Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe kryebashkiak i Tiranës Lulzim Basha shprehu shqetësimin për paligjshmërinë që po shoqëron çdo vendimmarrje të kësaj qeverie, rënien ekonomike dhe tentativën për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura.
Për sa i përket reformës territoriale, Basha ripërsëriti qëndrimin e PD se kjo është thjesht dhe vetëm një hartë elektorale dhe jo një reformë e bazuar në realitetin e vendit.
“Partia Demokratike do të vazhdojë konsultimet me qytetarët dhe do të ndjekë çdo instrument ligjor dhe kushtetues, për të bërë të mundur që qytetarët të vendosin vetë për një reformë territoriale administrative që t’u shërbejë atyre”, theksoi Basha.
Këto komente Basha i bëri gjatë takimeve të veçanta që zhvilloi me Ambasadoren e Francës në Tiranë Christine Moro dhe atë hungarez Janos Huszar, të cilët përfundojnë misionin diplomatik në Tiranë.
Në takimet e zhvilluara, Basha theksoi se opozita nuk do të merret vetëm me konstatime të problematikave të qeverisjes por do të ofrojë vizionin e saj për sigurimin e një jetese më të mirë për qytetarët.
Një mirënjohje të veçantë, kreu demokrat i shprehu ambasadores franceze për mbështetjen financiare dhe me ekspertizë teknike që ajo dhe vendi i saj i kanë dhënë projektit të Tiranës moderne dhe europiane dhe veçanërisht projektit të tramit i cili pret garancinë sovrane nga qeveria për t’u realizuar. Basha u shpreh optimist se pavarësisht debatit politik, projekti i tramit do të zbatohet dhe shprehu angazhimin e tij për të bërë gjithçka që ky projekt të shkojë përpara.
Basha e ka njohur Ambasadoren Moro me faktin se jo vetëm projekti i tramit është bllokuar nga qeveria por edhe projekte të tjera, siç është bulevardi i ri i Tiranës të cilin qeveria bëri gjithçka për ta penguar, projekti i menaxhimit të mbetjeve urbane, i Bankës Botërore dhe terminali multimodal i Tiranës që mbështetet nga BERZH e për të cilin qeveria duhet të lejojë këshilltarët e majtë të autorizojnë hapjen e procedurave të dhënies me konçension dhe që nuk do t’u kushtojnë asnjë lekë taksapaguesve shqiptarë.
I kishte te gjitha gati -madje gati per ti peruruar – por e preu ne bese Berisha – iku nga kryeminister dhe ky engjelli, (lexo djalli i se djathtes), nuk po i mban dot premtimet e tij aq te fameshme sa qe e kane bere popullin tiranes te flase me vete… Ambasadoret ikin se mbarojne mandatin ky tund deren.. Mjere e djathta shqiptare
Trami ne Tirane eshte shume i nevojshem ,por ai eshte shume i kushtueshem
gjithashtu cdo 5 vjet duhet te ndorrohen shinat dhe kjo mirembajtje
kushton shume ,Tirana nuk po miremban 2 rrugica.
Harrojeni nuk eshte per shqipot .Leket e Shqiperise i duan hajdutet politikane.
Boll bash se le nam.muhabet koti
Ti je vecse nje PLERE,dhe asgje me shume. Qeveria do te beje gabimin me te madh nqs,jep aprovimin per tu ndertuar linja e Tramit ne Tirane. Ne Shqiperi mungojne shume gjera,dhe perpara se te mendojme per Tramin ne qytetin e Tiranes,te ndertojme ato qe i mungojne vendit. A thua i beme te gjitha dhe na ngeli Trami pa bere. Ne Shqiperi duhet te ndertohen urgjentisht rruget dytesore ku populli te mos perdori rruget kryesore te makinave.
oj lulushe tregoji per arritjet tua se cfar keni ber e per surprizat qe na presin aman tregoji qe keni vendos ashensor per invalidet e pd jo per te tjeret kamra siguri dhe rreze x per kontroll te rrept te cdo demokrati qe sna do te miren se si dihet se je nje gjarper me thik mbas shpine
==========================================
O shale-thte Peshkopie …..
Leri “denglat” Ty te pret burgu.
==========================================
E Ka votuar populli ne 23 Qershor 2013, nuk do votojme sa here te teket ty dhe Sales.
Po plasin nga inati se prisnin krize po po ju dalin vetem te palarat. Keta vetem mbas 20 vjetesh mund te vijne ne pushtet keshtu sic e kane nisur