për të siguruar vazhdimësinë e institucionit, por dora-dorës.
Sikur dikush aty, si ndozot zonja Meksi, të jepte shembullin e parë, nuk do të bënte keq, veçse do të hidhte dorashkën e sfidës për të gjithë kolegët e tjerë. Nisma popullore për Apel dorëheqës do të merrte krahë, Presidenti dhe zuzarët mbështetës të skandalit do të strukeshin sadopak.
Me justifikime dhe “arsyetime” pro e kundër jemi deri në fyt, na mungojnë shembujt e qytetarisë. Lufta – çdo luftë, ka nevojë edhe për “viktima” të cilët në fakt janë heronjtë e saj.
Shiko cfar rrufjani eshte ky Braho.
Nga nje ane duke u hequr ne rolin e babaxhanit jep keshilla publike PER DOREHEQJE, drejtuar disa anetarve te KM te BSH, duke mos kursyer as “konsideratat” personale ndaj tyre, dhe nga ana tjeter me paturpesi nuk denjon te hape telefonin.
Njerez te tille nuk jane aspak budallenj, por jane teper te rrezikshem.
Thuaj,moj zonjë: unë nuk ndihem ose nuk jam fajtore drejtpërdrejt, por më vjen turp të mbaj një detyrë kaq të lartë në një institucion të përlyer, të përdhosur, që së bashku me të tjerët nuk munda ta ruaj; thuaj se e bëj këtë (aktin e dorëheqjes) për t’i hapur udhë këtij procesi të domosdoshëm në BSH; thuaj se me këtë rast u bëj thirje të gjithë kolegëve dhe përgjegjësve të sektorëve të japin dorëheqjen e pakthyeshme…
Dhe do të jesh e nderuar! Edhe më shumë se sa je!
Kjo çështje ka ngelur në dorë të kryeministrit i cili duhet ti japë rrugë shumë shpejt, por pa Metën ! Ky popull Ed Rama të vlerëson mor po siç je!nuk ke aftësi tja futësh këtij populli …..
Te mos mbikqyresh aktivitetin e bankes, i cili raportohet nga administratoret, Ju znj. Meksi nuk e quani pergjegjesi te Keshillit Mbikqyres ?!?!? Ti, vetem se nuk kupton kete gje duhet te largohesh me ceremoni. A e shikon se cfare mundesie per abuzim dhe vjedhje krijuat Ti dhe shoket e tu mbikqyresa duke mos mbikqyrur kete veprimtari !!! Nese s’te pelqen ajo qe te thote miku jot i vjeter, degjo qe te gjithe te tjeret qe po te thone “largohu”, bashke me te gjithe Keshillin tend Mbikqyres dhe do te shikosh qe ky institucionin monetar qendror, te cilin Ju e doni kaq shume, aspak nuk do te futet ne nje ngerc institucional, ashtu sikurse Ju si eksperte e madhe parashikoni. Si mund te ndjeheni e pa pergjegjeshme kur nga mosmbikqyrja jote dhe e shokeve te tu mbikqyresa vidhen leket e popullit te cilit jo rralle here nuk i mjaftojne leket per te ushqyer femijet, e jo me te bejne pushime si puna jote. Prandaj “Largohu” dhe pastaj edhe Ju, megjithe merakun e madh per kete institucion monetar qendror, mund te vazhdoni e qete dhe pa shqetesime pushimet tuaja ne mes te gushtit.
Kontrolli i Larte i Shtetit ku jeton dhe pse nuk bente kontroll ne kete institucion apo edhe ky kish detyre te mos kontrolloje apo nuk e ka me kushtetute kete detyre apo harrova keta jane te propozuar dhe emeruar nga Saliu pra per mendimin tim ketu ka shume bashke fajtore e per kete prokuroria e pergjitheshme duhet te ushtroje detyren e saje me shume pergjegjesi dhe me ndergjegje e pa ndikime partiake se behet fjale per Shtetin qenien e funksionimin e tij se shqiperia nuk eshte e partive por e POPULLIT kjo duhet kuptuar mire,sa per keshillin mbikqyres keta duhet te analizohen mire e te ndeshkohen secili per sa i takon detyrave personale sipas ligjit