Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Bujar nishani për të kthyer ligjin për Shkollën e Magjistraturës.
Sipas Ramës, Nishani ka zgjedhur inercinë e rrënimit të drejtësisë.
Pavarësisht vendimit të Nishanit, Rama thotë se reformë në drejtësi nuk ndalet, duke lënë të nëkuptohet se ligji i kthyer nga Nishani do të miratohet sërish pa ndryshime në Kuvend.
“Keqardhje për presidentin, që mes inercisë së rrënimit të drejtësisë dhe reformës rrënjësore në drejtësi, ka zgjedhur inercinë. Reforma s’ndalet”, shkruan kryeministri në Facebook.
Ndaj dekretit të Nishanit reagoi edhe kreu demokrat Lulzim Basha. Ai e konsideron se Presidenti ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, “tentativën për kapjen e paligjshme të Magjistraturës nga treshja Rama-Meta-Krimi në Kuvend”.
Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan: “Kthim kushtetues nga Presidenti i kapjes së paligjshme të Magjistraturës nga treshja Rama-Meta-Krimi në Kuvend. Reforma e drejtësisë kërkon gjithpërfshirje, racionalitet kushtetues dhe transparencë, jo kapje nga oligarkët e shartuar me krimin që vetëm drejtësi të reformuar nuk duan!”
ska faj me cilen dore do mbahej?
Po ç’keqardhje për këtë o mik. Tregoje grushtin e fortë dhe thyjua dhëmbët. Ku kuptojnë këta compassione dhe ti mos u hiq më katolik se papa. Presim shumë nga ty Rama, presin votuesit dhe shumica e shqiptarëve të cilëve kjo kastë hajdutësh dhe batakçinjsh të pangopur jua ka sjellë në majë të hundës. Kape rastin dhe veç të tjerash deklaroju kundër fullanërisë që po ta merr erzin more zotni.Na plasët ore, kaloi një vit dhe asgjë, Sala vazhdon të të tërheqë për hundësh e të tallë bythën me ty dhe me ne njëmilion votuesit. Hall i madh me qenë shqiptar.
O EDI; kot merresh me një sakat mendor e fizik që ka lënë Salih Krimineli në Presidencë. Nëse, tani për tani nuk e shihni të volitshme për ta shporrur nga presidenca, atëhere injorojeni krejtësisht këtë debil.
Te kufizohet detyra e presidentin per ta shkarkuar kete te fundit me motivin per munges aftesie per detyren qe ka.
Te kufizohet detyra e presidentit per ta shkarkuar kete te fundit me motivin per mungese aftesie per detyren qe ka.
Zoti kryeminister presidentin e zgjodhi berisha per ti sherbyer atij nuk eshte president i shqiptareve po i sherben nje 10 perqindeshi. Te kan votuar ty shqiptaret ke dhe numrat shkarkoje presidentin ver nje njeri qe ti sherbejn shqiptareve. Se i gjith ngerci eshte te presidenti. Ose largou neqoftese nuk e ben detyren. Je kryeminister me njemiljon vota cdo gje qe te besh je legjitim. O bej shtet o hap krahun do presin shqiptaret kur ti mbarojn mandati nishanit apo kur te vdesin.
Nuk e shkarkon dot. Presidenti shkarkohet me 2\3 e votave pra92 vota
jo more tarras, se ULOKU shkarkohet me 50+1% te voave pra me 71 deputete. Edhe vete Sala ishte dakort me Edin kur e ndryshuan kushtetuten apo harove…
Nuk e shkarkon dot. Presidenti shkarkohet me 2\3 e votave pra 94 vota
Po ti e di o Edi cfar eunuku ka qene me kohe.
Ai di vetem “amin” c’thote beisha dhe s’ka mare vesh se berisha s’eshte me ne pushtet.Ai i bindet atij “si i pari i vendit”
Keshtu mendojne te tredhurit,as mos u cudit,as mos pri gje nga ai.
P U N O !! Po te presim shume.
Presidenti u zgjodh nga kushtetuta qe ndryshove ti me z Berisha ne 2008, prandaj presidenti u zgjodh brenda cdo ligji
Z.Rama shqiptaret nuk kane kohe per te hubur se kan hubur cerekun e jetes me keta sharlatane.Ne duam qe shteti te funksionoje dhe te vrapoje.
hiqeni prej aty ate palo president vetem i popullit nuk asht
Kryeministri qe kurse u be baba, mbeti duke shkruar statuse ne FB e duke shtetit ne Vlore. Nuk e kuptoj sa shume gjen kohe te ironizoje opoziten dhe presidentin dhe mos te thote nje fjale per gurvenatorin Fullani. Them keshtu pasi, javen e shkuar qeveria pati nje deklarate ku denoi grabitjen si dhe, inkurajoi organin e akuzes. Por qeveria nuk e permendte ne asnje rresht ne emer A.Fullanin, bente pergjegjes autoret dhe, siguronte qytetaret qe sistemi ruajtjes eshte i larte ne Banken e Shqiperise.
http://kryeministria.al/al/newsroom/lajme/deklarate-per-shtyp-e-keshillit-te-ministrave&page=1
Pak dite se qeveria te bente kete deklarate, ishte kryetari kuvendit Ilir Meta i cili gjate ne prezantimin e komisionerit te te dhenave personale, beri nje deklarate ku ndjesine ndaj gurvenatorit Fullani e shfaqi haptazi. Ilir Meta denoi vjedhesit dhe pergezoi gurvenatorin A.Fullani qe denoncoi pergjegjesit e aktit kriminal.
http://kryetari.parlament.al/?crd=0,64,2,0,0,17840
Edhe sot, pa pritur e kujtuar del ne kete zheg vere ku natyrisht ka dhe pasojat e veta, Spartak Braho deputet i Levizjes Socialiste per INtegrim, kryetar i komisionit parlamentar te sigurise. LSI-sti BRaho qe PD-ja e pergojoi per vjedhjen e serverit te tatimeve, e rendit tek dy skandalet e medha, kur flitet per vjedhje apo cenim te sigurise. Spartak Braho qe foli ne emer edhe te qeverise, pasi partia e tij aleate ne qeverisje me PS-ne dhe, eshte partia socialiste ajo qe e kishte Spartak Brahon ne listen e saj per deputet. Kjo mua si qytetar, me le te kuptoj qe, qeveria, kryeministri apo kryetari kuvendit e mbrojne gurvenatorin Fullanin dhe, na tregojne nepermjet argumentave te sjellura nga deputeti socialist Erjon Brace perse nuk e shkarkojne dot Fullanin.
http://www.gazetatema.net/web/2014/08/08/fullani-dhe-keshilli-mbikqyres-duhet-te-largohen-por-qeveria-dhe-kuvendi-i-kane-duart-e-lidhura/
Nuk e kam degjuar me gjyqtarin GJin GJoni?? Humbi, ja keshtu humbi si shume te tjere qe kane bere buje te madhe dhe, jane harruar prej temperaturave te larta apo prej permbytjeve ne dimer. Eshte poshteruese, qe ne nje shtet qe aspiron Bashkimin Evropian e, qe pas marrjes se statusit pret te hape negociatat, mbron nje zyrtar te larte. Kushtetuta lejon te nderhyret ne raste te cenimit te sigurise. Kryeministri qe gjen kohen nga shtepia qeveritare ne Vlore, te ciceroje per cdo deputet demokrat qe ne kete te nxehte te ngjajne me gjinkallat, tja kursej vetes kete mund te madh. Ne ja mirekuptojme shqetesimin qe ka por, ne te drejten qe na jipet Ju i nderuar kryeminister duhet te jipni llogari per vjedhjen ne Banken e Shqiperise. E quajtet grabitje vjedhjen, nderkohe qe grabitja dhe vjedhja nuk jane njesoj. Nese do te kishte ndodhur diku ne nje pjese te Evropes, jam i bindur se deri tek mbledhja e firmave nuk do te kishte shkuar. Sa raste numerohen ne ato shtetet ku respektohet ligji dhe qytetari, te kene dhene doreheqjen qofte edhe per nje renie tavani shkolle. Moralin e permendur sot nga nje prej deputeteve te shumices qeverisese Spartak Braho, kjo qeveri do te bente mire tja faturonte vetes dhe me shume Partise Demokratike. Pa kete te fundit gurvenatori Adrian Fullani nuk do kishte mesuar degustimin e vererave, nuk do kishte mesuar taven e peshkut, apo te krijonte ekipin e volejbollit me kapitene ”zonjen e pare” Odeta Nishani qe titullin vijon tja mbaj Liri Berisha me foindacionin per femijet autik. Ju kujtohet ministri shendetesise Ilir Beqja qe vizitoi qendren e zonjes Berisha? Sa shume foli asakohe ne opozite kryeministri dhe shpura e tij, por asgje nuk e trembi ”Teta Lilin”.
http://www.gazetatema.net/web/2014/06/11/foto-lajm-ilir-beqja-ne-krah-te-liri-berishes-qendra-per-autiket-e-mrekullueshme/
Te na rroje gurvenatori Fullani, fundja pa ate ku do ishim, ca njerez dhe i ka punesuar. Cte beje ai, mos ka faj qe keta jane bijte, mbesta, kusherinjte e atyre qe i kane ne dore koken? E fundja, cfare e gjeti Xhinin Xhonin (Gjin Gjonin), vrasesit e 21 Janarit, ata te Gerdecit. Per Gerdecin, pati nje te re javen qe shkoi. Ministrja e Mbrojtjes zonja Mimi Kodheli ishte atje. Tha se do ta kthej Gerdecin ne ”Kopesht me Lule”
http://www.gazetatema.net/web/2014/08/08/kodheli-ne-gerdec-ta-kthejme-ne-nje-kopesht-me-lule/
Nuk kam cfare them por, po shijoj Shqiperine time si ”Fener Ndricues ne Evrope” duke ndjekur programet e Televizionit Shqiptare. Turizem Elitar me cicerima zogjsh ku gjinkallat nuk pushojne. Sirenat e policise shume po degjohen. Cunat e Sajmes do jene duke u shplodh pas fitores ne Republiken e Pavarur te Lazaratit. Degjova qe kishin marre shperblime. Hallall cunave! Hallall gurvenatorit Adrian Fullanit! Mos e vrit mendjen Ilir Meta, Sali Berisha e ju cunat qe ishit ne qeveri e qe jeni. Ligji eshte i barabarte per ne por, jo per ju. Ligji per ju eshte me pushime ose ne favor tuaj. Per ne, gjithmone vepron. Kam filluar te ruhem nga ky ligji duhanit se, 50 mije leke te vjetra gjobitem po me kapen. Amanet statusin per dekretin qe ktheu presidenti Nishani qe, me patjeter duhet te qellonte ne nishan dhe ai, ne kete gusht te nxehte. Shkollen e Magjistratures e ka merak doktori. Sali Berisha e ka shfaqur haptazi dobesine per drejtorin Neshat Fana.
http://www.magjistratura.edu.al/
Neser, dite e re dhe kush e di cdo na degjone veshet. Uroj qetesi, pa vrasje dhe viktima te aksidenteve. Te fala Edi Rames, Sal Berishes, Ed Halimit. Likja mire dukej ne Gji te Lalsit. Aty prane ishte dhe familja, E forte si perhera. Trashegimtaret kane nisur te reagojne, mbesa dhe dhendrri po pergatiten. Sa budalla ky Luli, i genjen mendja se do jete ai ”Ylli ne Lindje” i Partise Demokratike. Jaro, mbahu fort. Ti e bere detyren e kapterrit dhe deshmi per pune te mire e tregon posti qe te dha Sali Berisha dhe Ilir Meta. Mos e vrit mendjen per Gjykaten Kushtetuese. Fundja do ta hedhe poshte dekretin. Mos eshte hera e pare qe ndodh. Nuk je i vetmi president qe te drejton partia qe te vuri.
P.S; Edo, amon me burre, bohu i cik serioz. Je dhe piktor!!!!!!!!